Connect with Us

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Nxënësit e shkollës “Pjetër Budi”, mësim italishteje me detyrim

Denoncim

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Nxënësit e shkollës “Pjetër Budi”, mësim italishteje me detyrim

Publikuar

-

Dhjetëra prindër janë ankuar në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” se fëmijët e tyre po detyrohen të mësojnë si gjuhë të parë italishten. Sipas ankesës, në fillim të muajit shtator u hodh një short, ku klasa e III b përfaqësohej nga një prind.

Prindi “zgjodhi” italishten dhe vetëm disa ditë më pas, prindi e hoqi fëmijën e vet nga klasa që jepej italisht dhe e çoi në anglisht. Drejtori i shkollës thotë se hodhi short dhe se italishtja është me detyrim. Prindërit thonë se klasa jonë ka 33 fëmijë.

“Vetëm dje mësuam se klasa jonë do të bëjë italisht dhe jo anglisht. Jemi kundër, pasi në momentin e shortit ka qenë prindi i një fëmijë”, shprehet znj.Denada Muça, e cila ka firmosur që fëmijët tanë të bëjnë italisht, kurse fëmija i saj të bëjë anglisht.

“Ajo e ka transferuar fëmijën e saj në një klasë tjetër, ku do të bëjë anglisht, kurse për fëmijët tanë zgjodhi që të bëjnë italisht” thonë prindërit.

Sipas tyre, në shkollë është bërë një short, pikërisht në datën 4 shtator 2019. Është mbajtur një procesverbal ku në këtë mbledhje si përfaqësuese e prindërve ka qenë znj.Denada që ka zgjedhur dhe ka rënë pikërisht që kjo klasa të bëjë italisht dhe jo anglisht.

Gazetarët e “Fiks Fare” takojnë kryetaren e këshillit të prindërve, e cila debaton në oborrin e shkollës “Pjetër Budi” me prindër të tjerë. Ata i kërkojnë llogari se përse ka firmosur në emrin e tyre dhe fëmijën e vet e ka transferuar në një klasë tjetër. Znj Denada i thotë se vendimmarrja ka qenë e shkollës.

Gazetari i kërkon një shpjegim, por znj Denada nuk pranon të përgjigjet. Pas disa minutash, zonja thotë se i ka lajmëruar prindërit. Gazetarët e pyesin se përse ka firmosur për fëmijët e tjerë dhe fëmijën e vet e ka transferuar në një klasë tjetër, ajo u thotë se e ka transferuar për problemet e saj. Prindërit takojnë edhe drejtorin e shkollës, i cili u thotë se italishtja është me detyrim, jo zgjedhje.

LEXO EDHE:  Nis viti i ri shkollor/ Ja masat e reja që pritet të marrë policia

Fiksi pyeti edhe drejtorin e shkollës, Albert Zhupa, i cili tha se “1 nga 3 klasat e treta ishte e detyruar të bënte italisht si gjuhë të huaj”.

Sipas tij ka një memorandum midis Ambasadës italiane dhe Ministrisë së Arsimit ku kanë udhëzuar që 10 përqind e orëve të gjuhës së huaj në këtë shkollë duhet ta bëjnë në italisht, pasi kështu është përzgjedhur.

Drejtori pyetet edhe në lidhje me vendimmarrjen, se përse znj Denada Muça ka zgjedhur për klasën e III B, ndërkohë që fëmijën nuk e ka në atë klasë. Z. Zhupa shprehet se në atë kohë pra në 4 shtator 2019 e ka pasur fëmijën në atë klasë.

Pas datës 4 shtator znj Denada e ka hequr fëmijën nga ajo klasë. Sipas tij, kërkesën për transferim e ka bërë që në korrik, por i është miratuar pas datës 4 shtator. E pyesim se prindërit dyshojnë se ka qenë e paracaktuar, dhe ai thotë se jo, pasi është bërë një short i rregullt. Por, në short nuk ka qenë as mësuesja kujdestare për problemet e saj. Sipas tij, ka bërë 3 letra dy anglisht dhe 1 italisht, i ka mbyllur dhe i ka hedhur në tavolinë.

Tre prindërit që ishin në bordin e prindërve të tre klasave kanë marrë nga një letër. Për klasën e III b e zgjodhi znj. Denada e cila mori letrën “italisht”. Dhe disa ditë pas këtij shorti, shkolla “Pjetër Budi” ia heq fëmijën znj. Denada nga klasa e italishtes dhe ia transferon te një klasë anglisht. Fiksi shkoi edhe në Zyrën Arsimore të Tiranës, ku përgjegjësja thotë se ka bërë një verifikim për rastin në këtë shkollë dhe është vendosur që fëmija që është transferuar pasi të vendosej gjuha e huaj të kthehet në atë klasë.

Ndërkohë, për italishten, ajo thotë se ka një marrëveshje mes Ambasadës Italiane dhe qeverisë shqiptare. Dhe, pikërisht këtë “marrëveshje” po e zbatojnë nxënësit e shkollës “Pjetër Budi”./ Top Channel/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi në “Stop”–Kamëz/ Bashkia kthen pyllin në zallishte e jep leje për stallë e thertore!

Publikuar

-

Nga

Më 13 shkurt të 2019-ës emisioni Stop transmetoi ankesën e banorëve të Laknasit, në zonën e quajtur “Plepat e Brukes”, të cilët jetojnë këtu prej 300 vjetësh.Rastësisht mësuan, se bashkia ia dha pyllin me qira një shoqërie, që do ta shndërronte në stallë bagëtish.Për të arritur këtë qëllim, pylli është regjistruar si zallishte. Pas 8 muajsh, banorët shprehen, se në momentin që erdhi Stopi, cdo gjë ishte në rregull, por ditët e fundit pronari Bledar Daci, ka ardhur me polici, që të rrethojë pyllin.Sipas tyre, Daci do ta bëjë thertore dhe stallë derrash, edhe pse është vetëm 1 km larg lumit dhe 2 km larg shtëpive të tyre.Në bashki drejtojnë gishtin nga ish-kryetari, por nuk i japin zgjidhje problemit.Kryebashkiaku aktual Rakip Suli, thotë, se është vënë në dijeni këto 45 ditë, që është në detyrë dhe ka biseduar me subjektin, që t’i pezullojë punimet për disa ditë, sa të shprehet Prokuroria.Unë si kryetar, vijon Suli, nuk kam fuqi ligjore të anulloj lejen e dhënë nga paraardhësi im. Nga ana tjetër, avokati i banorëve, Sinan Tafaj shprehet, se vetë Këshilli Bashkiak, mund ta shfuqizojë atë vendim, nëse ka dëshirën e mirë për t’i ndihmuar këta banorë.

LEXO EDHE:  Çudia në Gjykatën e Apelit/ I padituri është edhe paditës

LEXO EDHE:  "Fiks Fare" denoncon skandalin e vezëve të importuara

Për më shumë ndiq videon e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Raporti i TI-as/ Shqipëria, ndër vendet ku pastrohen paratë e kompanive ‘fantazmë’

Publikuar

-

Nga

Në mesin e vendeve të përfshira në raportin e Transparency International rezulton të jetë edhe Shqipëria.

Në analizën e vlerësimeve të bëra nga Rregullatori botëror kundër pastrimit të parave ‘Forca për Veprimtaritë Financiare’ (FATF) tregon se edhe Shqipëria ka shtigje nëpërmjet të cilave bëhet i mundur pastrimi i parave.

Raporti, i sjellë nga radioja “Zëri i Amerikës”, thotë se dështimi është i lidhur fort me mbështetjen në të dhënat e mbajtura nga bankat.

“Nuk ka kërkesë që të gjithë personat juridikë të kenë një llogari bankare. Nëse një person juridik nuk ka hyrë në marrëdhënie me një entitet raportues, atëherë nuk ka dispozita të tjera ligjore për të siguruar që autoritetet përgjegjëse të kenë qasje në informacionin e saktë dhe më të ri mbi pronësisë”, thuhet në raport i cili u referohet vlerësimeve të vitit të kaluar të Këshillit të Evropës mbi masat që ka marrë Shqipëria për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e aktiviteteve terroriste.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Raporti ‘bombë’/ Kompanitë ‘fantazmë’, në qendër të korrupsionit e pastrimit të parave

Publikuar

-

Nga

Organizata Ndërkombëtare Transparency International, tha të enjten në një raport, se qeveritë po dështojnë të trajtojnë pastrimin e parave dhe mashtrimet ndërkombëtare me taksa, meqë policia nuk i ka mjetet e duhura për të gjetur pronarët e kompanive të dyshuara për veprimtari kriminale.

Sipas VOA, në një analizë e vlerësimeve të bëra nga Rregullatori botëror kundër pastrimit të parave ‘Forca për Veprimtaritë Financiare’ (FATF) tregon se ky dështim është i lidhur fort me mbështetjen në të dhënat e mbajtura nga bankat.

Transparency International thekson se FATF-ja duhet të kërkojë që vendet të krijojnë regjistra qendror të pronarëve të vërtetë të kompanive dhe ato të dhëna të jenë publike, në mënyrë që të lejojnë verifikimin më të mirë të informacionit.

Në raport, thekson radioja amerikane, thuhet se FATF-ja kërkon nga qeveritë të sigurojnë që autoritetet të jenë në gjendje të zbulojnë shpejt se kush janë pronarët e vërtetë ose “përfituesit” e kompanive të regjistruara në territorin e tyre.

Nga 83 vende të vlerësuara nga FATF-ja që nga viti 2014, vetëm një (Trinidad dhe Tobago) ka vepruar në pajtim të plotë me këtë kërkesë. Asnjë vend nuk konsiderohet të jetë “shumë efektiv” në këtë fushë.

LEXO EDHE:  Skandali i Fiks Fare/ Gjykata e Apelit në Shkodër pyet fëmijën 6-vjeçar në shkollë

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Si rekrutohen vajzat për prostitucion në Europë (Video)

Autorja e studimit, Maira Martini, eksperte e organizatës Transparency International tha se “fondet mund të transferohen në sekonda nëpër llogaritë e korporatave bankare ndërsa identifikimi i pronarëve të kompanive të përfshira në korrupsionin tejkufitar, mund t’u marr autoriteteve më shumë se një vit”.

Ajo thekson se, pothuajse pa përjashtim të ashtuquajturat “kompanitë shell” shfaqen ne qendër të rasteve të mëdha të korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Një kompani “shell” apo kompani “fantazmë”, nuk zotëron asgjë por figuron si biznes i ligjshëm që shfrytëzohet më shumë për të fshehur veprimtaritë e kompanive të tjera.

Në vitin 2016, skandali i shkaktuar nga rrjedhja më e madhe ndonjëherë e të dhënave rreth kompanive sekrete në të quajturat Dokumentet e Panamasë, hodhën dritë mbi përdorimin e gjerë të ‘kompanive fantazmë”. Më shumë se 140 zyrtarë publik ishin duke përdorur më shumë se 214 mijë njësi për të fshehur pronësinë.

LEXO TE PLOTE