Connect with Us

Ekskluzive-Intervista e plotë/ Arben Imami, pa dorashka për Ramën, Bashën, opozitën, zgjedhjet dhe të ardhmen

Lajm i Rekomanduar

Ekskluzive-Intervista e plotë/ Arben Imami, pa dorashka për Ramën, Bashën, opozitën, zgjedhjet dhe të ardhmen

Publikuar

-

Në një intervistë ekskluzive për CNA.al ish-ministri dhe themeluesi i Partisë Ddemokratike, Arben Imami, ka analizuar krizën politike në vend dhe qeverisjen e Ramës këto 6 vite, që nga krizat politike, aleancat politike, ardhja e Rilindjes si dhe pazaret me Republikën e Re.

Imami nuk kursehet aspak kur thekson se kemi kriza lineare dhe jo ciklike.

I pyetur nga CNA.al se a po kalon Shqipëria një tjetër stinë përplasjesh politike në prag të të vendimi nga BE për vendin, Imami shprehet se, mendoj se kriza nuk është ciklike, ajo është lineare. Ndërprerjet e përkohëshme janë për shkaqe fizike si vapa e gushtit etj. Kriza politike shkaktohet nga mospërfaqësimi dhe degjenerimi i institucioneve. Kriza aktuale qëndron mbi bazën e një qeverisjeje të ngritur në mënyrë manipulative dhe matanë kulisave në 2013 dhe 2017.”

Sa i takon qeverisë “Rama”, Imami e ka cilësuar atë si më të keqen, që jo vetëm është përfshirë në skandale, por sipas tij është e përshkuar tej e mbanë nga skandalet.

“Qeveria nuk është e përfshirë, ajo është e përshkuar tej e mbanë nga skandalet. Rama qëndron në këmbë sepse opozita e ka lënë në vullnetin e Ramës të qëndrojë ose jo. Opozita është subjekt i i tij, ajo nuk merr pjesë sa të jetë ai. Po deshi Rama të ikë mirë, po nuk deshi ikim ne”, thekson Imami.

Në intervistën e dhënë për CNA.al, Arben Imami, ish-ministër në qeverinë Berisha dhe themelues i PD analizon edhe situatën brenda PD, aleatët e opozitës, Lulzim Bashën dhe djegien e mandateve.

Imami theksoi se ringritja e PD-së nuk është kaq e lehtë sa ta thuash, dhe nuk kërkon vetëm një përpjekje politike, por një sforcim të madh moral dhe social.

Po ashtu, Imami ka reaguar edhe në lidhje me zërat për një tjetër marrëveshje Rama-Basha, ndërsa theksoi se “Një marrëveshje të re si e vjetra nuk mund të ketë. Ajo do të ishte thjesht fundi i palavdishëm i një partie që rrëzoi komunizmin, e hapi vendin dhe e anëtarësoi apo kandidoi atë në të gjitha institucionet perëndimore. Sigurisht që jam kundër; ne jemi jashtë sepse ishim kundër saj në 2017.”.

Intervista e plotë:

A po kalon Shqipëria një tjetër stinë përplasjesh politike në prag të vendimit nga BE për vendin?

Mendoj se kriza nuk është ciklike, ajo është lineare. Ndërprerjet e përkohëshme janë për shkaqe fizike si vapa e gushtit etj. Kriza politike shkaktohet nga mospërfaqësimi dhe degjenerimi i institucioneve. Kriza aktuale qëndron mbi bazën e një qeverisjeje të ngritur në mënyrë manipulative dhe matanë kulisave në 2013 dhe 2017.

Nuk duhet harruar se PS në 2013 mori po aq deputetë sa në zgjedhjet e mëparëshme, nuk pati shuplaka por zhvendosje të forcave politike për të krijuar një maxhorancë të re me përkrahjen më të shumtë nga internacionalizmi i majtë në të gjitha partitë politike. Kriza e mbas 2017 ishte e pashmangshme, zgjedhjet u dhanë në tryezë, popullit iu la të votojë vetëm një opcion: qeveria PS-PD ose më drejt Rilindje + Republikë e Re. Zgjedhësit e së djathtës e bojkotuan këtë moszgjidhje dhe abstenuan (240 000 vota më pak për PD)”.

