Connect with Us

Nuk ishte vetëm kryengritje e të shtypurve/ Çfarë keni mësuar gabim mbi Revolucionin Francez

Blog

Nuk ishte vetëm kryengritje e të shtypurve/ Çfarë keni mësuar gabim mbi Revolucionin Francez

Publikuar

-

Edhe pas 230 vitesh nga rënia e fortesës së Bastijës, Revolucioni Francez, nxit ende pasione të mëdha, kryesisht midis historianëve. Shumë nga mitet rreth këtij revolucioni, janë dëshmuar tepër të vështira për t’u zhdukur. Ja cilat janë ato më kryesoret, dhe cila është e vërteta:

Kur i thanë se të varfërit nuk kishin bukë të hanin, mbretëresha Maria Antoneta u përgjigj:”Epo le të hanë tortë!”

Në fakt, fjala franceze nuk ishte “gâteau” (tortë) por “brioche” (një embëlsirë në formë buke). Për më tepër mbretëresha nuk e tha kurrë atë fjali. Versionet e kësaj fabule, që i atribuohen disa sundimtarëve të mëhershëm francezë, qarkulluan që në fillim të viteve 1600, dhe u bënë më të famshme tek “Rrëfimet” e Zhan Zhak Rusosë, që shkroi para se Maria Antoneta të martohej me Luigjin e XVI-të.

Ai ritheksoi bindjen e përhapur popullore se mbretërit jetonin në një luks të shfrenuar, dhe as e kuptonin apo merakoseshin për gjendjen e rëndë të të varfërve. Ndonëse nuk kishte asnjë të përbashkët me modestinë, Maria Antoneta zotëronte një ndjenjë bamirësie ndaj njerëzve të varfër.

Por pas vitit 1789, kundërshtimi i saj ndaj Revolucionit Francez, e shndërroi në një nga figurat më të urryera në vend. Gazetarët e kohës, e përshkruanin si një vrasëse, një grua të dhënë pas qejfeve, një lezbike seksualisht të pangopur, që komplotonte për të tradhtuar vendin në favor të armikes së Francës, Austrisë, vendit së saj të origjinës.

Revolucioni Francez, ishte kryengritja e të shtypurve

“Një përrallë e dy qyteteve” e shkrimtarit anglez Çarl Dikens, është e vetmja vepër e mirënjohur midis shumë romaneve, që portretizojnë harkmarrjen e të varfërve të Francës, mbi shtypësit e tyre aristokratë gjatë Revolucionit Francez. Në fakt, më të varfrit e të varfërve, luajtën një rol relativisht të vogël në një revolucion që nisi kryesisht në mesin e të pasurve të mëdhenj dhe profesionistëve në sallat e mbledhjeve në Versajë, shumë javë përpara rënies së Bastijës.

Edhe dhuna u ndërmorr nga njerëzit që kishin shumë, dhe jo pak për të humbur. Në fshatra, siç e kanë dëshmuar shumë historianë, revolucioni drejtohej kundër pronarëve të çifligjeve, dhe taksave të larta që ata mblidhnin nga sipërmarrjet e vogla fshatare. Në qytetet e tyre, militantët urbanë që e quajtën veten “sans-culottes” (“pa kilota”- pra ata që nuk vishen si të pasurit), vinin kryesisht nga radhët e zejtarëve, tregtarëve dhe nëpunësve.

Revolucioni Francez shpiku gijotinën

Në imagjinatën popullore, asgjë nuk simbolizon më mirë revolucionin sesa gijotina, e cila u

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Me urdhër të Ramës, policia dhunon protestuesit në Shkodër

bë mjeti kryesor i ekzekutimeve publike, duke i marrë jetën afro 16.000 njerëzve gjatë “Mbretërimit të Terrorit” në vitet 1793-1794. Intelektuali dhe filozofi i njohur francez Zhak Derida, ia atriboi emrin e pajisjes ligjvënësit revolucionar dhe mjekut Zhozef Injac Gijotin, që i shpëtoi për një fije ekzekutimit nga ajo, pasi u burgos gjatë periudhës së terrorit në vitin 1794.

Libri “Revolucioni Francez për fillestarët” i shkon disi më afër të vërtetës, duke pretenduar se ndërsa pajisja u përdor për herë të parë gjatë revolucionit, ajo nuk u shpik nga Gijotin. Edhe pse në fakt, ky mjek e kundërshtoi dënimin me vdekje, dhe mbrojti një ekzekutim më human dhe pa dhimbje përmes një makinërie për prerjen e kokës, si një hap i parë drejt anulimit të plotë të dënimit me vdekje. Gijotina u përdor për ekzekutime në Francë, deri në fund të vitit 1977.

Maksimilian Robespieri, ishte një diktator i etur për gjak

Si figura e lidhur më shumë me mbretërimin revolucionar të terrorit, Robespier është parë gjerësisht, si një lider proto-totalitar që synonte pushtetin absolut. Është e vërtetë që Robespieri, një avokat me sjellje të ashpra nga qyteti verior francez i Arrasit, qe vetëm një nga 12 anëtarët e Komitetit të Shpëtimit Publik. Ai ushtroi një pushtet gati-diktatorial, për më pak se një vit në vitet 1793-1794.

Është e vërtetë që ai ishte anëtari më me ndikim i Komitetit, dhe shkrimet dhe fjalimet e tij publike ndikuan më shumë se çdo gjë tjetër, në zbatimin e ideologjisë se terrorit.  Por ajo situatë e ndezur, pati pasoja të rënda mendore dhe fizike tek ai. Kjo çoi direkt në rënien dhe ekzekutimin e tij, së bashku me disa nga aleatët kryesorë, në fund të korrikut 1794.

Revolucionarët sulmuan Bastijën, për të liruar të burgosurit politikë

Ky mit kremtohet çdo vit më 14 korrik. Është e vërtetë se gjatë shekujve XVII-XVIII, monarkia franceze burgosi qindra shkrimtarë me akuzën e rebelimit, përfshirë edhe më të famshmin mes tyre, Volterin, në kështjellën e madhe në periferi të Parisit.

Por kjo praktikë, ishte ndërprerë në fakt vite përpara revolucionit. Prandaj më 14 korrik 1789, Bastija kishte vetëm 7 të burgosur:4 falsifikorë, 2 të çmendur dhe 1 fisnik të akuzuar për perversione seksuale. Turmat e parizienëve marshuan mbi fortesë, për të rrëmbyer barutin që ndodhej atje, në mënyrë që të armatoseshin, dhe të ishin gati përballë një sulmi të rrezikshëm ndaj qytetit nga ana e ushtrisë mbretërore./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Fillim i trishtuar/ Berlinalja hapet me një minutë heshtje

Publikuar

-

Nga

Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-të i Berlinales së sivjetshme. Kosova përfaqësohet me “Ekzil” i Visar Morinës.

Rreth 340 filma do të shfaqen gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, 18 syresh do të jenë në garë për Ariun e Artë. Kosova merr pjesë me një bashkëprodhim gjermano-belg të Visar Morinës në sektorin Panorama.

Fillim i trishtuar

Dyshja e re drejtuese, Carlo Chatrian dhe Mariette Rissenbeek, mbajtën një minutë heshtje për nderim të viktimave të gjakderdhjes në Hanau, e cila sipas të gjitha gjasave ka qenë me motive raciste. “Berlinalja është vërtet kundër dhunës, kundër racizmit”, tha drejtorja e festivalit dhe shtoi se Berlinalja është “për liri, tolerancë, respekt, hapje dhe mikpritje.”

