LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U konfirmua në detyrë/ Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për gjyqtaren Regleta Panajoti

18 Shtator 2019, 14:48, Politikë CNA
U konfirmua në detyrë/ Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK

Komisioneri Publik,  ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Regleta Panajoti.

Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt me Komisionin pasi vlerëson se, për rastin konkret, në gjendjen që janë faktet dhe provat e administruara gjatë hetimit administrativ, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

?Duke ritheksuar se Komisioneri Publik ka detyrimin që të ushtrojë kontroll mbi vendimet e dhëna nga Komisioni, me qëllim që të garantojë mbrojtjen e interesit publik në procesin e rivlerësimit, bazuar në kërkesat e neneve Ç, D, Dh, E dhe F, të aneksit të Kushtetutës, nenit 4 dhe nenit 61, pikat 3 dhe 5, të ligjit nr. 84/2016, kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit dhe, në zbatim të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, të vendosë:

Ndryshimin e vendimit nr.169, datë 26.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Regleta Panajoti?, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik./CNA.al

Lajmet e fundit nga