avokati zbulon marreveshjen

Më falni për citimin e vetvetes, por kam thënë se përgjegjësia për atë pazar antidemokratik është e të dy palëve si për atë që i shiti dhe për atë që i bleu zgjedhjet sepse së bashku shkallmuan parimin themelor të përfaqësimit. Një vend që ka një qeveri mospërfaqësuese është i dënuar me krizë e destabilitet. Kriza nuk do të përfundojë deri sa të eliminohen pasojat e marrëveshjes së 17 majit d.m.th. deri sa të ketë zgjedhje. Elementi i dytë, ai i degjenerimit të institucioneve vjen mirëfilli nga qeveria por edhe siguria që ajo ka pasur në dobësinë e opozitë”.

Qeveria Rama në 6-të vite me pak fjalë si do e përshkruanit?

Qeveria Rama, po e përsëris, është qeverisja më e zezë që vendi ka pasur.

qeveria e re Rama3 ne elbasan

Policia u bë pjesë e krimit të organizuar; nuk ka korrupsion por një grabitje të pamëshirshme të të parasë publike (edhe ato pesë kilometra rrugë që u shtruan janë me kosto të çmendura), shkurt në gjashtë vjet investimet publike kanë qenë rreth 3 miliard dollarë por nëse heton nuk gjen dot as 10% të kësaj shume të investuar; borxhi publik po shkon në 80% të PPB ndërsa të ashtuquajturat koncesione po e gërryejnë edhe më zi; një qeverisje e pashpirt: 38 000 shqiptarë kanë hyrë në dyert e burgimit dhe paraburgimit në një vit të vetëm (edhe për 2 000 lekë energji të papaguar!) ndërkohë që bosët e krimit dhe bashkëpunëtorët e tyre në qeveri janë jashtë; bujqësia u shkatërrua, vendi u kthye në monokulturë (kanabis); emigracion masiv, nuk ka punë por mbi të gjitha nuk ka shpresë; vjedhje e organizuar e votave siç provon dosja e Dibrës dhe Durrësit; administrata më e paaftë (sepse nuk bëhen dot dy punë njëherësh) pas rënies së komunizmit me ministra të marrë nga rruga a bankat e shkollës; politika e jashtme në shërbim të personit (kryeministrit); mbrojtja me aeroporte dhe det të hapur për krimin.

E vetmja veprimtari që lulëzon është propaganda, shitja e një realiteti fals – nga një kryetar bashkie me kazmë e lopatë që mbjell një pemë çdo ditë (madje edhe kur nuk është këtu) deri te një kryeministër për politikën e jashtme të të cilit raportohen vetëm atletet, një gaztor i tavolinës së të mbiquajturit për lehtësi pune Ballkani Perëndimor”.

Një qeveri me kaq shumë skandale, disa ministra të brendshëm të kapur në krim e drogë, shumë të tjerë të akuzuar e përfshirë në skandale korruptive, si qëndron në këmbë ende Rama?

“Qeveria nuk është e përfshirë, ajo është e përshkuar tej e mbanë nga skandalet. Rama qëndron në këmbë sepse opozita e ka lënë në vullnetin e Ramës të qëndrojë ose jo. Opozita është subjekt i tij, ajo nuk merr pjesë sa të jetë ai. Po deshi Rama të ikë mirë, po nuk deshi ikim ne.

Cila mund të jetë zgjidhja sipas jush?

Zgjedhjet që duhet të jenë zgjidhja nuk bëhen çdo ditë. Ajo që u dha mëndjelehtësisht (në rastin më të mirë) në 17 maj, nuk mund të merret kur të duash dhe veçanërisht nuk mund ta marrë, nuk do të lejohet dhe nuk do ta marrë dot ai që e dha. Kush e don PD-në dhe kush kërkon zgjidhje për vendin duhet të kuptojë së pari këtë gjë.

Çfarë i mungon Bashës dhe PD tani?

Bashës i mungon e ardhmja. PD-së i mungon mungesa e këtij.

A e ka bërë ciklin forca politike e Dhjetorit 90? A mendoni se mund të ringrihet?