Një minutë heshtje për viktimat në Hanau

Është hera e parë që festivali i njohur në të gjithë botën zhvillohet pa Dieter Kosslick, fytyrën që për vite me radhë mishëronte si më së miri frymën e Berlinales e falë të cilit Berlini çdo shkurt gëlonte nga yjet e kinematografisë  botërore.

Priten yje 

Krahas Kanës dhe Venecias, Berlinalja është një nga festivalet kryesore të filmit në botë.Dita e parë u hap me filmin jashtë konkurrimit “My Salinger Year”, i regjisorit kanadez, Philippe Falardeau. Filmi solli të enjten disa nga yjet e ekranit, si për shembull, aktoren amerikane Sigourney Weaver

LEXO EDHE:  Detajet e reja/Kush dhe pse e sulmoi Ana Verushin?

LEXO EDHE:  Banorja e Bregut të Lumit nga spitali: Policia na dhunoi

Krahas Weawer në Berlin pritet të vijnë edhe shumë të tjerë personalitete të kinematografisë dhe aktorë nga më të preferuarit e publikut si Johnny Depp, Javier Bardem, dhe Willem Dafoe dhe Jeromy Irons, që kryeson jurinë e festivalit. Publiku shqiptar mund t’i gëzohet të hënën premierës evropiane të filmit të filmit të Visar Morinës, Exil, i cili merr pjesë në seksionin Panorama. Prodhimi është gjermano-belg, por edhe Kosova ka marrë pjesë.

                                     Visar Morina

Zgjim Terziqi në Berlinale Talents 

Berlinalja, është një ngjarje e madhe që shoqërohet gjithmonë nga aktivitete të shumta, si panairi i filmit, European Filmmarket, ku prezantohen, si zakonisht bashkë, dy Qendrat Kombëtare të Kinematografisö, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërsa tek edicioni i kësaj radhe të seksionit Berlinale Talents që merret me talentet e reja, merr pjesë regjisori nga Kosova, Zgjim Terziqi, skripti i të cilit, „2000-një odise paslufte“, është përzgjedhur për t’u diskutuar në forumet e këtij seksioni.

Ka edhe një prezantim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë  së Kosovës me titullin „Kosova – Bukuria e Virgjër“ që synon promovimin e Kosovës si vend xhirimesh./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi/ Pse njerëzit mbajnë realisht maska ​në fytyrë?

Publikuar

-

Nga

Nga Christos Lynteris “The New York Times”

* Epidemia e fundit e koronavirusit, i ka nxitur njerëzit të përdorin si kurrë më pare maskat e fytyrës. “Bota po përballet me një kaos në tregun e pajisjeve mbrojtëse personale”- paralajmëroi së fundmi Tedros Gebrejesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Kërkesa për to është deri në 100 herë më e lartë se normalja, dhe çmimet janë deri në 20 herë më të larta”- theksoi ai. Dhe kjo ndodh ndonëse maskat e fytyrës, nuk janë një profilaktik i testuar kundër infeksionit nga koronavirusi i ri (larja e duarve është më e rëndësishme, thonë shumica e ekspertëve).

E megjithatë, ne s’duhet ta shikojmë këtë prirje si një shenjë të panikut irracional nga epidemia. Vendoseni pak mbajtjen e maskave në kontekstin historik dhe kulturor, dhe do të shihni që për shembull në Kinë, maska shërben shumë më tepër sesa thjesht si një mjet për të mbrojtur veten nga infeksioni.

Maska është ndërkohë një shenjë e modernitetit mjekësor, si dhe një sinjal i sigurisë së ndërsjellë, që e lejon një shoqëri të vazhdojë të funksionojë edhe gjatë një epidemie. Maska anti-epidemike, u shpik pikërisht në Kinë më shumë se një shekull më parë, gjatë përpjekjes së parë të shtetit kinez për të frenuar një epidemi me mjete biomjekësore.

