LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ç'ka sjellë "dashuria e zjarrtë" Rama-Basha?/ Befason Myslym Murrizi

18 Shtator 2019, 19:39, Politikë CNA
Ç'ka sjellë "dashuria e zjarrtë"

“Shtatori i zjarrit apo i marrëveshjes” është tema që po diskutohet në tryezën e emisionit “Arena”, ku ndër të ftuarit e mbrëmjes së sotme është dhe deputeti i PD-së, njëherësh zv.kryetar i Parlamentit, Myslym Murrizi.

Ndërsa foli lidhur me ftesën e sotme për dialog, që kryeministri Edi Ramës i adresoi opozitës, Murrizi komentoi se kjo ishte lëvizje që shqiptarët të kuptonin dashurinë që ka mes Ramës dhe Bashës.

Unë nuk njoh pronar të opozitës kërkënd. Në opozitë ka qejf, kurajo, vullnet, ai që e ndjen veten të nënshtruar dhe të përçmuar nga ai që është në pushtet. Rama nuk ka dashuri me ne. Pas shtatë letrave dhe dy këngëve me kitare, poshtë dritareve me serenatë dashuria e vjetër,tani është drejtuar publikisht, që ta marrin vesh edhe të tjerët përveç shqiptarëve, që ata mbarojnë për njeri-tjetrin. Është një marrëveshje në fuqi akoma, nuk është prishur. Falë kësaj marrëveshjeje kemi kryetar KQZ-je Klement Zgurin dhe Avokate të Popullit, duke mos mbaruar mandatin e tjetrit, Erinda Ballancën. Këta kanë ardhur me marrëveshjen e 17 majit. Këta nuk kanë ardhur aty për hatër të pozicioneve institucionale që kanë pasur, por pas dorës qepalla të 17 majit dhe kaluan në Parlament e erdhën aty ku janë”, artikuloi Myslym Murrizi./CNA.al

Lajmet e fundit nga