Connect with Us

Revoltohet gazetari/ Ky është kulmi i hipokrizisë, kjo pështirësi duhet të marrë fund urgjentisht

Sociale

Revoltohet gazetari/ Ky është kulmi i hipokrizisë, kjo pështirësi duhet të marrë fund urgjentisht

Publikuar

-

Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka reaguar mjaft ashpër pas skandalit të denoncuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop”, ku një pedagog i kërkonte një studenteje marrëdhënie intime, për të marrë provimet.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shkruan se “Ajo tutkunja, qe dje doli heroine genjen veten se shkollohet. Prinderit e saj, te cilet e kane regjistruar vajzen ne Universitet per nje vit, por nuk shqetesohen se ajo nuk shkon asnje dite ne shkolle, genjejne veten se jane prinder. Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash te perdorura, genjen veten se eshte doktor shkencash. Dhe keshtu me radhe, te gjithe ne kemi ndertuar nje shoqeri te rreme, ku te gjithe genjejne te gjithe, dhe te gjithe genjejne veten. Ky eshte kulmi i hipokrizise.”

Më tej, Tomorri kujton edhe protestën studentore të muajit dhjetor, ku kërkohej arsim universitar falas.

‘Kur shpertheu greva patetike e studenteve qe kerkonin arsim universal falas, pjesa me e madhe e shoqerise tone hipokrite u solidarizua. Ja ky eshte rezultati i arsimit falas. Ne i taksojme buken e gojes fukarait sot per te subvencionuar shkollen e tutkuneve dhe tutkuneve qe regjistrohen ne Universitet dhe pasi nuk shkojne as nje dite ne auditor, pasi nuk kane hapur asnje faqe libri ne jeten e tyre, duan te marrin 25 provime per nje jave.”.

Gjithashtu Tomorri e cilëson këtë si një pështirësi dhe krim që duhet të marrë fund një herë e mirë.

“Kjo peshtiresi duhet definancuar urgjentisht. Ne duhet te subvencionojme arsimin vetem per studentet e varfer, por edhe ketyre me kushte, perkundrejt rezultateve. Ne te kundert do vazhdojme te taksojme fukarenjte dhe te pamundurit per te mbajtur ne kembe bordellot universitare. Do financojme makinat e shtrenjta dhe vareset e florinjta te pedagogeve bishtpellumba, dhe shkollimin e tutkuneve dhe tutkuneve analfabet. Ky eshte krim.”

Postimi i plotë:

Te qeshim me ne dhe te qajme per ne

Ajo studentja e Elbasanit ishte ne prag te vendosjes se nje rekordi te pathyeshem boreror dje. Do merrte 27 provime per nje jave dhe kete nuk e bente dot as Stephen Hawkingu i ndjere, mendja me brilante e njerezimit ne 50 vitet e fundit. Por Elbasani eshte vendi i mrekullirave. Kjo eshte pjesa se pse duhet te qeshim me veten tone.

Tani pjesa serioze, ajo e qarjes. Ne jemi bere nje shoqeri hipokritesh, qe genjejme veten. Ajo tutkunja, qe dje doli heroine genjen veten se shkollohet. Prinderit e saj, te cilet e kane regjistruar vajzen ne Universitet per nje vit, por nuk shqetesohen se ajo nuk shkon asnje dite ne shkolle, genjejne veten se jane prinder. Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash te perdorura, genjen veten se eshte doktor shkencash. Dhe keshtu me radhe, te gjithe ne kemi ndertuar nje shoqeri te rreme, ku te gjithe genjejne te gjithe, dhe te gjithe genjejne veten. Ky eshte kulmi i hipokrizise.

Kur shpertheu greva patetike e studenteve qe kerkonin arsim universal falas, pjesa me e madhe e shoqerise tone hipokrite u solidarizua. Ja ky eshte rezultati i arsimit falas. Ne i taksojme buken e gojes fukarait sot per te subvencionuar shkollen e tutkuneve dhe tutkuneve qe regjistrohen ne Universitet dhe pasi nuk shkojne as nje dite ne auditor, pasi nuk kane hapur asnje faqe libri ne jeten e tyre, duan te marrin 25 provime per nje jave.

LEXO EDHE:  Tymoset protesta në Elbasan dhe Durrës/ Digjen goma

Arsimi i larte duhet te jete me cmim tregu. Vetem kjo i eliminon palacot qe nuk kane me se shtyjne diten dhe regjistrohen ne Universitet. Dhe pjesa me tragjike e kesaj eshte se neser, ajo studentja dhe shume te tjere si ajo do jete mesuese qe do mesoje femijet e neserm, do jete drejtoreshe ne administrate e madje mund te jete edhe deputete ne Kuvend.

Kjo peshtiresi duhet definancuar urgjentisht. Ne duhet te subvencionojme arsimin vetem per studentet e varfer, por edhe ketyre me kushte, perkundrejt rezultateve. Ne te kundert do vazhdojme te taksojme fukarenjte dhe te pamundurit per te mbajtur ne kembe bordellot universitare. Do financojme makinat e shtrenjta dhe vareset e florinjta te pedagogeve bishtpellumba, dhe shkollimin e tutkuneve dhe tutkuneve analfabet. Ky eshte krim.

Perkundrejt definancimit, eshte emergjente shkallezimi i institucioneve universitare. Ndoshta jam gabim, por une nuk besoj se ne Universitetin e Tiranes mund te marresh 25 provime ne nje jave pa shkuar asnje dite ne mesim. Prandaj nuk mund te jete njesoj Universiteti i Tiranes me ate te Elbasanit. Ketu ka nevoje per hallke te ndermjetme mes universitetit dhe shkolles se mesme. Keto universitetet si Elbasani te jene ne grade mbi shkollen e mesme, por kurrsesi universitete.

Ky palacollek i peshtire duhet te marr fund nje here e pergjithmone./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SHBA: Rrjeti 5G është kërcënim jetik/ Shqipëria u mbyll derën kompanive kineze

Publikuar

-

Nga

Qeveria ka miratuar memorandum mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sigurinë e rrjeteve 4G dhe 5G, pasi sipas SHBA marrja në shqyrtim e këtyre rrjeteve është çështje jetike.

Ambasada amerikane në mënyrë të vazhdueshme ka shprehur shqetësimim që të mos lidhet marrëveshje me kompani teknologjike kineze nga ana e operatorëve shqiptarë, duke shprehur përmes një deklarate se siguria nuk mund të kompromentohet dhe as të shitet.

“Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet. Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohen kontrollit. Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme”, është deklaruar në një mbledhje të mbajtur me temë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate të NATO-s.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Elbasan/Përplaset për vdekje i riu (Emri)

LEXO EDHE:  Tmerr në Elbasan/ “Range Rover” iu turret qytetarëve e makinave, një i vdekur

Vendimi i Qeverisë shqiptare për mirëkuptim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sigurinë e rrjeteve 4G dhe 5G, ka hyrë në fuqi menjëherë.

Vendimi i Qeverisë:

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pamje të mahnitshme nga qyteti juglindor/ Korça “kartolina” e fundvitit

Publikuar

-

Nga

Në prag të festave të fundvitit, qyteti i Korçës është veshur me drita shumëngjyrëshe.

Pazari i qytetit, pedonalja dhe Katedralja janë disa nga zonat të cilat janë zbukuruar deri në detaj duke e kthyer këtë qytet një ndër më të preferuarit për turistët.

Dritat shumëngjyrëshe, zjarri, vera, serenatat janë ato të bëjnë të dashurosh Korçën dhe atmosferën që ajo dhuron në fundvit./CNA.al

Shikoni galerinë e mëposhtme

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Solidarizimi i diasporës shqiptare në Gjermani/ Mbledhin 28 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Diaspora shqiptare në Gjermani ka shprehur solidaritet të plotë për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit..

Së fundi, në Shtutgart të Gjermanisë, në Landit Baden-Ëürtemberg, u organizua një aktivitet solidariteti për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit nga Qendra e Kulturës Shqiptare në këtë qytet.

Sipas informacioneve, thuhet se nga kontributet e komunitetit shqiptar, anëtarë të kësaj Qendre, janë mbledhur mbi 28 mijë euro si ndihmë për këtë tragjedi./CNA.al

LEXO TE PLOTE