Connect with Us

Kosova, jugu i harruar i Evropës

Kosova & Rajoni

Kosova, jugu i harruar i Evropës

Publikuar

-

Në Kosovë më solli një udhëtim investigativ gazetaresk. Për herë të parë në jetë. Përshtypjet e mia nga një vend i vogël me probleme të mëdha – dhe njerëzit shumë të gatshëm për ndihmë.

Përshtypja ime e parë nga Kosova? Kjo fillon që nga aeroplani. Menjëherë shihet: vendi më i ri në Evropë ka një popullatë shumë, shumë të re në moshë. Mua nuk më kujtohet të kem parë ndonjëherë ndonjë avion me më shumë bebe të vogla në bord.

Për Kosovën nuk dija shumë gjëra, kur në një mbrëmje shtatori mbërrita në Prishtinë. Në një vend, i cili ka banorë vetëm sa qyteti i Hamburgut në Gjermani. Unë kam lexuar ca gjëra për historinë e përgjakshme nga koha e luftërave në ish-Jugosllavi, për trashëgiminë osmane dhe aspiratat evropiane të Kosovës. I di natyrisht edhe të dhënat për gjendjen e rëndë ekonomike. Më ka rënë në sy edhe fakti se në çdo artikull të shkruar për Kosovën, të cilin e kam lexuar para udhëtimit, flitet për korrupsionin si një prej të këqijave më të mëdha në këtë vend.

Nga dritarja e avionit në ulje shikoj ara të ndara në parcela të vogla. Ara të vogla me mbjellje të ndryshme. Kjo është mirë për shumëllojshmërinë në natyrë, mendoj. Më mirë se mbjelljet industriale të njëllojshme në vende të tjera evropiane. Më pas mendoj: këtë lloj mendimi mund t’i lejojë vetes mbase vetëm një person që vjen nga vendet industriale, sepse me këto copa të vogla toke, njeriu me siguri nuk mund të fitojë shumë.

Në aeroportin e vogël kalojmë shpejë. Pas një gjysmë ore mbërrijmë në Prishtinë. Rrugët janë me asfalt të ri. Shoh shumë vendpunime dhe mendoj: Kaq keq gjendja ekonomike nuk mund të jetë! Njëkohësisht vetes i shtroj pyetjen: Prej nga vijnë këto para për ndërtime të reja? Habitem me numrin tepër të madh të pikave të reja të karburanteve, të cilat i bëjnë konkurrencë njëra-tjetrës, ndërsa në rrugë nuk ka edhe aq tepër makina.

Mbërritja në Prishtinë

Prishtina vet është një përzierje mes godinave nga koha e socializmit të ish-Jugosllavisë, shtëpive dhe xhamive të vjetra, si dhe godinave të reja nga çeliku dhe xhamat. Kjo nuk duket edhe aq bukur. Por qyteti më duket shumë praktik, sepse nuk është edhe aq i madh. Nga hoteli ynë mund të mbërrijmë kudo në këmbë. Ndërsa kur dolëm në darkë, gjërat ndryshuan prapë. Shumë njerëz shetisnin në rrugë. Kafenetë, baret dhe restorantet janë të mbushura. Ushqimi shijon shumë. Ata që janë mësuar me çmimet në Gjermani, mund t’i gëzohen edhe faturës në fund.

Në Prishtinë sheh gjithandej flamuj amerikanë. Në një vend prominent sheh edhe përmendoren e Bill Clintonit. Në një shesh tjetër është vendosur statuja e Madeleine Albright. Duket se pohimet janë të vërteta: Kosovarët duket se janë vërtetë populli më mik i amerikanëve në botë. Pa mbështetjen amerikane, nuk do të ekzistonte mbase as shteti i Kosovës. Por Kosovën nuk e kanë njohur madje as të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Pa dalje në det, pa ekonomi të fuqishme, ky vend varet nga ndihmat ndërkombëtare. Një njeri i moshuar, një lypës gjysmë i zhveshur në një kryqëzim të madh, tregon për gjendjen shumë të rëndë ekonomike në vend. Një pamje shumë pikëlluese.

Qëllimi i vizitës

Në Kosovë kemi ardhur për të hulumtuar fenomenin e kthimit të njerëzve nga IS, në Siri. E di: Shumica e kosovarëve ëshë e besimit islam. Por në rrugët e Kosovës shoh më pak gra me shami në kokë, se sa në Gjermani. Ndryshe nga Boni, në Kosovë nuk shoh asnjë grua të mbuluar tërësisht me veshje të zeza. Përveç dy të kthyerave nga Siria, me të cilat biseduam gjatë udhëtimit ton investigativ. Ato mbajnë burka (çarçafe të zeza). Shoqëria kosovare është një shoqëri sekulare, thonë të gjithë me të cilët bisedoj. Vetëdija nacionale është po aq e fuqishme sa edhe ndjenja e fesë si një çështje private. Kjo shihet edhe në rrugë. Burrat dhe femrat në Kosovë takohen normalisht. Alkooli nuk është tabu. E megjithatë në lutjet e të premtes, në një xhami në Prishtinë, shkojnë shumë njerëz. Besimtarët duhet të falen madje jashtë xhamisë, sepse brenda nuk ka vend për të gjithë. Rreth xhamisë ka shumë dyqane me veshje të fesë islame, të cilat në Prishtinë shihen shumë rrallë.

Kosovo, Pristina (Getty Images/S. Gallup)

Një përparësi shumë e madhe në këtë vend të vogël: Duket se secili e njeh Deutsche Wellen dhe Redaksinë shqipe të DW. Kjo na hap shumë dyer gjatë rrugëtimit investigativ. Ndërkohë që politikanët nuk janë mbyllur si në ndonjë anije të fshehur kozmike, por mund t’i takosh në kafene. Si drejtorin për siguri nacionale për shembull, i cili nuk e ndalë kurrë cigaren. Këtu pihet shumë, dhe me dëshirë, kafeja. Edhe çaji. Në një restorant në mbrëmje rastësisht takojmë edhe koordinatorin për luftë kundër terrorizmit dhe dhunës ekstremiste. Për ne gazetarët, Prishtina duket një vend i rrugëve të shkurtëra të investigimit. Ndërkohë që njerëzit janë shumë mikpritës dhe të gatshëm për ndihmë. Edhe kolegët gazetarë nga rrjeti BIRN na ndihmojnë, na japin madje edhe video-inçizimet e tyre! Në Gjermani nuk kam hasur deri tani kurrë në ndonjë ndihmë kaq të madhe.

LEXO EDHE:  “Die Zeit”: Kosovës i nevojiten marrëveshje punësimi në BE

Prishtina dhe Kaçaniku

Prishtina nuk është e madhe. Ajo ka një puls dinamik. Ke ndjenjën: Këtu po ndodhë diçka! Në qytet ka shumë të rinj, qeveri dhe universitet. Por Prishtina nuk është tregues i mirë i Kosovës së vërtetë. Një informant na sjell në një fshat të vogël të Kosovës. Në oborrin e një shtëpie, familjarët na sjellin disa karrige nën hijen e arrës së madhe. Pula, fëmijë të moshave të ndryshme, sy kureshtarë gjithandej. Këtu nuk vijnë shpesh mysafirë të largët. Më duhet të kem kujdes që gjendjen të mos e romantizojë tepër. Qetësi, muret të larta me tulla, rrugica të ngushta të paasfaltuara. Dritaret janë me xhama të thyer, njerëzit kanë dhëmbë të këqinj. Dëgjoj ankimet e tyre, se këtu nuk mund të fitojnë asgjë. Por në oborr ka dy makina. Jo të modeleve më të reja, por megjithatë dy makina!

Vizitojmë edhe Kaçanikun. Qyteti i vogël është shumë i rëndësishëm për investigimet tona. Këtu janë radikalizuar shumë persona që kanë shkuar në luftën e ISIS-it. Peizazhet e natyrës janë të mrekullueshme. Mbi qytet ngrihet një mal, një urë e madhe në rrugë të çon drejt Maqedonisë së Veriut. Në qytet shihen disa godina industriale, në lumë ka shumë mbeturina. Në qendër është xhamia ku dikur është lutur edhe Lavdrim Muhaxheri, udhëheqësi i brigadës kosovare në ISIS – një person i njohur për mizoritë e tij. Afër xhamisë shumë njerëz janë ulur në kafene, pijnë çaj. Pak më larg të rinjtë dëgjojnë muzikë të zëshme në kafene dhe bare. Atmosfera më shumë i ngjanë një dëshire të madhe për jetë dhe gëzime, sesa që mund të ndjesh frikë nga xhihadistët. Këtu nuk sheh asgjë që të kujton se ky vend ka qenë një “hotspot” i radikalizimit. Në bisedë me njerëzit, ata shprehin keqardhje pse për qytetin e tyre flitet si një qendër e ekstremistëve. Por ata nuk kanë kurrfarë problemi t’i pranojnë të kthyerit nga IS. Ata nuk ju duken aq të rrezikshëm.

Njerëzit shumë shpesh na flasin në gjuhën gjermane. Shumë prej tyre kanë jetuar në Gjermani, apo kanë njerëz të afërt atje. Secili e njeh ndonjë njeri në Gjermani. Shumica prej tyre dërgojnë para për familjet e tyre në Kosovë dhe me këto para është ndërtuar një pjesë e shtëpive dhe godinave të reja në Kosovë. Gati një e pesta e e fuqisë ekonomike (saktësisht 17% sipas disa të dhënave) vjen nga remitencat.

Pesë ditë përplot me zhvillime, dhe me përplot njerëz të gatshëm për ndihmë, kalojnë shumë shpejtë. Në ditën e gjashtë, më vjen pak vështirë të largohem nga ky vend. Jo vetëm për faktin se u zgjova heret dhe në orën pesë të mëngjesit mora një taksi për aeroport./ Matthias von Hein-DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Helmimi i punonjësve të KQZ-së/ VV: Janë organizime të shtetit serb, të refuzohen

Publikuar

-

Nga

Pas helmimit të e 26 punonjësve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvesndosje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vetëvendosja shpjegon se autoritetet duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia, ndërsa i konsideron ato si të kundraligjshme. Sipas Vetëvendosjes këto fletë votimi kanë ardhur përmes zyrave ndërlidhëse e jo përmes postës,dhe se këto vota duhen refuzuar.

Reagimi i plotë:

Reagim për helmimin e punonjësve të KQZ

Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

LEXO EDHE:  300 të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora mblidhen në Jalë/Klosi: Ja si nisa karrierën në administratë

LEXO EDHE:  300 të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora mblidhen në Jalë/Klosi: Ja si nisa karrierën në administratë

Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata.

Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Helmimi i numëruesve kosovar/ Zyrtari serb: Skenar i Kurtit, budallenjtë shovinistë merren me politikë

Publikuar

-

Nga

Një zyrtar serb, Marko Gjuric, ka reaguar referuar ngjarjes së rëndë ditën e sotme, ku 26 komisionerë kosovarë të cilët kishin marrë pjesë në procesin e rinumërimit të votave, mbetën të lënduar pasi dyshohej se zarfat në kutitë e votimit që vinin nga Serbia ishin lyer me lëndë helmuese.

Sipas Gjuriç, kjo ngjarje është e gjitha një thrillim, pra një skenar me qëllim që në Parlamentin e Kosovës të futen serbët që janë me Albin Kurtin, fituesin e zgjedhjeve të përgjithshme.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhen parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, ka deklaruar Marko Gjuric, në një komunikatë për media.

Kujtojmë se, dy nga personat e helmuar ditën e sotme nga incidenti i ndodhur me kutitë e votimit në Kosovë ishin shtatëzanë. Ndërkohë, nga raportimet e QKU-së mësohet se gjendja shëndetësore e të gjitha këtyre pacienteve raportohet të jetë stabile.

LEXO EDHE:  “Po e ndan Shqipërinë nga Europa”/ Rama sulmon Partinë Demokratike

LEXO EDHE:  Paralajmëron Vuçiç/ Mos bëni filma me Serbinë, është shumë më e fuqishme

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë, me  kruarje të duarve të intenzitetit të ultë.  Dy nga to kanë patur edhe vjellje.  Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, deklaruan për mediat serbe, zyrtarë nga  zyra e drejtorit të SHKUK-së.

Sipas tyre, pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kutitë e votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.

“Ekipet kujdestare të Klinikës Infektive u kanë dhënë ndihmën e duhur duke stabilizuar gjendjen e pacientëve, ndërsa salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Policia ka ndaluar personat t’i afrohen qendrës së votimit, derisa në vendngjarje pritet që të shkojnë ekipet e posaçme të policisë së Kosovës për t’u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Helmimi nga votat serbe/ Mes të prekurve edhe 2 gra shtatzëna

Publikuar

-

Nga

Midis 9 personave të helmuar nga kutitë me vota serbe janë edhe dy gra shtatzëna.

Mësohet se gjendja e pacientëve është stabilizuar deh tashmë ndidhen nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë se paraditën e sotme është ndërpriterë procesi i verifikimit të zarfave me vota të ardhur nga Serbia, në qendrën e verifikimit të votave në Kosovë.
Sipas mediave kosovare, procesi është ndërprerë për shkak të kundërmimit të zarfeve.
Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve. Tashmë nuk dihet ende se kur do të fillojë sërish procesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE