Connect with Us

Kriza në Venezuela/ Dialogu me Maduron përçan opozitën

Bota

Kriza në Venezuela/ Dialogu me Maduron përçan opozitën

Publikuar

-

Për një kohë të gjatë, Presidenti i përkohshëm i vetëshpallur i Venezuelës Guaidó i mbante të bashkuara radhët e mbështetësve të tij. Tani disa opozitarë duan të negociojnë me qeverinë e kreut të shtetit Maduro.

Përfaqësues të partive të vogla të opozitës nënshkruan një marrëveshje me qeverinë në Ministrinë e Jashtme në Caracas. “Liria e të gjithëve dhe paqja janë qëllimet më të larta. Ne jemi ngritur kundër urrejtjes dhe zemërimit,” tha deputeti Timoteo Zambrano. Ai tha se ka filluar “Raundi Kombëtar i Bisedimeve për Venezuelën”.

Siç informon portali kritik i qeverisë “Tal Cual”, marrëveshja parashikon që partia socialiste në pushtet PUSV të kthehet në Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita. Për më tepër, duhet të riorganizohet Komisioni i Zgjedhjeve CNE dhe të lirohen të burgosurit politikë. “Të gjitha partitë politike që dëshirojnë, mund të marrin pjesë në negociata,” tha Ministri i Informacionit Jorge Rodríguez.

Shumica e kundërshtarëve të qeverisë i refuzojnë bisedimet

Presidenti i përkohshëm i vetëshpallur Juan Guaidó e përshkroi marrëveshjen si të papërgjegjshme. Ai tha se një zgjidhje për krizën e brendshme do të ishte e mundur vetëm me zgjedhje të lira dhe me shkarkimin e kryetarit të shtetit Nicolas Maduro. Edhe kundërshtarë të tjerë të qeverisë e kritikuan nismën e deputetëve që duan të përfshihen në negociata. Shumica e opozitarëve i kundërshtojnë bisedimet e reja.

“Bashkimi Sovjetik dhe Kuba kanë krijuar edhe opozitën e tyre të bindur. Ky bashkëpunim dështon gjithmonë,” shkroi në Twitter deputeti me ndikim Julio Borges . “Ai që e vë veten në dispozicion për këtë manovër, nuk përfaqëson popullin e Venezuelës. Qëllimi ynë mbetet i qartë: fundi i diktaturës”.

Deputeti Carlos Berrizbeitia tha se marrëveshja  “refuzohet nga forcat demokratike dhe i gjithë vendi, sepse vetëm garanton që Maduro të mbetet në pallatin presidencial të Miraflores”. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kristiane Demokratike Copei, Robert García, tha se Venezuela ka “vetëm dy institucione legjitime: Asamblenë Kombëtare dhe Presidentin e përkohshëm Juan Guaidó.”

Negociatat dështuan pas sanksioneve amerikane

Guaidó, i cili së fundi arriti të mbledhë pas vetes opozitën e përçarë tradicionalisht, deklaroi se negociatat me qeverinë kishin dështuar pasi Maduro bojkotoi një raund të ri bisedimesh në mesin e gushtit. Më parë, SHBA patën vendosur sanksione të reja ekonomike ndaj vendit të Amerikës së Jugut. Maduro e akuzoi pas kësaj Guaidón se i kishte organizuar masat ndëshkuese.

Opozita e krahut të djathtë dhe qeveria e Venezuelës po zhvillojnë që nga fillimi i vitit një luftë të paepur për pushtet. Kundërshtarët e qeverisë nuk e njohin mandatin e dytë të Maduros, sepse zgjedhjet u zhvilluan pa kandidatët me shanse të opozitës. Presidenti i Parlamentit, Juan Guaido pas kësaj bëri betimin si president i përkohshëm.

Shumë vende e njohin tashmë atë si një president të përkohshëm, por në Venezuelë, Maduro ka edhe më tej pozita të forta. Vendi dikur i pasur ndodhet më tej në një krizë serioze furnizimesh. Rreth tre milionë vetë janë larguar nga Venezuela në dy vitet e fundit./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Nxirrnin pasaporta për kriminelët shqiptarë/ Arrestohen 6 policë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Policia greke ka arrestuar 6 oficerë, pasi lëshonin pasaporta e letër-njoftime për kriminelë të dënuar ose të shpallur në kërkim.

