LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi në STOP/ Pedagogu “thyen” rrjetin

18 Shtator 2019, 21:08, Aktualitet CNA
Denoncimi në STOP/ Pedagogu “thyen” rrjetin

Rasti i pedagogut të Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, i cili i kërkonte favore seksuale studentes në këmbim të ndihmës për të kaluar provimet e prapambetura është ndjekur dhe shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe në YouTube.

Gentian Zenelaj: Përshëndesim të gjithë profesorët që e kryejnë me ndershmëri punën e tyre.

Saimir Kodra: Në fillim fare dua të përshëndes të gjithë shqiptarët që në rrjetet sociale, YouTube dhe në faqen tonë kanë shkuar mbi 500 mijë shikues brenda 24 orëve. Siç e shikoni edhe nga pamjet? Një faleminderit të gjithëve. Jo sepse e transmetuam ne, por sepse përthithët dhe kuptuat mesazhin që duhet të përcjellim. Pra, sot sistemet universitare duhet të jenë ndryshe, pas natës së mbrëmshme. Duhet të jenë ndryshe si në qasjen e pedagogëve, si dhe të studentëve që mungojnë, që duhet të ngelin, pse duhet të kenë  ?alternativa? patjetër nëpërmjet profesorëve të tyre?

Gentian Zenelaj: Mësoni, mësoni, mos bini pre e këtyre shantazheve. Shkoni në shkollë për të mësuar.

Saimir Kodra: Tani ngelemi tek profesorët dhe profesoreshat e nderuara që japin mësim me dinjitet, me ato rroga qesharake që kanë. Një duartrokitje për të gjithë ata.

Gentian Zenelaj: Ju kemi xhan, ju duam fort.

Saimir Kodra: Tani, për hir të së vërtetës, pa qenë i keq, janë shumë pak, megjithatë i përshëndesim.

Gentian Zenelaj: Kanë ik në Gjermani, por sa janë i përshëndesim.

Saimir Kodra: Jo, jo, edhe ata që janë këtu. Se kanë ngel sa gishtat e dorës, por ani he burrë, i përshëndesim tan.

Pedagogu 36-vjeçar i Universitetit ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan, Denis Himçi, ka përfunduar në pranga pasi u shoqërua nga policia mbrëmjen e së martës, menjëherë pas publikimit të videos nga emisioni ?Stop?.

Mbi Himçin rëndojnë të paktën dy vepra penale: ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave, që ushtrojnë funksione publike? dhe ?Korrupsioni pasiv i personave, që ushtrojnë funksione publike?.

Nga ana tjetër, Universiteti i Elbasanit ?Aleksander Xhuvani?, ka  marrë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Në videon e publikuar të martën, pedagogu Himçi shfaqej duke i i kërkuar studentes raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve, që kishte me të dhe kolegët e tij./tvklan.al/

Lajmet e fundit nga