LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ismail Kadare fiton çmimin e madh/ Sa është shpërblimi financiar për shkrimtarin

18 Shtator 2019, 16:05, Kulturë CNA
Ismail Kadare fiton çmimin e madh/ Sa është shpërblimi

Shkrimtari Ismail Kadare është shpallur fitues i çmimit ‘Pak Kyongni 2019’.

Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të zhvillohet më 26 tetor 2019 në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut. Ky çmim shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit bëhet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.

‘Punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë’, është shprehur Kim Uchang kryetar i komisionit përzgjedhës./CNA.al 

Lajmet e fundit nga