Kur Murtaja pneumonike, goditi krahinat verilindore të Perandorisë Kineze (një rajon i njohur asokohe si Mançuria) në vjeshtën e vitit 1910, autoritetet kineze hoqën dorë nga kundërshtimi i tyre i vjetër ndaj mjekësisë perëndimore: Ata emëruan Vu Lien, një mjek i ri i shkolluar në Kembrixh nga Malaja Britanike, për të mbikëqyrur përpjekjet e frenimit të epidemisë.

Sapo mbërriti në terren, Vu tha se sëmundja nuk po përhapej nga minjtë, siç ishte supozuar, por përmes ajrit. Edhe pse u quajt një herezi, ajo deklaratë rezultoi të ishte e saktë. Vu e vërtetoi hipotezën e tij, duke përshtatur maskat ekzistuese të kirurgëve në pajisjet mbrojtëse që do të përdoreshin nga mjekët, infermierët dhe stafi sanitar kinez.

Ai urdhëroi që maskat të ishin mbaheshin edhe nga pacientët. Kolegët e tij japonezë dhe evropianë, ishin skeptikë deri në vdekjen e një mjeku të shquar francez, që nuk mbante maskë edhe kur kuronte pacientë. Nga ai moment maskat prej garze, nisën të përdoren gjerësisht.

Murtaja, që shkaktonte pneumoni, i vriste të gjithë të infektuarit, ndonjëherë brenda 24 orëve nga fillimi i simptomave. Kur u zhduk në prillin e vitit 1911, kishin vdekur rreth 60.000 njerëz.

Por maskat e Vu, mendohej se kishin parandaluar një katastrofë edhe më të madhe. Maska nuk ishte thjesht një mjet i efektshëm parandalimi: ajo ishte ndërkohë një mjet i shkëlqyeshëm i PR për të promovuar pozicionin e Kinës si një komb modern, shkencor. Dhe Vu e dinte këtë.

LEXO EDHE:  Basha bën një hap pas/ “Dhuna i shërben Edi Ramës”

LEXO EDHE:  Banorja e Bregut të Lumit nga spitali: Policia na dhunoi

Ai u sigurua që veprimet e tij kundër murtajës, të fotografoheshin me përpikmëri, duke e shndërruan maskën e tij në një emblemë të fashme të Kinës. Fotot shkaktuan një sensacion ndërkombëtar: Midis janarit dhe marsit 1911, gazetat në të gjithë botën shfaqën shumë imazhe të maskës së Vu, që ishte pak a shumë si versioni që njohim sot.

Kur Gripi Spanjoll preku miliona njerëz në vitin 1918, maskat e fytyrës u miratuan me shumë lehtësi. Në Perëndim, përdorimi i maskave nuk zgjati shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por në Kinë, maskat mbetën shenja të modernitetit mjekësor, dhe vazhduan të përdoren gjatë krizave të shëndetit publik.

Ata u përdorën gjatë Luftës Koreane, kur Mao Ce Duni pretendoi se Shtetet e Bashkuara e kishin bombarduar me armë biologjike vendin e ri komunist. Ndërkohë, ishte epidemia e Sarsit e viteve 2002-2003, ajos që çoi në përdorimin masiv të maskave të fytyrës si një mbrojtje personale anti-virale në Kinë dhe gjetkë në Azinë Lindore.

Më shumë se 90 për qind e banorëve të Hong Kongut, raportuan se i përdorën ato gjatë epidemisë së Sarsit. Në Perëndim, imazhi i aziatikëve me maska, përdoret ​​nganjëherë, qëllimisht ose jo, si një shenjë diskriminuese. Por në Azinë Lindore, akti i të vënies së maskës në fytyrë, është një gjest që tregon solidaritet gjatë një epidemie midis të shëndetshmit dhe të sëmurit.

Studime të ndryshme mbi epideminë e Sarsit, treguan se përdorimi i maskës krijonte intimitet dhe besim përballë rrezikut. Ajo që vë në dukje sociologu Peter Baehr për Sars, vlen edhe sot: “Kultura e maskës”, nxit ndjenjën e një fati të përbashkët, të një detyrimi të ndërsjellë dhe të një misioni qytetar.

Ajo bën bashkë njerëzit që përballen me një kërcënim të përbashkët, dhe ndihmon në zbutjen e njërit prej rreziqeve dytësore që vijnë nga një epidemi:anomia, ose prishja e normave shoqërore.

Të kuptuarit e epidemive jo thjesht si ngjarje biologjike, por edhe si procese sociale, është thelbësore për kontrollin e suksesshëm të tyre. Anëtarët e një komuniteti veshin maska, ​​jo vetëm për të shmangur sëmundjen, por edhe ​​për të treguar se duan të rrinë aty, dhe ta përballojnë bashkë sëmundjen, edhe nën rrezikun e infektimit./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rivalitetet e mëdha në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trumpi

Publikuar

-

Nga

Nga James Downing “Free beacon”

* Që kur presidenti Donald Trumpi mori detyrën, mediat kanë shkruar me qindra araportime mbi konfliktet që ndodhin brenda Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa viti i tij i parë, u shoqërua me ndarje të dukshme ideologjike midis stafit dhe një qarkullim të lartë të drejtuesve të lartë, një konflikt i tillë nuk është i ri, siç tregohet edhe në librin e fundit të Tevi Troj “Shtëpia e sherrit:Rivalitetet në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trump”.

Libri përshkruan përplasjet brenda stafeve presidenciale në kohën moderne. Stafi modern, nisi që me paraardhësin e Trumanit, Frenklin Ruzvelt, kur qeveria federale u zgjerua shumë nën politikat e tij të New Deal (Marrëveshjes së Re). Akti i Riorganizimit i vitit 1939, krijoi Zyrën Ekzekutive të Presidentit, e cila që nga ajo kohë është zgjeruar me më shumë se 1.600 punonjës, duke gjeneruar shumë karriera të spikatura.

As Shtëpia e Bardhë e presidencës Ruzvelt, nuk ishte e imunizuar nga konfliktet e brendshme. Agjensitë e reja dhe autoritetet qeveritare, përplaseshin vazhdimisht me njëra-tjetrën, dhe vetë presidenti “hartoi teorinë e tij të menaxhimit të konfliktit”, nën këshillimin e ndihmësit të tij Stefën Hes.

Ndërkohë presidentët Truman dhe Duajt Ajzenhaur, zhvilluan më shumë operacione të kontrolluara dhe morën shumicën e këshillave nga anëtarët e kabinetit, gjë që minimizoi rivalitetin e brendshëm. Gjithsesi edhe Shtëpia e Bardhë në kohën e Trumanit, pati shumë konflikte.

Shembulli kryesor vinte nga vendimi për të njohur shtetin e ri të Izraelit. Sekretari i Shtetit Xhorxh Marshall, ishte i vendosur kundër njohjes së këtij shteti, duke argumentuar se ky akt do të zemëronte arabët, që do ta shkatërronin me luftë shtetin e ri.

Por këshilltari special Klark Kliford, paraqiti kundër-argumentet e tij:Ai shqetësohej për votën e hebrenjve në Neë Jork, dhe për Luftën e Ftohtë që po zhvillohej ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe në të cilin Izraeli mund të bëhej aleat i Moskës. Pikëpamjet e Kliford triumfuan.

Por në një takim të zyrtarëve më të lartë pak para se të shpallej njohja, Marshall shkoi aq larg sa të kërcënonte se do të votonte kundër Trumanit në zgjedhjet e ardhshme prsidenciale. Roli i stafit të Shtëpisë së Bardhë, u “çimentua” në vitet 1960 nën presidentët Xhon Kenedi dhe Lindon Xhonson, të cilët e shndërruan politikëbërjen në një prerogativë të Shtëpisë së Bardhë.

Beteja më e famshme e brendshme ishte ajo midis vëllait të Xhon Kenedit, Prokurorit të Përgjithshëm Robert Kenedit, dhe zv/presidentit Lindon Xhonson. Xhonson nuk kishte marrëdhënie të mira me Robert Kenedin.

Të dy u konfliktuan në zonën ku u mbivendosën kompetencat e tyre, veçanërisht tek të drejtat civile. Troj thotë se ishte ndryshimi i dinamikës së pushtetit midis dy burrave, arsyeja kryesore e konfliktit. Në fillim të marrëdhënies së tyre, Robert Kenedi ishte një senator i dobët, ndërsa Xhonson drejtonte vendin.

LEXO EDHE:  Rusët po i kthejnë shpinën Vladimir Putinit

LEXO EDHE:  Banorja e Bregut të Lumit nga spitali: Policia na dhunoi

Në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhënia e ngushtë me të vëllain president i dha avantazh Robert Kenedit, por vrasja e vëllait të tij e zhvendosi dinamikën në favor të Xhonsonit. Ndërkohë nën presidentin Riçard Nikson, politika e jashtme u dominua nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Henri Kisinger, që e mposhti Sekretarin e Shtetit Uilliam Roxhers.

Gjithsesi, Rogers kishte disa avantazhe, siç ishte miqësia e gjatë me Niksonin që në kohën e administratës Ajzenhauer. Por Kisinger ishte shumë i zgjuar dhe ambicioz. Ai e përdori afërsinë e tij me presidentin, për të fituar besimin e këtij të fundit. Kisinger e pozicionoi veten si lojtari kyç në politikën e jashtme të Niksonit, aq sa Roxhers u mënjanua nga njëra prej lëvizjev më të mëdha të politikës së jashtme të Niksonit:rilidhja e marrëdhënieve me Kinën komuniste.

Për shembull, Kisinger u hoq si i sëmurë ndërsa ndodhej për një vizitë në Pakistan, për të shkuar fshehurazi në Kinë, dhe diskutuar me Pekinin mundësinë e lidhjes së raporteve diplomatike. Kur ndodhi ajo ngjarje historike, Roxhers u la jashtë takimit kryesor midis Maos dhe Niksonit, në të cilin morri pjesë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë.

Debatet mbi politikën e jashtme, dominuan gjatë administratës në të cilën vetë Troj shërbeu si ndihmës, atë të Xhorxh W.Bush. Ndarja e madhe në atë kohë ishte midis zv/presidentit Dik Çeni dhe Sekretarit të Mbrojtjes Donald Ramsfeld nga njëra anë, dhe Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell nga ana tjetër.

Pauell ishte shumë më i kujdesshëm lidhur me një luftë të mundshme kundër Irakut, sesa Çeni dhe Ramsfeld. Konflikti nuk u zhvillua direkt, por më tepër përmes një serie rrjedhjesh mediatike nga Pauell, dhe kujtimeve të shkruara nga vetë Ramsfeld.

Megjithatë, disa nga pjesët më argëtuese të librit, kanë pak lidhje me mosmarrëveshjet e mëdha mbi politikat, dhe më shumë me natyrën personale të përplasjeve. Në Shtëpinë e Bardhë të Xhorxh Ë.Bush, zv/prokurori i Përgjithshëm Xhejms Komej u cilësua në mënyrë të çuditshme si “Shën Xhimi” nga kundërshtarët.

Shefi i parë i shtabit i presidentit Barak Obama, Rahm Emanuel, e quante këshilltarin e politikës së jashtme Ben Rhodes “Hamas”, për shkak të qëndrimit të këtij të fundit mbi konfliktin Izrael-Palestinë. Tek e fundit, një nivel konflikti mund të jetë diçka pozitive për një president. Konflikti mund të ndihmojë në suksesin e politikave të caktuara, po aq sa mund të ndihmojë në fundosjen e një administrate të dobët./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE