Connect with Us

Fenomeni i Llazarit/ Kur “të vdekurit” rikthehen në jetë

Blog

Fenomeni i Llazarit/ Kur “të vdekurit” rikthehen në jetë

Publikuar

-

Zemra e saj kishte pushuar së rrahuri, dhe ajo nuk po merrte më frymë. Janina Kolkievic u shpall e vdekur. 91-vjeçarja kishte pasur një jetë të gjatë. Por jeta e saj nuk do të mbaronte aty. Njëmbëdhjetë orë më vonë, ajo u zgjua në morgun e spitalit, duke kërkuar çaj dhe kek.

Sado e pabesueshme që mund të duket, Kolkievic është vetëm një nga shumë njerëzit, për të cilët thuhet se “u rikthyen nga bota e përtejme”. Në fakt, ka pasur jo pak raste kur shenjat jetësore të pacientëve, janë rikthyer pasi ata janë shpallur të vdekur.

Në vitin 2001, një burrë 66-vjeçar përjetoi një atak kardiak, teksa po i nënshtrohej një operacioni në bark. Pas 17 minutash tentativash për të risjellë në jetë, përfshirë goditjet në gjoks me elektroshok, shenjat jetësore nuk arritën të ktheheshin, dhe pacienti u shpall i vdekur. Dhjetë minuta më vonë, kirurgu ndjeu befas pulsin e tij. Ai ishte gjallë.

Operacioni në bark vazhdoi, dhe u mbyll me sukses. Në vitin 2014, një 78-vjeçar nga Misisipi në SHBA, u shpall i vdekur pasi një infermiere pa se ai nuk kishte më puls. Të nesërmen, ai u zgjua brenda një qeseje plastike në morg. Këto janë padyshim histori të jashtëzakonshme, që tingëllojnë të denja për një film horror.

Por në botën reale ekziston një emër për raste të tilla:Sindromi i Llazarit. Fenomeni ose Sindromi i Llazarit, përcaktohet si një rikthim i vonuar i rrahjeve të zemrës. Kjo dukuri mban emrin e Llazarit të Betanisë, që sipas Dhjatës së Re u ringjall nga Jezu Krishti 4 ditë pas vdekjes së tij. Që nga viti 1982, kur Fenomeni i Llazarit u përshkrua për herë të parë në literaturën mjekësore, ka pasur të paktën 38 raste të raportuara. Sipas një raporti të vitit 2007 nga Vedamurti Adhijaman dhe kolegët e tij, në rreth 82 përqind të rasteve të kësaj Sindrome, rikthimi i aktivitetit kardiovaskular ka ndodhur brenda 10 minutave nga ndalimi i rrahjeve të zemrës, dhe rreth 45 përqind të pacientëve kanë pasur një rimëkëmbje të mirë neurologjike.

Por ndërsa numri i ulët i rasteve, duket se nxjerr në pah rrallësinë e Sindromës së Llazarit, shkencëtarët besojnë se ajo është shumë më e zakonshme nga sa sugjerojnë studimet.

LEXO EDHE:  SHBA nuk mund të negociojë paqen me terroristët talibanë

“Fenomeni i Llazarit, është një ngjarje e shpeshtë”-vëren kirurgu Vaibhav Sahni, në një raport të vitit 2016 . “Një çështje e rëndësishme, është nëse vdekja e një pacienti të veçantë, ka ndodhur si rezultat i ndërprerjes së parakohshme të përpjekjeve të reanimimit”- thekson ai.

Se çfarë e shkakton këtë fenomen mbetet ende e paqartë, por ka disa teori. Disa studiues sugjerojnë që Fenomeni i Llazarit, mund të shkaktohet nga një ngritje e presionit në gjoks të shkaktuar nga defribilatori. Pasi ndërpriten goditjet me të, presioni mund të largohet gradualisht, duke nxitur rifunksionimin e zemrës. Një teori tjetër, është veprimi i vonuar i ilaçeve të përdorura si pjesë e përpjekjeve të reanimimit, siç është adrenalina.

“Ka të ngjarë që ilaçet e injektuara nëpërmjet një vene periferike, të shpërndahen në mënyrë të pamjaftueshme, për shkak të pengesës nga vena e dëmtuar. Dhe kur qakullimi përmirësohet, shpërndarja e barnave mund të kontribuojë në rikthimin e qarkullimit të gjakut”- shpjegojnë Adhijaman dhe kolegët e tij.

Hiperkalemia, niveli shumë i lartë i kaliumit në gjak, është një shpjegim tjetër që propozohet për Fenomenin  e Llazarit. Por ndoshta arsyeja kryesore është shpallja gabimisht të vdekur e një personi. Si është e mundur kjo? Ekzistojnë dy lloje vdekjesh:ajo klinike dhe biologjike.

Vdekja klinike përcaktohet si mungesë e pulsit, e rrahjeve të zemre dhe frymëmarrjes, ndërsa vdekja biologjike përcaktohet si mungesë e aktivitetit të trurit. Në bazë të tyre, mund të supozohet se përcaktimi është i thjeshtë.

Në fakt jo. Ekzistojnë disa kushte mjekësore, që mund ta bëjnë një individ të “duket” i vdekur.

Një gjendje e tillë është hipotermia, kur trupi pëson një rënie të papritur të temperaturës, gjë sqë  shkaktohet zakonisht nga ekspozimi i zgjatur ndaj të ftohtit. Katalepsia dhe sindroma e paralizës, janë shembuj të kushteve të tjera.

Katalepsia karakterizohet nga një gjendje e ngjashme me ekstazën, me një frymëmarrje të ngadalësuar, ndjeshmëri të zvogëluar dhe palëvizshmëri të plotë, që mund të zgjasë nga disa minuta në disa javë. Kjo gjendje, mund të shfaqet si simptomë e çrregullimeve neurologjike si epilepsia dhe sëmundja e Parkinsonit. Ndërkohë tek “sindroma e paralizës”, një pacient është i vetëdijshëm për gjendjen e tij, por ai pëson paralizë të plotë të muskujve, me përjashtim vetëm të muskujve që kontrollojnë lëvizjen e syve./ Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Çfarë do të thotë operacioni ushtarak i Turqisë për botën arabe?

Publikuar

-

Nga

Marshimi i trupave turke në Siri kritikohet ashpër nga qeveritë e vendeve arabe. Por kjo nuk i intereson Turqisë. Ajo i ka hyrë një strategjie, e cila mund t’i ndryshojë forcat në rajon.

Sulme të avionëve luftarakë turq në territore përgjatë kufirit turk, mijëra vetë marrin arratinë. Operacioni ushtarak i Turqisë në veriun e Sirisë ka filluar. Aviacioni ushtarak turk dhe artileria kanë qëlluar 181 objektiva të njësive kurde të njohura si “Njësitë e Mbrojtjes Popullore”, (YPG), deklaroi Ministria e Mbrojtjes përmes twitterit. Zëvendëspresidenti, Fuat Oktay u tregua i kënaqur me zhvillimin e operacionit ushtrarak.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte deklaruar më parë, se ai do të shuajë një “korridor terrori” në rajonin e banuar nga kurdët në jug të Turqisë dhe do të sjellë paqen. Këtë e venë në dyshim shumë vëzhgues. “Operacioni ushtarak turk do të ketë ndikime në stabilitetin e të gjithë Lindjes së Afërt dhe situatën politike në nivel rajonal dhe lokal”, thotë eksperti ushtarak libanez, Nizar Abdelkader në intervistë me Deutsche Wellen. Sipas tij, kriza e Sirisë do të bëhet më e komplikuar dhe ky operacion do të sjellë me vete vuajtje dhe mjerim.

Një marshim dhe shumë humbës

Pasojat e operacionit ushtarak turk janë vështirë të parashikohen aktualisht, thuhet në platformën britanike online, “Elaph”. Por kurdët nuk janë humbësit e vetëm. Ai mund të dëmtojë edhe sukseset e luftës anti-terror në botë. Luftëtarët e të ashtuquajturit, “Shteti Islamik” në rajonet kurde mund ta përdorin kaosin për të dalë nga burgjet dhe të shpërndahen në të gjithë rajonin. Nga ana tjetër ky operacion dëmton edhe Turqinë, sepse qeveria i fut njerëzit në një “luftë  pa fund” kundër kurdëve, thuhet në “Elaph”. Pasi SHBA i ka trajnuar dhe pajisur me armë kurdët, pritet një luftë e gjatë, analizon ky portal, një luftë që mund të kthehet në “Vietnamin” e Turqisë.

Ndikimet e para të operacionit ushtarak duken që tani. Erdogani reagoi pas kritikës së ashpër si të qeverisë egjiptiane ashtu edhe të asaj saudite. Në adresë të qeverisë së presidentit al-Sisi, Erdogani tha, se Egjipti nuk ka të drejtë të kritikojë operacionin: Qeveria e ka treguar veten si “vrasëse” të demokracisë në vend. Ndërsa për Arabinë Saudite, Erdogan kishte këto fjalë: “Kush e ka vënë pra Jemenin në një situatë të tillë?” Erdogan e lidhi kritikën e tij me koalicionin ushtarak të drejtuar nga Arabia Saudite që lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen.

Riorientim i Turqisë?

Këto deklarata dokumentojnë, se sa e ka ndryshuar Erdogani qëndrimin e tij për luftën në Jemen. Nëse në fillim ai e përshëndeti krijimin e koalicionit, tani vihet kundër. Kjo lihet të kuptohet si një shenjë e lehtë në drejtim të Iranit. Edhe kjo qeveri e ka kritikuar ndërhyrjen turke, duke përmendur rreziqet për popullsinë civile. Por në të njëjtën kohë u tha, se Teherani i kupton shqetësimet e Turqisë, për sigurinë në kufijtë jugorë të saj.

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë përpara vitit 2100

LEXO EDHE:  Si po rikthehet ISIS-i

Ka edhe një arsye tjetër pse Irani mban distancë me partinë kurde në Siri, PYD. “Gjatë luftës civile në Siri, PYD u kthye në një partner taktik të Teheranit në luftën kundër IS-it”, thotë politologja, Gulriz Sen, që analizon politikën në Lindjen e Afërt për platformën online “Al-Monitor”. Por pas IS-i u mund në masë të gjerë, marrëdhëniet e mira të partisë kurde me SHBA nuk shiheshin me sy të mirë në Teheran. “Prandaj qeveria e Teheranit mbështet pajtimin e partisë kurde me qeverinë e Asadit. Në këtë mënyrë ky vend kërkon të zgjerojë kontrollin mbi Sirinë dhe të dobësojë prezencën e SHBA në Siri”

Humbje pushteti e vendeve arabe?

Pavarësisht si zhvillohet aksi Teheran-Ankara, ato shtete si Emiratet e Bashkuara apo sauditët që ishin deri më tani të angazhuara në Siri e mbështetën xhihadistët kundër regjimit të Asadit, tani kanë dalë në defensivë. Mundësitë e tyre nuk afrohen dot me forcën e një Turqie që vepron hapur ushtarakisht. Kjo vlen tani më shumë, kur një nga aleatët më të rëndësishëm të Arabisë Saudite, SHBA tërhiqet nga Siria, jo plotësisht, por në masë të madhe. Në shtypin arab, kjo komentohet si tradhti ndaj kurdëve, që në luftë kundër IS-it ishin partnerë të SHBA. “Këtë gjë mund ta bëjnë edhe me partnerë të tjerë”, thuhet në platformën arabe online, “Rai-al-youm”. Vetë SHBA prodhojnë tani shumë naftë, gjë që i bën të pavarur, nga ana tjetër ky vend e ka momentalisht të drejtuar vëmendjen nga Kina.

A ka Arabia Saudite arsye për shqetësim? Jo, thotë eksperti saudit, Hasan Dhafer Al-sheri në bisedë me Deutsche Wellen. “Marrëdhëniet e SHBA me mbretërinë janë të thella dhe të gjata.” Vërtet që për momentin ato janë ftohur, por në plan afatgjatë ato do të normalizohen. E në Riad nuk janë shumë të shqetësuar, nëse Uashingtoni largohet. “Sepse ka alternativa. Moska. Pekini dhe Bashkimi Europian.” Por ende nuk dihet, se si do të formësohet marrëdhënia me aleatët e rinj. Ajo që dihet, është se në rajon ka filluar reflektimi për konstelacione të reja./DW

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Dhuna në protesta, e zvogëlon mbështetjen e opinionit publik ndaj protestuesve

Publikuar

-

Nga

Protestuesit nuk e ndihmojnë aspak kauzën e tyre, kur nisin të bëhen të dhunshëm. Madje, sjellja e tyre agresive, mund të rrisë mbështetjen publike ndaj atyre kundër të cilëve po protestohet. Kjo është ajo që zbulohet nga studimet e reja të sociologut amerikan të Univeritetit të Stenfordit, Rob Uiler.

Studimi, i frymëzuar nga përplasjet e fundit midis protestuesve të bardhë nacionalistë, dhe protestuesve anti-racistë në Sharlotsvil të Virxhinias dhe Berklit në Kaliforni, zbuloi se dhuna nga protestuesit anti-racistë, mund t’i bëjë njerëzit t’i shohin ata si të paarsyeshëm.

Dhe ky perceptim mund të ndikojë që opinioni publik në tërësi, të identifikohet më pak me këtë grupim, pavarësisht se mbron një kauzë të drejtë.

Sociologu amerikan i Univeritetit të Stenfordit, Rob Uiler

Ndërkohë, dhuna e ushtruar nga ana e supremacistëve të bardhë nuk ndryshonte mendimin e njerëzve, pasi ata tashmë i shihnin supremacistët e bardhë si tejet të paarsyeshëm, thotë Rob Uiller në një studim të botuar më 11 tetor në revistën “Socius:Hulumtime Sociologjike për një botë dinamike”.

Brent Simpson i Universitetit të Karolinës së Jugut, dhe Metju Feinberg i Universitetit të Torontos, janë 2 bashkëautorët e tjerë të studimit. Kur anti-racistët e shndërrojnë protestën e tyre në të dhunshme, kjo mund të ndikojë në disa raste në nxitjen e mbështetjes për palën tjetër, mendon Uiler.

“Gjetja jonë kryesore, është që edhe protestuesit, që kanë një nivel të lartë të mbështetjes publike, si aktivistët anti-racistë, mund ta humbasin mbështetjen e publikut të gjerë, nëse përdorin dhunë. Dhe në fakt, ne zbuluam se mbështetja për nacionalistët e bardhë, ishte rritur në mesin e atyre që kishin lexuar, se protestuesit anti-racistë i kishin sulmuar ata”- deklaroi më tej sociologu.

Uiler nënvizon se protestat e dhunshme, janë bërë mëse të zakonshme në SHBA, që nga presidencialet e vitit 2016. “Ka një larmi në rritje të taktikave të protestës, përfshirë përdorimin e dhunës. Duke pasur parasysh faktin që e njerëzit reagojnë zakonisht shumë negativisht ndaj dhunës, bashkëautorët e studimit dhe unë ishim kureshtarë të shihnim reagimet e publikut ndaj një proteste të dhunshme”- vijoi më tej Uiler.

LEXO EDHE:  SHBA nuk mund të negociojë paqen me terroristët talibanë

LEXO EDHE:  Përtej të besueshmes!/Fakte interesante nga e gjithë bota

Për këtë arsye, ai anketoi 800 njerëz përmes internetit. Sondazhi u krye në 4 skenarë:Në varësi të eksperimentit, pjesëmarrësit lexuan një nga 4 artikujt e gazetave. Ndërsa bazuar në protestat që ndodhën në Sharlotsvil dhe Berkli në gushtin e vitit 2017, u fabrikuan elementë të historisë për qëllime eksperimentale.

Në një skenar, pjesëmarrësit lexuan një shkrim të trilluar mbi nacionalistët e bardhë, që organizuan një protestë për heqjen e monumenteve të Konfederatës. Ndërkohë, një grup anti-racistësh organizuan një kundër-protestë. U raportua se asnjë grup nuk ishte i dhunshëm.

Ndërkohë në 3 skenarët e tjerë, artikulli përshkruante dhunën nga një grup ose nga tjetri, ose nga të dy bashkë.

Për shembull, në lajmin e inskenuar, kur të dhunshëm ishin protestuesit anti-racistë shkruhej: “Një nacionalist i bardhë u rrëzua përtokë nga protestuesit. Një protestues u pa duke shkelmuar një nacionalist i bardhë që ndodhej i shtrirë në tokë, dhe mbronte fytyrën e tij nga goditjet”

Më pas, pjesëmarrësit në eksperiment u pyetën se si e perceptuan dhunën që ndodhi, dhe mbi qëndrimet e tyre ndaj secilit grupim. Uiller zbuloi se kur i dhunshëm ishte vetëm grupi anti-racist, pjesëmarrësit i perceptuan ata si më pak të arsyeshëm, dhe identifikoheshin më pak me ta.

Ndërkohë, pjesëmarrësit në studim treguan më pak mbështetje për grupin anti-racist, dhe një rritje të mbështetjes për njerëzit që u dhunuan, dhe që ishin pikërisht nacionalistët e bardhë.

Nga ana tjetër, kur të dhunshëm ishin nacionalistët e bardhë, kjo nuk çoi në rritjen e mbështetjes për lëvizjet anti-raciste në përgjithësi. Për shkak se nacionalistët e bardhë janë një grup i përçmuar gjerësisht, dhe të njohur për dhunën që përdorin, ata kanë pak për të humbur kur përdorin dhunë kundër anti-racistëve.

“Dhuna u shkakton dëme të mëtejshme imazhit të tyre. Në të kundërt, dhuna e ushtruar nga anti-racistët jo vetëm që mund të dëmtojë mbështetjen e publikut për ta. Por siç e tregojnë rezultatet tona, ajo gjithashtu mund të rrisë mbështetjen për vetë protestuesit e bardhë nacionalistë”- theksohet në këtë studim./ Scienceblog.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

I ndërvarur nga droga dhe themelues i Gestapos/ Kush ishte Herman Gëring, krahu i djathtë i Hitlerit

Publikuar

-

Nga

Herman Gëring, cilësohej shpesh si njeriu i djathtë i Adolf Hitlerit. Ai ishte njeriu i dytë më i fuqishëm në Rajhun e Tretë, dhe luajti një rol të rëndësishëm në ngjitjen në pushtet të Fyhrerit. Ishte pikërisht Gëringu, ai që e ndihmoi Hitlerin të bëhet kancelar në janarin e vitit 1933, dhe ishte po ai që krijoi Gestapon, policinë sekrete e cila shtypi jo vetëm çdo kundërshtar të nazizmit në Gjermani, por lehtësoi Holokaustin, duke ndihmuar në mbledhjen e hebrenjve nga e gjithë Evropa, dhe çuarjen e tyre në kampet e shfarosjes.

Madje Hitleri i dha Gëringut edhe titullin special Rajhmarshall, udhëheqës i të gjitha forcave të armatosura gjermane, dhe e caktoi si pasardhësin e tij. Megjithëse si udhëheqës ishte i rreptë dhe i pamëshirshëm, Gëring pati një jetë private kaotike. Ai ishte tërësisht i ndërvarur nga morfina.

Po kush ishte Herman Gëring?

Ai lindi më 12 janar 1893, në një familje bavareze aristokrate. Fëmijërinë e kaloi në një kështjellë mesjetare. Ai përshkruhej si një djalë “rebel”, ndaj prindërit e çuan në një shkollë ushtarake, ku nisi të spikasë që gjatë Luftës së Parë Botërore, ku u dekorua me medaljen e trimërisë si pilot.

Gëring u njoh për herë të parë me Hitlerin në vitin 1922, kur mori pjesë në një protestë kundër Traktatit të Versajës, që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Si shumë gjermanë, dhe si një veteran lufte, edhe ai kishte kundër kushteve të ashpra të vendosura ndaj Gjermanisë. Gëring u pajtua me idetë e Hitlerit, dhe pa tek Fyhreri një lloj Mesie të së ardhmes.

Hermann Göring ne 1907

Për shkak të së kaluarës si oficer ushtarak, Hitleri i besoi komandën e grupit të tij paramilitar, Sturmabteilung. Në atë kohë ai nisi një raport intim me një baroneshë, e cila sapo kishte braktisur të shoqin, dhe kishte një djalë 8-vjeçar. Ata u martuan në vitin 1923. Po atë vit, Hitleri kreu Puçin e Dështuar të Birrarisë së Mynihut.

Gëringu mbeti i plagosur në këmbë. Ai u arrestua, por u arratis nga burgu dhe shkoi për disa kohë në Austri. Pikërsisht gjatë asaj kohe ra në kontakt me morfinën, të cilën mjekët ia rekomanduan për të lehtësuar dhimbjet e plagës. Shumë shpejt Gëring, u bë i varur nga ajo. Varësia e tij nga morfina ishte aq e madhe, saqë u shtrua 2 herë në një spital psikiatrik në vitet 1925 dhe 1926.

U rikthye në Gjermani në vitin 1927, dhe falë besnikërisë së tij ndaj Hitlerit, u ngjit shpejt në krye të udhëheqjes së Partisë Naziste. Ai punoi pa u lodhur për të promovuar Hitlerin dhe nazizmin. Kontaktoi oficerët e ushtrisë, biznesmenët më të mëdhënj në vend, dhe figura të tjera të fuqishme konservatore për të rritur mbështetjen ndaj nazizmit.

Për pasojë, Partia Naziste fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare të vitit 1932, dhe Gëring arriti të bëhej drejtues i Rajhshtagut, parlamentit gjerman. Kur Hitleri u bë kancelar, Gëring u emërua Ministër i Brendshëm, Komandant i Përgjithshëm i Policisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Luftëaffe, forcave ajrore gjermane.

Një nga aktet e tij të para ishte krijimi i Gestapos, policisë sekrete që shtypi çdo kundërshtim të regjimit nazist në Gjermani. Por varësia e tij ndaj morfinës vazhdonte. Ai kishte vazhdimisht lëkundje të mëdha të humorit. Dhe kjo mund të ketë kontribuar edhe në shtimin e madh në peshën trupore, që e shndërroi shpesh në objekt talljesh.

LEXO EDHE:  Si po rikthehet ISIS-i

LEXO EDHE:  Përtej të besueshmes!/Fakte interesante nga e gjithë bota

Ai organizonte vazhdimisht festa të mëdha në rezidencën e tij, dhe mburrej me veprat e artit të vjedhura nga hebrenjtë e persekutuar, të cilat ai i kishte ekspozuar përgjatë dhomave të bollshme të shtëpisë së tij. Ndonëse tallej shpesh si një trashaluq qesharak, ai ishte tepër i rrezikshëm. Gëring luajti një rol kryesor në spastrimin e përgjakshëm politik të nazistëve, gjatë “Natës së thikave të gjata”, kur edhe u eleminua rivali i tij kryesor brenda partisë, Ernst Rom.

Hermann Göring, 1917

Ai tha në vitin 1938, se do të kishte një “larje përfundimtare të hesapeve me hebrenjtë”. Tre vjet më vonë, ai autorizoi Rajhard Hajdrih të gjente “një zgjidhje tërësore të çështjes hebraike”. Dhe kjo zgjidhje ishte Holokausti. Por vëllai më i vogël i Herman, Albert, ishte një anti-nazist i vendosur.

Për shumë vite me radhë, ai u siguroi viza dhe pasaporta miqve të tij hebrenj. Duke përfituar nga pozita e të vëllait, dhe duke shfrytëzuar marrëdhënien shumë të ngrohtë mes 2 vëllezërve, Albert shkonte rregullisht në zyrën e Herman në Berlin, për t’i kërkuar favore në emër të një mikut të tij hebre, apo të një të burgosuri politik.

Megjithëse Gestapo kishte çelur për të një dosje, Albert mbeti i sigurt nën mbrojtjen e vëllait të tij deri në vitin 1944, kur siç kujton edhe vetë “vëllai im më tha se ishte hera e fundit, që mund të më ndihmonte”, duke e ndihmuar në fund që të arratisej jashtë vendit.

Fama e Gëring, nisi të zbehet papritur në vitin 1940. Si drejtues i Luftëaffe, ai ishte përgjegjës për ofensivën e madhe ajrore kundër Britanisë së Madhe. Dhe kur Forca Ajrore Mbretërore, arriti të mposhte gjermanët, Gëring mbajti barrën kryesore të fajit. Pozitat e tij u dobësuan me tej, kur Luftëaffe dështoi të ndalte kundër-ofensivën e Rusisë.

Göring, Hitleri dhe Mussolini, në 1938

Në atë periudhë, nisi të bëhet dhe më i varur nga droga. Në vitin 1945, Hitleri njoftoi se do të qëndronte në bunkerin e tij në Berlin deri në fund të luftës. Gëring mendoi se ishte rasti i artë, që ai të merrrte drejtimin e vendit. Por kur kërkoi të zgjidhej si drejtuesi i ri i Gjermanisë, Partia Naziste u përgjigj duke e shkarkuar nga të gjitha postet e tij, dhe duke e arrestuar.

Më më 9 maj 1945, ai u kap rob nga aleatët. Gëring u detyrua të detoksifikohej nga morfina, dhe të përballej me drejtësinë. Ai u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dhe u dënua me vdekje.

“Ngushëllimi” i tij i vetëm, ishte që arriti t’i shpëtonte ekzekutimit me varje, duke kryer vetëvrasje më 15 tetor 1946, përmes gëlltitjes së një kapsule me cianid, të cilën që e kishte mbajtur të fshehur në qelinë e tij./Allthatsinteresting.com- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE