Connect with Us

Basha akuza të forta qeverisë/ Do rrisim pagën minimale në 400 euro

Politikë

Basha akuza të forta qeverisë/ Do rrisim pagën minimale në 400 euro

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kongresin e Sindikatave, ka hedhur akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste.

“Në ekonominë tonë të shkatërruar, me zgjedhjet tona farsë, me drejtësinë inekzistente, me krimin dhe bandat, ëndrrat për BE në vend që të afrohen largohen çdo ditë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë dështuar. Në vend të progresit kemi prapakthehu. Në vend të zgjidhjeve ky kryeministër sjell më shumë probleme. Në vend të luftës kundër korrupsionit e ka kthyer korrupsionin në normë.”-tha Basha.

Më tej, kreu i demokratëve ka premtuar se pasi PD të vijë në pushtet brenda gjashtë muajve paga minimale në Shqipëri do të arrijë në 300 euro, dhe deri në fund të mandatit do të rritet në 400 euro.

“Shqiptarët janë një popull i talentuar, punëtor dhe me kushtet e duhura të punësimit dhe me një qeveri që ndihmon punëtorët ne jo vetëm mund t’ia dalim por mund të kapërcejmë edhe pritshmëritë. Na duhet një plan i ri, një mision se si të dalim nga ky kolaps. PD e ka këtë plan dhe së bashku me ekspertët tanë më të mirë ne po bëjmë gati shpalosjen e këtij plani, ku bashkëpunëtor është edhe bashkimi i sindikatave të pavarura të Shqipërisë. Të drejtat e punëtorëve janë e drejta themelore e njeriut. Ne kemi një program për hapjen e vendeve të reja të punës, kthimin e investimeve të huaja. Kemi në plan rikthimin e taksës së sheshtë së bashkë me masat e tjera. Askush në këtë sallë nuk duhet të ketë asnjë dyshim. PD është një parti që beson tek ekonomia, e drejta e punëmarrësve dhe mbrojtja e tyre si themeli i suksesit të një ekonomie  tregu. Sot dua ta them qartë dhe publikisht përkushtimin tonë të parë vendimin e PD për të kaluar brenda 6-mujorit të parë të qeverisjes sonë për të kaluar pagën minimale në nivelin 300 eurove dhe brenda 4 viteve të para në nivelin e 400 eurove.”-shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Basha: Platforma e PD-së përfshin uljen e taksave, hapjen e vendeve të punës, paga të mira

Gjithashtu Basha tha se “Do t’i japim fund koncesioneve korruptive dhe cdo qindarkë që shkon për oligarket dhe pushtetaret, do ta cojmë për rritjen e pagave, pensioneve dhe për të investuar për të ardhmen e fëmijeve tanë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Nga

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Basha sulmon Ramën / Po ndihmon kriminelët të arratisen

LEXO EDHE:  Basha uron Krishtlindjet

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qrnë pjesë e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë.

Kryemadhi tha se ky fakt, e ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptarë do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme“, u shpreh Kryemadhi.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Çiljeta: PD ka 3 vite që s’më fton, për LSI këndova falas

LEXO EDHE:  Orët e narkoshtetit kanë nisur të trokasin mbrapsht

Studimi i fëmijëve të çiftit Meta në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë shpesh shkak që mazhoranca të lëshojë akuza ndaj tyre, për shkak se stili i jetës së zonjës Kryemadhi, nuk përputhet me mënyrën se si ajo bën opozitë dhe faktin se LSI ka qenë në qeveri dy vite më parë, madje ka patur një zëvendësministër Arsimi.
Tashmë, Kryemadhi duket se është penduar tej mase për këto dështime, që kanë bërë që edhe fëmijët e saj të nisen drejt Anglisë dhe ajo ta vuajë shumë këtë fakt.

LEXO TE PLOTE