Connect with Us

Apeli i fortë i gazetares së “Fiks Fare”

Sociale

Apeli i fortë i gazetares së “Fiks Fare”

Publikuar

-

Dje në emisionin “Top Show” në Top Channel, në një panel gazetarësh dhe të ftuarish të Alban Dudushit u diskutua për fillimin e vitit të ri arsimor, shkollat, problematikat e të tjera detaje si këto.

Por, si shumë emisione dhe debate televizive, ku disa gjëra kalojnë pa u theksuar dhe pa u dhënë rëndësinë e duhur, ajo që ra në sy ishte fakti se Erion Kristo, pedagogu dhe gazetari, kërkoi që të kishte shumë emisione të tjera si këto me debat të gjërë për situatën e arsimit në Shqipëri. Atij parashkollor, fillor, të mesëm e më tej.

Gjithashtu edhe vetë Dudushi e pranoi dhe tha se gati e quante veten një “ministër Arsimi”, pasi çdo vit zhvillonte disa debate, disa emisione në lidhje me këtë çështje.

Ajo që ra në sy dhe që ishte ndoshta më e rëndësishme në pjesën mbyllëse të këtij emisioni, ishte deklarata e fortë e gazetares së “Fiks Fare”, dhe zv.kryeredaktores së këtij emisioni, Alisa Mysliu, e cila është njëkohësisht edhe nënë e dy fëmijëve.

Një gazetare me jo pak, por të paktën 16 vite eksperiencë në “Fiks Fare”, një emision investigativo-satiristik, ndoshta nga më të ndjekurit në historinë e medias shqiptare.

Që në hapat e parë të “Fiksit”, Alisa ka qënë gazetare dhe temat që ka trajtuar kanë qënë kryesisht shkollat dhe çështjet sociale.

Deklarata Alisës ishte mjaft e fortë. “Do të doja të ikja nga Shqipëria vetëm për të shkolluar fëmijët”, dhe kur këtë e thotë një gazetare si Alisa, sirenat e alarmit bien fort në Shqipëri.

Ajo theksoi se diskutimi i saj familjar ishte “duhej të qëndronin apo jo në Shqipëri”, një debat me bashkëshortin dhe familjen. Por, e vetmja arsye për të ikur siç deklaroi Alisa, ishte shkollimi i fëmijëve, që edhe një herë vjen si deklaratë apo qëndrim i mbajtur nga një gazetare me 16 vite eksperiencë dhe që ndoshta është nga të paktët që e njeh në “majë të gishtave” situatën e arsimit në Shqipëri dhe e ka parë atë në çdo cep. Jo vetëm nga zyra apo nga qendra e Tiranës, aty ku vinë vërdallë kasetat e bashkive, institucioneve politike, apo shpërndahen nga zyrat e ministrive dhe kryeministrisë.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Pronari i kompanisë tenton të “blejë” vdekjen

Por, në çdo cep të Shqipërisë, nga jugu në veri, Alisa ka shkelur në shkola, i ka parë, i ka vlerësuar, jo me fjalë por me tema konkrete dhe me emisione të zbardhura dhe të transmetuara në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel, gjatë këtyre viteve.

Prandaj, qëndrimi i saj nuki është nga ata që mund të kalohet lehtësisht, kur e thotë dikush që e njeh në detaj, në qelizë problemin. Dhe megjithëse ndodhet në një pozicion pune mjaft të rëndësishëm, në një televizion mjaft të rëndësishëm dhe në një emision nga më kryesorët në Shqipëri, sërish është e gatshme të sakrifikojë gjithçka që shkollimin e fëmijëve ta bëjë jashtë.

Prandaj, ata që flasin këto ditë për arsimin, ditën e parë të shkollës, librat falas apo cilësinë e arsimit në Shqipëri, e mira është të dëgjojnë deklaratën e Alisës dhe të shohin përtej saj. Të shohin tek eksperienca e saj dhe te faktet që ajo di, të shohin tek provat që ajo ka, tek gjithcka ajo ka parë dhe ka prekur në të gjithë Shqipërinë.

Ajo që thotë Alisa është e vërteta e arsimit në Shqipëri dhe alarmi i sirenave nuk ka filluar të bjerë në këtë sezon shkollor, por ka vite që bie në Shqipëri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

1600 mjekë dhe infermierë të rinj/ Manastirliu: Punësim me transparencë në sistemin shëndetësor

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë se 400 mjekë dhe 2200 infermierë janë punësuar në dy vite.
“Punësimi në sistemin shëndetësor publik për mjekët dhe infermierët ka vetëm një kriter: Meritën”. Në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se sistemi shëndetësor po plotësohet me mjekë të përgjithshëm dhe specialistë, që mungonin 5 vite më parë.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshon moti/ Bien ndjeshëm temperaturat, përgatituni për ngrica

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditës së sotme, vendi do të përfshihet nga moti i qendrueshëm.

Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Sipas SHMU, era, do të fryjë nga kuadrati i veriut, mesatare dhe në bregdet e zonat luginore hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë.

