LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet mes Metës dhe mazhorancës/ Patozi: Pasqyrë e degradimit të sistemit

18 Shtator 2019, 11:50, Politikë CNA
Përplasjet mes Metës dhe mazhorancës/ Patozi: Pasqyrë e

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ndërsa ka komentuar përplasjet politike mes presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës socialiste, i ka cilësuar ato si qasje dhe pasqyrë të degradimit të sistemit.

I ftuar në A2 CNN, Patozi është pyetur edhe në lidhje me nismën e mazhorancës për shkarkimin e Metës, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën, pasi çdekretoi 30 qershorin, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

?Të dyja palët janë përgjegjëse për çfarë po ndodh. Mazhoranca është përgjegjëse për mënyrën e zgjedhjes së Metës.?-tha Patozi.

I pyetur nëse Meta e shkeli Kushtetutën, Patozi tha se ?Unë nuk mund të përgjigjem për këtë, unë mund të jap vetëm një opinion. Mendoj se shkeljet e Metës kanë  qënë flagrante por këtë nuk e vendos unë, e vendosin institucionet?. Ndërsa shtoi me tej, se shkarkimi i Metës nuk e zgjidh krizën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga