LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"OSBE e konsumuar"/ Çipa: E paaftë të zgjidhë problemet shqiptare

18 Shtator 2019, 20:39, Politikë CNA
"OSBE e konsumuar"/ Çipa: E paaftë të zgjidhë

Nga tryeza e emisionin “Arena”, në TV “Ora”, gazetar-analisti Aleksandër Çipa tha se OSBE është një organizatë roli i së cilës është mbivlerësuar nga Shqipëria.

OSBE është një organizatë dhe ndoshta jemi vendi i fundit që e kemi mbivlerësuar rolin dhe autoritetin e saj. OSBE nuk e merr dot kurrë atributin e faktorit ndërkombëtar. Është e konsumuar për shumë arsye. Ne kemi të hapur një debat për dy projektligje që lidhen për mediat e reja, ose online. Vetë OSBE ka qenë evazive për ligjin. Në rastin konkret situata është më problematike sepse situata nuk është në atë debatin tradicional të tranzicionit. Janë dy palë dhe një ekstra palë, grupet parlamentare që janë në Parlament, që nuk kanë mandate të partive tradicionale por janë premisa për të krijuar një qëndrim politik kontrovers, në raport me bipolaritetin tonë politik”./CNA.al

Lajmet e fundit nga