Temperaturat, të cilat do të vijnë në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, do të sjellin ngrica përgjatë akseve rrugore deri në zonat e ulëta.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha “sulmon” Top Channel

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Pronari i kompanisë tenton të “blejë” vdekjen

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -6ºC deri në 9ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 16ºC
zonat bregdetare 1ºC deri në 16ºC

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 21 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite shume e bukur ka për te qene ko e sotmja për ju qe keni një lidhje. Pasioni do iu pushtoje gjate gjithë kohës dhe do mahniteni me perkujdesin e atij qe keni ne krah. Beqaret gjithashtu do jene me sensuale dhe do tërheqin pas vetes me shume persona. Askush nuk do iu rezistoje dot. Ne planin financiar do arrini te ruani ekuilibrin dhe situata do vazhdoje te mbetet e mire.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite shume e këndshme do jete kjo e sotmja për ju qe jeni ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do ndiheni gati për te provuar emocione te reja. Beqaret ndryshe nga me pare, sot do jene me te hapur dhe me te guximshëm. Ata do arrijnë edhe te shprehin disa pëlqime. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk do bëni keq po shpenzimet me kujdes e maturi.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Sot, edhe pse do doni t’i shprehni sa me shume ndjenjat qe keni ndaj partnerit, yjet do iu pengojnë. Shpesh do ndiheni keq dhe do vuani brenda vetes. Beqaret do vendosin te njihen me një persona qe kane njohur se fundmi pa menduar se çfarë mund te ndodhe nesër. Problemet financiare te kohëve te fundit do filloje te zgjidhen pak e nga pak. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ju çiftet nuk do keni një dite shumë te mire. Shpesh tensioni do mbizotërojë dhe ju do ndiheni keq. Ne fakt, ashtu si partneri, as ju nuk do bëni asnjë përpjekje për ta ndryshuar situatën. Beqaret do jene shume sharmante dhe mund ta arrijnë ta bëjnë për vete dike. Me financat do jeni mjaft hermetike. Kjo do beje qe gjendja te mbetet e kënaqshme për një kohe te gjate.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ju te dashuruarit do jeni shume pasiononte sot dhe do i kaloni pa problem edhe pengesat e vogla qe iu kishin dale. Ne mbrëmje mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do jene me te gatshëm për te njohur persona, por do mendohen gjate para se te pranojnë propozime. Për financat do jete një dite me fat. Gjerat do ju ecin përherë siç i keni dashur.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Nëse doni qe gjerat ne çift te ecin sa me mire sot, duhet patjetër te bëni durim e te mos thoni fjale te pamenduara. Mendoni me shume për te ardhmen. Beqaret nuk do reflektojnë gjate dhe mund te hedhin menjëherë hapa. Le te shpresojnë qe gjerat do iu dalin për mire. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po bëtë kujdes nuk do keni as probleme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Mos u tregoni posesive sot ju te dashuruarit sepse do futeni ne probleme serioze ne çift. Reflektoni ne heshtje dhe mundohuni te ruani përherë qetësinë. Ju beqareve do ju mungojë takti dhe diplomacia dhe ne vend qe ta afroni do e largoni edhe me tepër nga vetja personin qe pëlqeni. Buxhetin do dini përherë si ta menaxhoni dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e kënaqshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite e këndshme dhe plot ngjyra ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni shume rehat pranë njeri-tjetrit dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin rreziqe vetëm për te ndryshuar statusin sepse kjo nuk do ja vleje. Jupiteri do jete planeti me i favorshëm për financat dhe do ju ndihmoje pafund qe ato te përmirësohen.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot do jete ne interesin tuaj ta trajtoni partnerin me delikatese. Mos u tregoni aspak agresive sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret duhet te tregohen përherë te matur ne mënyrë qe te mos bëjnë gabime. Sot mundësitë për takime do ekzistojnë, por jo te gjitha do jene shume te mira. Me shpenzimet tregohuni sa me strikte qe te mundeni.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ka rrezik qe një krize ne çift t’iu trondite tej mase gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume keq ne disa momente. Nuk do lëshoni pe as ju dhe as ai qe keni ne krah. Beqaret me ne fund do i japin fund vetmisë dhe një etape shume e bukur do filloje për ta. Me financat do keni fat. Pse te mos blini ndonjë bilete lotarie? Ka mundësi qe shumat qe do fitoni te jene goxha te majme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Te dashuruarit do jetojnë ne një ambient te qete dhe plot harmoni. Për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Ata do dine si te joshin dhe si ta ndryshojnë sa me pare statusin e tyre. Ne mbrëmje mund t’iu ndodhe diçka fantastike qe as vete nuk e kishin menduar. Ne tërësi financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është qe te mos tejkaloni limitin e shpenzimeve.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do e forconi edhe me shume lidhjen tuaj sot dhe do e keni me te lehte te flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah. Do kaloni momente shume te këndshme dhe mjaft harmonike. Beqaret do jene me te përkëdhelur nga yjet. Do arrini ta bëni për vete atë qe iu pëlqen prej kohesh. Financat do jene delikate. Ulni menjëherë shpenzimet nëse nuk doni te ngeleni pa asnjë lek.

LEXO TE PLOTE