LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Temperaturat pësojnë rënie, ja ku priten reshje

18 Shtator 2019, 06:16, Sociale CNA
Ndryshon moti/ Temperaturat pësojnë rënie, ja ku priten reshje

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet gradualisht nga afrimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriore të cilat do të ndryshojnë kushtet e motit në territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira në shtim në pjesën e dytë të ditës. Në alpe do të ketë reshje shiu, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

Sipas IGJEUM, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 26 °C
në vendet e ulëta: 16 / 28 °C
në vendet malore: 11 / 25 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga