Connect with Us

Akuzat e PD-së për Mark Babanin/ Prokuroria vihet në lëvizje

Kronika

Akuzat e PD-së për Mark Babanin/ Prokuroria vihet në lëvizje

Publikuar

-

Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme është vënë në lëvizje, pas akuzave publike që Partia Demokratike ka bërë në drejtim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Mësohet se organi i akuzës i ka kërkuar Babanit dorëzimin e shenjave të gishtave, në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë. Kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

LEXO EDHE:  Prokuroria jep detaje për bandën e Habilajve / Ishin në procedim penal që prej një viti, por...

Partia Demokratike pretendohen se socialisti është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.

Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Legalizoi një banesë në kundërshtim me ligjin/ Ish-drejtori i Aluiznit vihet në hetim  

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtori i Aluiznit në Elbasan, Andon Lapa është vënë nën hetim nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik.

Report TV, raporton se sipas policisë, Andon Lapa në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.

Ai  akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-I dënuar me burgim të përjetshëm/ Ekstradohet nga Viena 43-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 43-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Viena drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “vjedhjes me pasojë vdekjen”.

Mësohet se nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Viena, Austri drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Viktor Pelivani, 43 vjeç, lindur në Fier.

Ekstradimi i tij është bërë pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  SHISH padit Prokurorine

LEXO EDHE:  Deputeti Murrizi: PD-ja pa kalë beteje

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Viena u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Viktor Pelivani.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabiten dhe dhunohen pleqte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Sot ne mbremje ne Korce, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

LEXO EDHE:  Deputeti Murrizi: PD-ja pa kalë beteje

LEXO EDHE:  Paloka: Nëse Rama nuk ikën, s’do ketë zgjedhje!

Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE