Connect with Us

A do të anëtarësohet ndonjëherë Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian?

Blog

A do të anëtarësohet ndonjëherë Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian?

Publikuar

-

Nga Tony Fabijančić “The Globe Post”

* Një thënie e vjetër në politikë, thotë se mund të arrihet një konsensul unanim, vetëm nëse bëni që dielli të lindë në perëndim. Dhe kjo thënie, nuk përputhet askund më saktë sesa në Ballkan, veçanërisht gjatë negociatave të pranimit të anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Politikanët në Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëria, njerëzit që ata qeverisin, dhe fuqitë e BE-së që mbikëqyrin procesin, nuk po bien dot dakord mbi afatet apo edhe fizibilitetin themelor të procesit.

Kombet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të plotësojnë së shpejti kërkesat e BE-së, dhe as nuk do të gjejnë një “ilaç magjik” për të gjitha problemet e tyre ekonomike, sociale dhe politike, pasi të jenë bërë pjesë e BE-së, siç e tregon në fakt edhe përvoja e Kroacisë. Serbia është më pranë anëtarësimit se të tjerët.

Ajo mori statusin e kandidates në marsin e vitit 2012, dhe nisi negociatat zyrtare 2 vjet më vonë. Por marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën, do të vështirësojnë hyrjen e saj në BE, dhe ndoshta do ta vonojnë atë përtej datës së synuar, vitit 2025.

Çdo ngjarje e paparashikuar, mund të sabotojë procesin. Dhe kjo ka ndodhur tashmë. Politikani i moderuar i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, u qëllua për vdekje vitin e shkuar jashtë zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut. Ai u eleminua për shkak të mosndjekjes së një linjë më të fortë serbe. Për shembull, ai kishte shprehur mbështetje për një Kosovë të pavarur, dhe kishte bërë deklarata kundër krimit të organizuar.

Problemi është se BE-ja nuk dëshiron të përballet me këtë fenomen, që nuk mundet ta kontrollojë dot asnjëherë. Një shembull i qëndrimit të BE-së ndaj Ballkanit, është deklarata e Johanes Han, komisionerit për politikën e zgjerimit në BE. Han tha se është më i rëndësishëm “eksportimi i stabilitetit në rajon, sesa importimi i destabilitetit në BE”.

Problemi me Serbinë, Kosovën dhe BE-në, është se çdo marrëveshje që përfshin një shkëmbim territorial, dhe kushedi një ditë edhe njohjen e Kosovës si një shtet të pavarur, do të thotë për serbët të “shesin shpirtin” e Serbisë. Dhe pse duhet ta bëjnë këtë serbët?

Shumë serbë, besojnë se kanë lidhje të thella historike dhe “shpirtërore” me Kosovën, dhe ato nuk mund zbehen nga presionet e burokratëve evropianë, apo për shkak të “karotës” së përparimit ekonomik. Rusofilia serbe, ose më së paku lidhjet kulturore, fetare dhe gjuhësore me “vëllain e madh Rus” që janë më të forta sesa ato me Evropën Perëndimore, janë një tjetër arsye për të bërë rezistencë ndaj një afrimi me BE-në.

Nga ana tjetër, kushtet e vendosura ndaj Serbisë për anëtarësimin në BE, mund të sjellin disa pasoja pozitive. Ish zv/kryeministri serb dhe i dënuari për krime lufte, Vojisllav Sheshelj, është ende deputet në parlamentin serb, përkundër një ligji që ndalon qënien në parlament të personave që janë dënuar me 6 muaj burg ose më shumë.

LEXO EDHE:  A mund të shpëtohet Venecia?

Respektimi i sundimit të ligjit, është një test për pranimin në BE, ndaj rasti Sheshelj përbën një gur prove që zyrtarët serbë të respektojnë kërkesat e BE-së në atë front. Fakti që nuk ka ndodhur, sinjalizon se në Serbi ka ende një ndarje rreth procesit të hyrjes në BE, dhe vetë historisë së vendit.

Por Serbia vështirë se është shembulli i vetëm i vështirësisë, që ka Ballkani Perëndimor në plotësimin e kërkesave të vendosura nga BE. Fqinja e saj, Bosnje Hercegovina është një kandidate potenciale për t’u bërë pjesë e BE-së, dhe bashkë me Kosovën, kanë ende një rrugë të gjatë përpara deri sa të vijë koha e pranimit. Ndarja e vendit në sektorët serbë dhe myslimano-kroatë, forcon në thelb ndarjen etnike, dhe liderët separatistë si serbi Milorad Dodik.

Unë besoj se ka burokratë në BE, që merren me bisedimet e pranimit, të cilët e dinë mirë se asnjë nga këto gjëra nuk do të ndryshojë ndonjëherë. Nëse ekziston një ankth në disa vende të Ballkanit Perëndimor, mbi njerëzit e tyre me etni dhe besime të ndryshme, që janë të detyruar të jetojnë bashkë dhe ta tolerojnë njëri-tjetrin, unë dyshoj se një ankth i ngjashëm ekziston edhe në BE mbi qëndrimet “e ndryshme” ideologjike ose politike, mbi ndryshimin që do të sillte në mënyrë të pashmangshme anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit në union.

Ka edhe një problem tjetër. Sa më shumë kohë që do të duhet që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE, dhe sa më të mëdha të jenë pengesat rrugës, aq më shumë i hapet dera depërtimit të Rusisë dhe Kinës në rajon. “China Road and Bridge Corporation” po ndërton rrugë, ura dhe një park industrial në Serbi, si dhe një autostradë nga Serbia në brigjet e Adriatikut në Malin e Zi.

Mali i Zi, ka marrë 809 milion euro hua nga Kina, për të ndërtuar 40 kilometrat e para të kësaj autostrade. Këto para, mbulojnë vetëm 85 përqind të seksionit të pare të rrugës. Pasoja për Podgoricën është rritja e madhe e borxhit publik, rritja e taksave, ngrirja e pjesshme e pagave në sektorin publik, dhe një borxh kombëtar që pritet të arrijë në 80 përqind të PBB-së.

E megjithatë, edhe nëse Mali i Zi dhe vendet e tjera të Ballkanit, do të bëhen se shpejti pjesë e BE-së, ato do të zbulojnë një eksod të madh të të rinjve të tyre, ashtu siç ndodhi në Kroaci. Për çdo vend që sheh nga e ardhmja, një largim i tillë i popullsisë vështirë se është diçka pozitive./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si do ndryshojë peisazhi politik në Ballkanin Perëndimor, pas asaj që ndodhi së fundmi në Malin e Zi?

Publikuar

-

Nga

Nga Sinisa Vukovic & Majda Ruge “European Council on Foreign Relation”

Zgjedhjet parlamentare të muajit të shkuar në Malin e Zi, prodhuan një rezultat historik, dhe për shumëkënd të papritur, që mund të rezultojë tepër domethënës për peizazhin politik të Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë në 30 vjet Demokratska Partija Socijalista (DPS) nuk do të qeverisë vendin.

E udhëhequr nga presidenti i vendit, Milo Gjukanoviç, DPS e ka dominuar skenën politike malazeze që nga zgjedhjet e para shumëpartiake në vitin 1990. Në vend të saj, 3 koalicione të gjera, me platforma të ndryshme politike, kanë arritur të fitojnë 41 vende në parlament, minimumi i nevojshëm për të formuar një shumicë qeverisëse.

Këto koalicione kanë nënshkruar një marrëveshje mbi parimet për koalicionin e ri, që do të përbëhet nga jo më pak se 20 parti. Narrativa dominuese e këtyre tre blloqeve politike është “Jashtë e vjetra, sot me të renë!”. Por një vështrim nga afërt i partive dhe udhëheqësve të tyre, na ofron një panoramë më komplekse, që mund të rezultojë destabilizuese për Malin e Zi dhe rajonin.

Nga këto tre blloqe, më i madhi (Za Buducnost Crne Gore, ZBCG) është një koalicion i gjerë i partive populiste etno-nacionaliste, klerike, konservatore, me një platformë të hapur pro-serbe, pro-ruse, anti-NATO dhe euro-skeptike.

Shumica e udhëheqësve të tyre drejtuan fushatën në favor të ruajtjes së Unionit Shtetëror me Serbinë gjatë referendumit të vitit 2006 për pavarësinë. 27 deputetët e tyre vijnë kryesisht nga Fronti Demokratski (DF), një koalicion ky ku dy udhëheqësit e tij, Milan Knezeviç dhe Andrija Mandiç, janë dënuar secili me 5 vjet burg për krijimin e një organizate kriminale që organizoi grushtin e dshtuar të shtetit të mbështetur nga Rusia, në prag të zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2016.

Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat pro-qeveritare në Serbi, e mbështetën hapur fushatën zgjedhore të DF. Blloku i dytë më i madh në shumicën e re, tubohet rreth një partie relativisht të re populiste, Demokrate Crne Gore (DCG), e udhëhequr nga Aleksa Beçiç.

Ndërsa ky bllok portretizohet nga shumë analistë si një opozitë qytetare, udhëheqësi është një ish-udhëheqësi i forumit rinor të Socijalisticka Narodna Partija Crne Gore (SNP), një parti që ishte zëri kryesor në favor të bashkimit me Serbinë dhe një aleate besnike e Sllobodan Millosheviçit deri në rrëzimin e këtij të fundit në vitin 2000.

Një parti tjetër në këtë bllok është Demos, një parti konservatore e udhëhequr nga Miodrag Lekiç, ish-ambasador i Jugosllavisë në Itali në kohën e Millosheviçit. Ai mbetet një nga kritikët më të fortë të qeverisë në largim, për shkak të vendimit të kësaj të fundit pro sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Koalicioni i tretë dhe linja kryesore e shumicës së ardhshme qeverisëse në parlament, është Ujedinjena Reformska Akcija (URA). Kjo është një parti qytetare, e gjelbër dhe pro-evropiane. Ajo ka vetëm 4 deputetë, të cilët u zgjodhën nga 5.2 për qind e votave.



Pritshmëria e analistëve më optimistë, është që kjo parti të arrijë të mbajë nën kontroll dy më të mëdhatë, një skenar që vihet në dyshim nga shumë të tjerë. Zyrtarisht, krerët e 3 partive që dominojnë secilin bllok, kanë rënë dakord mbi disa parime minimale si themelin e koalicionit të tyre qeverisës.

LEXO EDHE:  Rama po bllokon integrimin europian

LEXO EDHE:  Si u ekzekutuan në Nurenberg kriminelët nazistë të luftës

Ata janë zotuar zyrtarisht të mos tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe të mos dalin nga NATO. Gjithashtu, kanë rënë dakord të formojnë një qeveri teknokratësh, që do të vazhdojë procesin e pranimit në Bashkimin Evropian. Por nuk është aspak e qartë sesi një amalgamë e tillë heterogjene me prejardhje ideologjike konfliktuale, do t’i mbështesë vërtet këto politika.

Rreziqet në këtë kuadër janë disa.

Së pari, do të jetë shumë e rëndësishme të shihen emërimet në sektorin e sigurisë dhe kontrolli i tyre. Nëse DF merr nën kontroll sektorin e sigurisë, qeveria e re mund të jetë e prirur të thellojë lidhjet me shërbimet ruse dhe serbe të sigurisë. Nën një skenar të tillë, qeveria mund të minojë detyrimet e vendit nga anëtarësimi në NATO.

Së dyti, duke pasur parasysh orientimin e theksuar ideologjik të partive më të mëdha drejt Serbisë dhe Rusisë, mbetet e paqartë nëse qeveria e re do t’i përmbahet realisht angazhimeve ndërkombëtare të Malit të Zi. Nën qeverinë e mëparshme, politika e jashtme e Malit të Zi ishte 100 për qind pro BE-së.

Selia e BE-se

Duke marrë parasysh historikun e DF dhe partive aleate, nuk ka gjasa që ato ta ruajnë një kurs të tillë në politikën e jashtme. Kjo mund të ndikojë në çështje të tilla si rinovimi i sanksioneve kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë, në politikat e BE-së mbi Ukrainën, Kosovën dhe çështje të tjera rajonale.

Së treti, qeveria e re ka premtuar të anulojë Ligjin mbi Lirinë e Fesë, që ndër të tjera kërkon regjistrimin zyrtar të Kishës Ortodokse Serbe. Kjo e fundit është i vetmi institucion fetar që nuk është regjistruar në Malin e Zi. Ajo operon në një vakum ligjor ndërsa ndjek si agjendën politike ashtu edhe interesat e saj ekonomike:kisha pretendon pronësinë mbi një sipërfaqe të mëdha toke dhe pasurish të patundshme dhe drejton hotele, restorante, agjenci udhëtimesh, por nuk ka një status zyrtar.

Përveç kësaj, qeveria e re mund të kërkojë të rishikojë Ligjin e Shtetësisë. Nëse kjo ndodh sipas preferencave të DF, ligji i ri do t’u japë mundësi një numri të konsiderueshëm qytetarësh serbë të marrin dy shtetësi në Malin e Zi. Ka shumë pak gjasa që URA dhe blloku i saj i vogël i partive papërvojë, të kenë një kontroll efektiv ndaj dy blloqeve të tjera.

Një skenar i mundshëm është që URA ta braktisë koalicionin, akt që mund të dobësojë aleatët e saj përballë zgjedhjeve të reja që do të shpalleshin në mënyrë të pashmangshme. Nëse malazezët shkojnë sërish në votime, ata mund të kenë të ngjarë të mbështesin blloqet më të mëdha që shfrytëzojnë levat e pushtetit të sapoformuar, mbështetjen e vazhdueshme nga Beogradi dhe fuqinë mobilizuese të Kishës Ortodokse Serbe, dhe kësisoj të krijojnë një pasiguri edhe më të madhe në lidhje me rrugën perëndimore të Malit të Zi./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Në nëntor votoj Trump/ Biden do ishte një “lolo” në duart e ekstremistëve të majtë

Publikuar

-

Nga

Nga Danielle Pletka “The Washington Post”

Në vitin 2016, nuk mendova në asnjë moment të votoja për Donald Trumpin. Sjellja e tij arrogante më dukej si degradimi më i keq i politikës amerikane. Por në vitin 2020, unë mund të detyrohem të votoj për të.

Më dëgjoni. Unë nuk kam shumë nevojë të parashtroj këtu rezervat e mia ndaj Trumpit, postimet e tij agresive në rrjetet sociale, mendjemadhësinë e tij kronike dhe vrazhdësinë që karakterizon në përgjithësi sjelljen e tij.

Gjatë 4 viteve të fundit, si një njollë nafte që bën pis të gjitha ato që prek, vetë Trump ka arritur të errësojë arritjet më thelbësore të administratës së tij, si fokusimi i vëmendjes së botës tek kërcënimi që paraqet Kina për sigurinë globale, dhe për ndërmjetësimin e një epoke të re të paqes në Lindjen e Mesme.

Unë kam frikë nga vendimmarrja kaotike, e diktuar nga personaliteti i vetë Trump. Përbuzja e tij ndaj NATO-s është alarmante, ashtu si dhe lajthitja e tij se ai mund të mbajë nën kontroll udhëheqësit autoritarë. Unë nuk dyshoj se padurimi i tij për të tërhequr trupat amerikane nga misionet e tyre në vende të tilla si Afganistani dhe Iraku, do të inkurajojë konfliktet dhe terrorizmin.

Dhe shqetësohem se qëndrimi i tij çuditërisht izolacionist ndaj tregtisë ndërkombëtare, do ta dëmtojë ekonominë e SHBA-së, dhe do të shpërbëjë mekanizmat tregtarë globalë që gjatë gjysmëshekullit të kaluar i kanë sjellë botës një prosperitet të mahnitshëm, duke nxjerrë qindra miliona njerëz nga varfëria ekstreme.

Por nga ana tjetër unë u trembem akoma më shumë ekstremistëve të së majtës brenda Partisë Demokratike. E nga çfarë duhet të frikësohemi? Unë druhem se ish-zv/presidenti Xho Bajden do të ishte një president lolo, sa për figurë, i paaftë për t’u fokusuar në detyrat e tij dhe për të udhëhequr, një presidenti që do ta drejtonte presidencën me teleprompter, me fjalimet e hartuara nga ideologët e majtë të partisë së tij.

Unë kam frikë se një Kongres  dhe Senat i kontrolluar nga demokratët – një skenar thuajse i sigurt nëse Bajden fiton në nëntor – do të shënonte fillimin e një sulmi ndaj institucioneve që ruajnë demokracinë e vogël.

Këtu mund të përfshihen krijimi i një bashkimi qeveri-parlament me një pushtet të pakufizuar politik; një rritje e numrit të vendeve në Gjykatën e Lartë për të siguruar një super-shumicë liberale; miratimi i masave shkatërruese ekonomike siç është Marrëveshja e Re e Gjelbër; shtetëzimi i kujdesit shëndetësor; çmontimi i kufijve të SHBA-së, dhe zbatimi i masave të frymëzuara nga socialistët, të gjitha këto do të shkatërronin një ekonomi që duhet ende ta marrë veten nga mbyllja për shkak të pandemisë.

Unë kam frikë nga përhapja e zakoneve progresive që po depërtojnë gjithnjë e më shumë në gazeta, programet mësimore të fëmijëve të mi dhe qeverinë time lokale. Unë kam frikë nga bullistët që mendojnë se përfaqësojnë virtytin, të cilët gjithnjë e më shumë po përpiqen të dominojnë ose heshtin ligjërimin publik.

LEXO EDHE:  Video/ Stafi i CNA.al përshëndet Ilir Metën

LEXO EDHE:  Si u ekzekutuan në Nurenberg kriminelët nazistë të luftës

Dhe që i inkurajojnë fëmijët e mi të mendojnë, se të qenit të bardhë është diçka thelbësisht e keqe, dhe se establishmenti i Amerikës është i ngjashëm me mëkatin origjinal. Ndërkohë, kam frikë edhe nga vetë-censura në rritje që po dikton çdo qëndrim të shumë njerëzve.



Të majtët e shohin çdo zgjedhje personale – nga recetat tek stili i flokëve – përmes prizmave të tyre të shtrembëruar të politikës dhe kulturës. Një Uashington i drejtuar plotësisht nga Demokratët, i nxitur nga aleatët e progresistëve në media, pa dyshim që vetëm sa do t’i përshpejtonte këto prirje.

As qasja e Bajden ndaj çështjes së sigurisë kombëtare nuk është më pak shqetësuese. Ndërsa ai premton një ndryshim të mirëpritur të aleancave të SHBA, Bajden ashtu si Trump, do që të tërheqë trupat tona nga Lindja e Mesme dhe Azia e Jugut.

Më keq akoma, ai do të shkurtojë shpenzimet në fushën e mbrojtjes, dhe ka të ngjarë të rinovojë lidhjen e gabuar të dashurisë së administratës Obama me tiranët e Iranit. Pastaj është armiqësia e Partisë Demokratike ndaj shtetit të Izraelit. Mbështetësit e Bajden do të bërtasin me të madhe se historia e kandidatit të tyre është shumë pro-Izraelit.

Por si president, a do të ishte ai aq i fortë sa t’i rezistonte mbështetjes më pak të zjarrtë të Partisë së re Demokratike ndaj shtetit hebre? A ka probleme në të djathtë, me fanatikët e tmerrshëm në të njëjtin nivel me protestuesit e dhunshëm, që kohët e fundit kanë shkaktuar dëme të papara në shumë qytete dhe biznese në SHBA?

Sigurisht që po. Këta racistë që bredhin nëpër rrugë me armë, kanë marrë inkurajimin e heshtur nga Trump. Por ato nuk përfaqësojnë rrymën kryesore të Partisë Republikane, apo bazën më të gjerë të anëtarëve të kësaj partie.

Një vit më parë, mendova se Partia Demokratike ishte e izoluar nga e majta ekstreme. Por sot nuk mendoj kështu. Pasi mendimi i partisë sot drejtohet nga senatorët Berni Sanders, Elizabet Uorren, Aleksandria Okasio-Kortez, dhe Rashida Tlaib, që dikur ishin në periferinë e politikës së brendshme të PD.

Me Donald Trump, unë e di se çfarë po marr. Për mirë apo keq, ai e drejton administratën e tij. Unë shqetësohem më shumë për paaftësinë dhe lëkundjet e tij, sesa për çdo tendencë diktatoriale.

Por nga ana tjetër, unë jam gjithnjë e më e bindur se ajo që shoh tek Xho Bajden, të cilin e kam takuar për herë të parë në vitin 1992, dhe që e besoj se është një njeri i mirë, do të ishte thjesht fasada e një administrate, e mbështetur plotësisht nga Senati dhe Kongresit, me një axhendë që do të dëmtonte seriozisht SHBA-në.

Ekstremizmi gërryes i krahut të majtë, do të ishte një gangrenë për kombin. Pavarësisht gjithë të metave të tij, Trump mund të jetë një digë midis demokracisë sonë të papërsosur, dhe tiranisë së të majtës së ringjallur./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Ku është më e rrezikuar jeta në botë?

Publikuar

-

Nga

Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët janë edhe më të rrezikuarit nga katastrofat. Se si përballohet një katastrofë varet shumë nga kapacitetet e një shteti dhe shoqërie.

Pandemia e Coronës e ka rritur edhe më shumë gjendjen e rrezikshmërisë për migrantët. Ajo e ashpërson edhe më shumë jetesën e afër 80 milionë refugjatëve dhe të dëbuarve të prekur nga krizat dhe eksodi në të gjithë botën, që edhe pa pandeminë është e vështirë, thuhet në raportin e OKB-së për rreziqet për vitin 2020. Sidomos më të prekurit nga mbyllja e kufijve janë punëtorët sezonalë, shkruajnë autorët e studimit, që publikohet nga Aleanca “Zhvillimi ndihmon” e Universitetit Ruhr në Bochum.

Çdo vit ky raport publikon një listë ku janë renditur të gjitha vendet e botës në bazë të shkallës së rrezikshmërisë. Edhe këtë vit në krye qëndron shteti ishullor i Paqësorit, Vanuatu. Vendi i dytë më i rrezikuar në botë është Tonga, e ndjekur nga Antijet e Vogla. Vendet me rrezikun më të vogël statistikor janë si në vitin e kaluar Katari dhe shteti i BE, Malta. Gjermania bën pjesë tek 20 vendet më pak të rrezikuara. Këtu renditen kryesisht vendet europiane, por edhe shtete si Arabia Saudite dhe Egjipti.



Shtetet Ishullore të Paqësorit, si Tonga, Fidxhi apo Vanuatu janë të rrezikuara shumë nga katastrofat

LEXO EDHE:  A e vrau KGB-ja shkrimtarin nobelist francez Albert Kamy?

LEXO EDHE:  A e vrau KGB-ja shkrimtarin nobelist francez Albert Kamy?

Koncepti i rrezikshmërisë në raport merr në konsideratë si ekspozimin ndaj rrezikut, që do të thotë, se sa i rrezikuar është një rajon apo një vend nga disa katastrofa natyrore. Por nga ana tjetër shihet edhe aftësia e një shoqërie për të përballuar katatrofat. Kështu shtetet me një ekspozim të njëjtë ndaj rrezikut, mund të kenë renditje të ndryshme, për shkak të cilësisë së infrastrukturës publike, situatës së banimit mesatarisht, përgatitja në përballimin e katastrofave dhe sistemi shëndetësor. Shumë vende afrikane nuk marrin shumë pikë në këto kategori, ato janë të rrezikuara nga pozicioni gjeografik, por edhe nga mungesa e kapaciteteve.

Një ndikim të veçantë ka ndryshimi i klimës. Në studim thuhet, se kjo ka ndryshuar shpeshtësinë dhe intensitetin e stuhive, përmbytjeve apo thatësirës. Si pasojë rritet edhe presioni i migrimit. Kur dhe nëse një person e “bën hapin vendimtar” dhe braktis vendlindjen, kjo nuk varet vetëm nga faktorët e jashtëm. “Një rol të madh luajnë edhe faktorët socialë, mbrojtja nga komuniteti dhe situata individuale financiare.” Autorët e përpilimit të raportit botërore theksojnë përgjegjësinë e vendeve më të pasura që vetë emetojnë shumë gaz karbonik. Ato jo vetëm duhet të ofrojnë mjetet për t’u përshtatur me ndryshimet e klimës, por duhet të ofrojnë edhe pagesa kompensimi për dëmet e klimës të shkaktuara ndërkohë./ DW

LEXO TE PLOTE