Ideja e ciklit të mbyllur të PD-së është ushqyer nga “koalicioni i qelbësirave”. Po si nuk u mbyll cikli për PKSH megjithëse ra regjimi (u mbyll cikli i komunizmit) por po mbyllet për PD-në që hapi ciklin e demokracisë? Por, kjo ide shkon edhe nëpër kokat e shumë njerëzve nga brenda, të cilët të pafuqishëm për ta përballur gjendjen ku ndodhet PD-ja mendojnë se po i nënshtrohen thjesht fatit,

basha

“domosdoshmërisë historike” do të thoshte babai i atij koalicionit, Marx-i. Prandaj shëndoshja duhet të fillojë nga brenda në PD. Dhe për këtë qëllim kemi filluar një sërë takimesh krejt informale për t’u vetësqaruar se nëse e dëshirojmë fundin tonë, fundi do të vijë, por nëse kemi vullnetit dhe parimet e PD-së jo vetëm që nuk ka fund por duhet të iniciojmë një cikël të demokracisë partiake, asaj parlamentare, të kontrollit dhe llogaridhënies së politikës përfshi qeverisjen. Vendi ka nevojë për një revolucion, por ky është ndryshimi i kulturës politike. Dhe këtë mund ta iniciojë vetëm PD-ja. Unë e di që realizimi i kësaj nuk është kaq e lehtë sa ta thuash, kjo nuk kërkon vetëm një përpjekje politike, por një sforcim të madh moral dhe social. Gjithësesi politika nuk është e parëndësishme, ajo nuk mund të rrijë në bisht.

Aleanca me LSI dhe parti që kanë qenë në tepsinë e Ramës a e forcojnë opozitën ?

Aleancat janë të domosdoshme. Aleatët tanë të përhershëm kanë qenë substancialë në ’92, 2005, 2013. Zgjerimi i aleancave nuk ka asgjë të keqe në vetvete, përkundrazi. Ajo që nuk duhet bërë është likujdimi i aleatëve siç ndodhi në 17 maj. Ajo që duhet bërë është fuqizimi së pari i partisë tënde.

Elita e PD dhe organizimi në bazë pse duket qartazi që nuk ka energji dhe besim në lidershipin aktual ?

Energjia, frymëzimi, mobilizimi, militantizmi në një parti nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë. Këto ndikohen dhe formësohen nga veprimi politik, qëllimet, puna, njerëzit. Edhe me pije energjitike anëtarët dhe votuesit e PD nuk mund ta kapërdinin kompromisin për bashkëqeverisjen, ndërprerjen e luftës kundër kanabizimit, koncesionarizimit etj të vendit nga qeveria rilindase, listën Basha, unitetin Rilindje-Republikë e Re.

basha duke folur

Për hir të së vërtetës, në çastin kur njerëzit menduan se Basha do të mund ta çonte partinë përpara, ata e mbështetën partinë e tyre, i mbushën sheshet e protestës, treguan vullnet dhe sakrificë, militantizëm që tregon se kjo është një parti e madhe. PD nuk e ka mbyllur ciklin. Nëse PD do të dështojë në veprimin politik që ndërmori këtë vit, kjo nuk do të jetë për shkak të tyre.

Po djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve si e komentoni ?

Unë, publikisht, nuk kam qenë kundër djegjes së mandateve me arsyetimin se vetëm kjo mund ta nxirrte Bashën nga kthetrat e Ramës dhe se kjo mund të ishte rruga e ngritjes së opozitës. Por po ashtu publikisht kam cilësuar tre momente: së pari, përgjegjësia është e kryetarit që po merr vendimin mbi bazën e një informacioni dhe parapërgatitjeje të caktuar; së dyti, komuniteti ndërkombëtar do të jetë kundër dhe kjo kërkon zgjidhje, që do të thotë se djegja e mandateve duhet të shërbente për zgjedhje të parakohshme dhe kjo nuk mund të arrihej pa përfhirjen e tyre; së treti, nëse ndërmarrja dështon partia rrezikon të shuhet (Berisha e përshkroi këtë situatë si “të rrosh apo të mos rrosh!”).

Nuk jam shprehur publikisht për mospjesëmarrjen në zgjedhje, sepse nëse kishte edhe një fije shprese së paku për një shtyrje fjala ime nuk do të ndihmonte. Basha ishte në pozicionin loose-loose, i humbur gjithësesi, nëse merrte pjesë nulifikonte djegien e mandateve dhe premtimin se nuk ka zgjedhje me Ramën, nëse nuk merrte pjesë e nxirrte partinë përfundimisht jashtë institucioneve. Z. Berisha e ritheksoi shprehjen hamletiane kur tha se sot partia ndodhet midis suksesit dhe greminës, gjë për të cilën jam plotësisht dakord (ndofta me rezervën se e ka kaluar mesin).

Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje janë dy akte që së bashku nuk e përmirësojnë situatën e PD për sukses. Nëse kjo çon në “mbylljen e ciklit”, shumë e dëshiruar kjo sepse PD është e vetmja parti e madhe opozitare antikomuniste që mbijeton, çfarë duhet të bëjmë? Të konstatojmë dhe të presim “mbylljen e ciklit”? Këtë përgjigje mund ta japin vetëm anëtarësia e PD. Askush nuk ka liçencë për ta shuar partinë, as kryetari i saj.

A besoni se do të ketë një marrëveshje të re Rama-Basha?

Një marrëveshje të re si e vjetra nuk mund të ketë. Ajo do të ishte thjesht fundi i palavdishëm i një partie që rrëzoi komunizmin, e hapi vendin dhe e anëtarësoi apo kandidoi atë në të gjitha institucionet perëndimore. Sigurisht që jam kundër; ne jemi jashtë sepse ishim kundër saj në 2017.

Si mendoni se do të shkojë situata politike dhe zhvillimet në vend?

Po të vini re krahasimet e bëra janë shekspiriane, po të kujtoheni mirë ato janë tragjike. Po vijoj mbi bazën e tyre. Kur u përmend Romeo dhe Xhuljeta, bëra pyetjen: kush është prifti që bëri martesën e fshehtë të pinjollëve të dy familjeve në luftë? Prifti nuk u shpall (megjithëse ne e dimë). Tani është rradha e farmacistit që u jep helmin (që gjithashtu e dimë se kush do të jetë). Sërish për kujtesë, të dy e pinë helmin, e para Xhuljeta dhe fill mbrapa edhe Romeo./CNA.al

Ekskluzive flet Arben Imami/ Kriza lineare, qeveria Rama, është më e zeza që vendi ka pasur

Flet Arben Imami/ Qeveri skandalesh, opozita e ka lënë në vullnetin e Ramës të qëndrojë ose jo

Arben Imami flet për të gjitha/ Opozita e Bashës, zgjedhjet dhe djegia e mandateve

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Shënim/ Lironi gazetarët, fajtori është në Presidencë

Publikuar

-

Nga

Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sipas të cilit një tërmet i fortë pritej të godiste Shqipërinë.

Lajmi u publikua nga portal Syri.net i Çim Pekës, por ajo që ishte e çuditshme pas këtij lajmi të rremë ishte pikërisht reagimi i vetë medias që e publikoi.

Pasi lajmi në fjalë përhapi panik tek qytetarët e Tiranës të cilët mësynë rrugët, lajmi u fshi dhe për më tepër për tu justifikuar dolën edhe me një qëndrim publik, duke përdorur një intervistë të një sizmologu grek, të dhënë për TCH. Ndër të tjera bëhej apel edhe të mos dëgjohen portalet, kur në fakt lajmi ishte prodhuar nga Syri, sepse sizmologu grek nuk kishte thënë asgjë të tilë.

Intervista e dhënë nga sizmologu grek në Top Channel nuk fliste për asnjë tërmet që pritej për ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, pati një reagim edhe nga uniformat blu, të cilët shoqëruan në komisariat gazetarin e Syri.net Aurel Rakipllarin dhe gazetaren e Shekullit, Daniela Grica.

LEXO EDHE:  Berisha flet për herë të parë për zërat kundër në PD/Ja ç’ndodhi në mbledhje

Por, këtu ka edhe një tjetër detaj, që nuk duhet anashkaluar.

Në të gjitha faktet dhe detajet, dukej se ajo ishte një sulm i stimuluar për të ngjallur panik në kryeqytet dhe gazetarët duhet të lirohen, sepse përgjegjësit e vërtetë të atij kaosi i gjeni tek Presidenca dhe jo më larg se ky institucion.