Oficerët e policisë përfitonin dhjetëra mijëra euro nga personat e kërkuar edhe për vrasje, duke u dhënë atyre pasaporta të rreme dhe duke i ndihmuar në ngritjen e bizneseve në zonë.

Për “rastet e vështira” ata kërkonin deri në 40,000 euro. Në total, janë 33 persona të akuzuar si përfshirë në këtë rrjet, midis tyre edhe gjashtë oficerët e policisë përfshirë edhe një eficere femër, të cilët shërbenin në departamentin e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës si Pagrati, Vrilissia, Elefsina, etj.

Sipas aktakuzës, oficerët e policisë lëshuan dhe furnizuan me pasaporta të huajt, kryesisht kriminelë shqiptarë. Arrestimet e tyre erdhën pas dy vitesh hetime nga Zyra e Brendshme e policisë greke.

LEXO EDHE:  Mogherini i “tërheq” veshin Opozitës/ Zbardhet mesazhi i diplomates evropiane

LEXO EDHE:  Vetingu kalon me 88 vota/ Mazhoranca tregon "dhëmbët"

Oficerët e policisë dhe bashkëpunëtorët e tyre lëshuan pasaporta për shqiptarët, ku në disa raste ndaj tyre kishte edhe urdhër-arresti evropian ose të tjerë që dëshironin të bënin biznes në Greqi duke vendosur xhamat e dyqaneve. Kjo veprimtari gjeneroi fitime të mëdha, pasi tarifa shkonte nga 5,000 deri në 40,000 euro për rast.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

BE-ja pranë vendimit për një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në biseda telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një njoftim të zyrës së zotit Borrell thuhet se gjatë bisedave ai theksoi se “emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së”, raporton radioja amerikane VOA. Sipas të cilës:

Ai ritheksoi se “mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i bisedimeve Beograd-Prishtinë’, thuhet në një komunikatë të zyrës së zotit Borrell.

Por, ai nuk ka përmendur ndonjë emër që mund të jetë në postin e të dërguarit të posacëm. Deri tash emri më i përmendur është ai i ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Më herët zoti Borrell kishte deklaruar se në atë post duhet të jetë “dikush që e njeh rajonin”, ndërsa ministri Lajçak as nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë që ai të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:  PE: “Luftë civile” mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri

LEXO EDHE:  Vetingu kalon me 88 vota/ Mazhoranca tregon "dhëmbët"

Propozimi duhet të miratohet nga të gjitha vendet e bllokut mes të cilëve ka rezerva rreth zotit Lajçak, i cili sikurse zoti Borrell, ish ministër i Jashtëm i Spanjës, vjen nga një prej pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ideja për një përfaqësues të posaçëm ishte hedhur që në vitin e kaluar pasi që departamenti amerikan i Shtetit emëroi zotin Mathew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ndërsa më pas presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin Richard Grenell të dërguar të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ideja u fuqizua sivjet, meqë Bashkimi Evropian u ndje i lënë anash pasi që ambasadori Grenell siguroi dy marrëveshje për linjën ajrore, linjën hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen evropiane.

Procesi i bisedimeve i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian i filluar që në vitin 2011 janë pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Përballë angazhimit energjik amerikan, Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces.(b.a.)

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Xhamajka përgënjeshtron njohjen e pavarësisë së Kosovës/ Pacolli: Ambasadorja Çitaku duhet të japë llogari

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme xhamajkane, Kamina J. Smith ka përgënjeshtruar lajmin se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, pas këtij përgenjeshtrimi nga Xhamajka, ka ardhur një reagim i ashpër nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Fitore Pacolli.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli theksoi se nëse lajmi është i pavërtetë, ambasadorja kosovare Vlora Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë.

“Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari. Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.”-shkruan Pacolli.

LEXO TE PLOTE