LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e Bashës me aleatët/ Merret vendimi për ftesën e Ramës

18 Shtator 2019, 17:42, Politikë CNA
Mbledhja e Bashës me aleatët/ Merret vendimi për ftesën e

Në mbledhjen e pasdites së sotme, opozita e bashkuar ka marrë vendimin lidhur me ftesën e kryeminitrit Edi Rama për dialog pa kushte. Opozita ka vendosur të mos ulet në dialog me Ramën për Reformën Zgjedhore për aq kohë sa ata që kanë vjedhur vota nuk janë ndëshkuar.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi u shprehën se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën. Kujtojmë se më herët, Rama u shpreh se pavarësisht kundërshtive politike, ata duhet të ulen në dialog për Reformën Zgjedhore.

Në një prononcim nga selia blu, Basha e ka quajtur ftesën e Ramës si ?provokim të rëndë dhe tallje?./CNA.al

Lajmet e fundit nga