Përgjegjësit e këtij paniku i gjeni tek Ilir Meta dhe shokët e tij, dhe jo tek gazetarët që punojnë për bukën e gojës , qoftë edhe tek portal i Cimit.

Shkoni në Presidencë, është ai që bënte paralajmëronte për tërmetin, por që sot e mohon atë.

Njëlloj si Çimi që bënte thirrje për të dalë në rrugë dhe pastaj mohonte daljen në rrugë, edhe Meta sot bën thirrje për “tju rikthyer jetës së përditshme”./ CNA.al

Meta qetëson qytetarët/ T’i kthehemi jetës së përditshme

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Horoskopi i ditës, 22 shtator 2019

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do i harroni problemet qe keni pasur me herët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm qe ata te mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat te keq nuk do ja arrini dot.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mërziteni. Beqaret do bëjnë mire te rikthehen ne realitet dhe te mos ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet te paguani fatura te majme ne këtë sektor.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Juve qe jeni ne një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për te përjetuar sa me shume emocione. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjate gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Sot do përballeni me surpriza te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita me e favorshme për ta. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Edhe pse presioni nga jashtë do jete shume i madh gjate kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak te tjerët dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Partneri do jete me i çiltër dhe do dije edhe t’iu surprizoje. Beqaret nuk do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik qe ai t’iu ike nga duart. Ne planin financiar fati do jete me shumice dhe gjendja do vije shume shpejt duke u normalizuar.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Yjet janë premtuese për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret pas kaq kohesh pritjeje me ne fund do e gjejnë personin e duhur me te cilin do fillojnë një lidhje emocionuese. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do ju dale asnjë e papritur. Vazhdoni ne këtë rruge sepse nuk do pendoheni.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

LEXO EDHE:  Mbledhja e të dhënave të prindërve/ Zbulohet mashtrimi publik i ministres Nikolla

Mbajeni gjate gjithë kohës nen kujdes jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse ne te kundërt dikush tjetër do përfitojë dhe mund t’ua rrëmbejë atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te tregohen te duruar sepse sot nuk do iu jepen mundësi aq te mira sa për te filluar një lidhje. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa ju te jeni te logjikshëm dhe te mos bëni çmenduri.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ju te dashuruarit do i përkushtoheni edhe partnerit edhe familjareve gjate kësaj dite. Do dini si ta ndani mire kohen qe asnjeri te mos mërzitet. Beqaret do përballen me një surprize gjigante qe do iu pëlqejë tej mase. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Financat do jene goxha te mira. Duke iu menaxhuar si duhet ky sektor do ketë veçse përmirësime dhe asnjë lloj problemi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite aspak e favorshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do grindeni me partnerin edhe për gjerat me elementare dhe nuk do pranoni te hapni rruge asnjë çast. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin, por e rëndësishme është qe do ndihen mjaft mire. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi. Kujdes me investimet qe te mos keni tronditje se shpejti.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite tej mase e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Disa persona te trete do kenë ndikim te jashtëzakonshëm tek ju dhe do ju nxitin te debatoni. Beqaret ka mundësi te fiksohen pas personave te martuar dhe shume me te mëdhenj ne moshe se ata. Nëse ne planin financiar i dëgjoni me kujdes te gjitha këshillat qe do iu japin specialistet gjendja ka për te qene e mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, sot mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Nëse kjo lidhje ka ende probleme, mos hidhni asnjë hap sepse mund te gaboni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe pasi personat qe do takojnë nuk do ju pëlqejnë sa duhet. Buxheti ne tërësi ka për te qene i kënaqshëm. Do i kryeni pa asnjë problem shpenzimet e planifikuara.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume ëndërrimtare sot ju te dashuruarit dhe realiteti ka për t’iu dukur me zhgënjyes se asnjëherë tjetër. Po nuk u rikthyet me këmbë ne toke do vuani. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga disa persona, por nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa pa i njohur mire ata. Për menaxhimin e buxhetit me mire merrni këshilla dhe sugjerime nga specialistet pasi vete nuk do ja dilni dot mbanë.

 

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

LEXO EDHE:  Berisha flet për herë të parë për zërat kundër në PD/Ja ç’ndodhi në mbledhje

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: