Connect with Us

25 vjet pas mbytjes së tragetit Estonia/ Tragjedia që iu mori jetën 852 personave 

Bota

25 vjet pas mbytjes së tragetit Estonia/ Tragjedia që iu mori jetën 852 personave 

Publikuar

-

Para 25 vjetësh u mbyt në Detin Baltik trageti “Estonia”. 852 vetë humbën jetën. Tragjedia më e rëndë detare në Europën e pas luftës ende nuk është zbardhur plotësisht.

Mbytja e “Estonias” më 28 shtator 1994 konsiderohet si tragjedia më e madhe detare në historinë europiane të pasluftës. Rrugës nga Estonia për në Suedi trageti hasi në stuhi në Detin Baltik. Kapaku i bashit të anijes u ça, uji vërshoi në kuvertë dhe brenda pak minutash anija u fundos duke marrë me vete në thellësi të detit 852 vetë, që humbën jetën, ndër ta 501 suedezë dhe 284 estonezë.

Një përgjegjës apo fajtor për fundosjen e tragetit nuk u gjet. Mos vallë kapiteni pati udhëtuar me shpejtësi të lartë në stuhi? Mos vallë anija ishte e papërshtatshme për t’i bërë ballë detit Baltik të trazuar? Të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave ngritën padi më 1996 duke kërkuar dëmshpërblim prej kantierit detar Meyer në Papenburg, që e kishin konstruktuar këtë anije si dhe Shoqatës franceze të Kontrollit Teknik Bureau Veritas, që i kishin dhënë licencën e lundrimit tragetit „Estonia. Para një gjykate në Nanterre pranë Parisit 1.100 paditës kërkojnë 41 milionë Euro dëmshpërblim. Në korrik kërkesa e tyre u hodh poshtë.

Kent Härstedt është 54 vjeç, socialdemokrat që në rininë e tij, politikan dhe diplomat. Në vitin 1995 ai shkroi një libër për ngjarjet në Estonia („Det som inte kunde ske” – Ajo që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë). Ai ka thotë, se „atë natë nuk do ta harroj kurrë”, Kujtimi mund të të rikthehet papritur, thotë ai. Sa herë Kent Härstedt është në ujë i ndodh kjo. E kësisoj ai kthehet sërish në vitin 1994, si pasagjer në tragetin Estonia, që lundronte nga Talini për në Stockholm. Eshtë 28 shtator.

Në orën 01.22 kapiteni i Estoniasjep njësinjal emergjence. Anija ka hasur në stuhi të fortë, papritur çahet kapaku i bashit. Estonia brenda pak minutash mbushet me ujë dhe fillon të fundoset. Në këto çaste Kent Härstedt ndodhet në barin e tragetit. „Anija batoi në njërën anë. Ishte një shok i madh për ne të gjithë. Fillimisht ne të gjithë u përpoqëm të hidhemi prej anijes në ujë të ftohtë drejt atyre pak platformave të shpëtimit që ishin në dispozicion. Më pas na u desh të mbijetojmë në këta ishuj shpëtimi. Ata që të nesërmen ende ishin gjallë u shpëtuan nga një helikopter. Në këtë moment shumica prej nesh në ishullin e shpëtimit ishin pothuajse të ngrirë. Nga 20 vetë vetëm gjashtë jetonim ende.”

852 njerëz të mbytur, emrat e të cilëve janë skalitur sot në një monument përkujtimor. Emra njerëzish nga një duzinë vendesh. Kjo është katastrofa më e madhe detare në Europë përgjatë shekullit të kaluar.

Estonia-Untergang | Gericht entlastet Meyer Werft (picture-alliance/dpa/TT/S. Stjernkvist)Henning Witte

Hetime jo të plota

LEXO EDHE:  I pari në botë/ Ky është shteti evropian që ofron transport publik falas

Një hetim në vitin 1997 rezulton, se parametrat e mbylljes së kapakut të bashit të anijes kanë qenë mjaft të dobët. Rregullat e sigurisë për tragetet e Detit Baltik tashmë janë forcuar, por nxjerrja e gërmadhës së anijes nuk është bërë.

Ky ishte gabim, mendon Henning Witte. Avokati gjermano-suedez e ka të vështirë të shkëputet prej rastit Estonia edhe gjatë kohës së lirë. Witte ka mbrojtur të afërmit e viktimave në gjykatë dhe ka hulumtuar edhe vet për rastin. Ai i konsideron të pamjaftueshme hetimet e kryera deri tani në gërmadhën e anijes. „Platforma e bashit që çahet, uji vërshon në kuvertë, batim në anën e timonit dhe Estonia fundoset. Në një rast të tillë  natyrisht duhet ta dish, se si qëndron puna me hambarin e makinave: A kanë qenë kamionët të lidhur mirë? Por mungojnë filmime zyrtare të pjesës së brendshme të hambarit të automjeteve. Ne themi, se duhet të bëhen sërish zhytje për të hetuar, pavarësisht që ka kaluar shumë kohë.”

Pas kapakut të bashit mungonte izolimi hermetik ndaj ujit. Megjithatë as kantieri gjerman dhe as kontrolli teknik francez nuk e kanë marrë përgjegjësinë, ankohet avokati. „Platforma e ngritur konsiderohej si hermetike ndaj ujit. Por kjo mund të vlente për një qarkullim përgjatë bregdetit e jo në det të hapur. Në këtë rast Bureau Veritas duhej të kishte reguar me një Stop! Me këtë parametër anija nuk është e aftë për të dalë në det të hapur, përpara daljes në det do duhej vendosur shtresa izoluese.”

Por kolegët e Wittes dështuan këtë verë sërish para gjykatës franceze me kërkesën për dëmshpërblim prej shoqatës së kontrollit teknik të anijes. Ata në emër të më shumë se 1000 të mbijetuarve dhe të afërmve të viktimave patën kërkuar rreth 40 milionë Euro dëmshpërblim.

Për Kent Härstedt paraja nuk është kaq e rëndësishme se sa e vërteta për katstrofën e Estonias. I mbijetuari, prej shumë vjetësh deputet në parlamentin suedez, rrëfen për hamendësime, se një bombë e pat shkaktuar fundosjen e anije, e vendosur nga shërbime sekrete apo terroristë. Ai apelon: „Le të kërkojmë një herë bashkarisht me themel. Kjo mund të ndihmonte edhe për t’u dhënë fund teorive të komplotit. Për një shoqëri demokratike nuk është mirë, kur përhapen të tilla dyshime. Unë besoj, që një hetim i mirëfilltë do të ishte mirë për të gjithë ne.”

Ai mendon se me këtë do të vendosej drejtësia edhe kundrejt 852 vetëve, që humbën jetën atë ditë shtatori para 25 vjetësh në Detin Baltik./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Nxirrnin pasaporta për kriminelët shqiptarë/ Arrestohen 6 policë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Policia greke ka arrestuar 6 oficerë, pasi lëshonin pasaporta e letër-njoftime për kriminelë të dënuar ose të shpallur në kërkim.

Oficerët e policisë përfitonin dhjetëra mijëra euro nga personat e kërkuar edhe për vrasje, duke u dhënë atyre pasaporta të rreme dhe duke i ndihmuar në ngritjen e bizneseve në zonë.

Për “rastet e vështira” ata kërkonin deri në 40,000 euro. Në total, janë 33 persona të akuzuar si përfshirë në këtë rrjet, midis tyre edhe gjashtë oficerët e policisë përfshirë edhe një eficere femër, të cilët shërbenin në departamentin e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës si Pagrati, Vrilissia, Elefsina, etj.

Sipas aktakuzës, oficerët e policisë lëshuan dhe furnizuan me pasaporta të huajt, kryesisht kriminelë shqiptarë. Arrestimet e tyre erdhën pas dy vitesh hetime nga Zyra e Brendshme e policisë greke.

LEXO EDHE:  Foto+video/ Pamjet ekskluzive nga tragjedia në Genova

LEXO EDHE:  Tragjedia me dy të vdekur në Tiranë/ LSI zbulon përgjegjësit

Oficerët e policisë dhe bashkëpunëtorët e tyre lëshuan pasaporta për shqiptarët, ku në disa raste ndaj tyre kishte edhe urdhër-arresti evropian ose të tjerë që dëshironin të bënin biznes në Greqi duke vendosur xhamat e dyqaneve. Kjo veprimtari gjeneroi fitime të mëdha, pasi tarifa shkonte nga 5,000 deri në 40,000 euro për rast.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

BE-ja pranë vendimit për një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në biseda telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një njoftim të zyrës së zotit Borrell thuhet se gjatë bisedave ai theksoi se “emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së”, raporton radioja amerikane VOA. Sipas të cilës:

Ai ritheksoi se “mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i bisedimeve Beograd-Prishtinë’, thuhet në një komunikatë të zyrës së zotit Borrell.

Por, ai nuk ka përmendur ndonjë emër që mund të jetë në postin e të dërguarit të posacëm. Deri tash emri më i përmendur është ai i ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Më herët zoti Borrell kishte deklaruar se në atë post duhet të jetë “dikush që e njeh rajonin”, ndërsa ministri Lajçak as nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë që ai të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:  Trageti “Norman Atlantic”/ Humbin jetën dy marinarë shqiptarë

LEXO EDHE:  Foto+video/ Pamjet ekskluzive nga tragjedia në Genova

Propozimi duhet të miratohet nga të gjitha vendet e bllokut mes të cilëve ka rezerva rreth zotit Lajçak, i cili sikurse zoti Borrell, ish ministër i Jashtëm i Spanjës, vjen nga një prej pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ideja për një përfaqësues të posaçëm ishte hedhur që në vitin e kaluar pasi që departamenti amerikan i Shtetit emëroi zotin Mathew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ndërsa më pas presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin Richard Grenell të dërguar të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ideja u fuqizua sivjet, meqë Bashkimi Evropian u ndje i lënë anash pasi që ambasadori Grenell siguroi dy marrëveshje për linjën ajrore, linjën hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen evropiane.

Procesi i bisedimeve i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian i filluar që në vitin 2011 janë pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Përballë angazhimit energjik amerikan, Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces.(b.a.)

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Xhamajka përgënjeshtron njohjen e pavarësisë së Kosovës/ Pacolli: Ambasadorja Çitaku duhet të japë llogari

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme xhamajkane, Kamina J. Smith ka përgënjeshtruar lajmin se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, pas këtij përgenjeshtrimi nga Xhamajka, ka ardhur një reagim i ashpër nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Fitore Pacolli.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli theksoi se nëse lajmi është i pavërtetë, ambasadorja kosovare Vlora Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë.

“Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari. Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.”-shkruan Pacolli.

LEXO TE PLOTE