LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlerësimi i ndërkombëtarëve/ Grida Duma kundërshton Lulzim Bashën

17 Shtator 2019, 19:44, Politikë CNA
Vlerësimi i ndërkombëtarëve/ Grida Duma kundërshton

Grida Duma, ish deputetja e listës Basha, ka qenë pjesë e tryezës së intervistës në studion e lajmeve të TV “Ora News”, ku ka folur për situatën e rendë politike dhe përpjekjet e opozitës për të rrëzuar nga pushteti qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për këtë të fundit Duma tha se aksioni i opozitës së bashkuar nuk ja doli të finalizohej me dorëheqjen e Ramës si kryeministër, e megjithatë e konsideroi fitore për opozitën faktin që në vitin e gjashtë të qeverisjes së Ramës janë në diskutim zgjedhjet e parakohshme.

Po ashtu, ndryshe nga Lulzim Basha, që në jo pak dalje publike ka goditur qëndrimin e ndërkombëtarëve,  Duma ka vlerësuar se, me raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkombëtarët na kanë dhënë një shans tjetër për ndërtimin e disa rregullave të lojës.

“Sa i përket fitores mendoj që jemi ende në sistuatën që nuk e masim dot. Jemi në vitin e 6 të qeverisjes Rama dhe po diskutojmë për zgjedhjet e parakohshme. Është një situatë e panjohur dhe si e tillë e paparashikueshme. U nda përceptimi se pozita dhe opozita janë njësoj.Një nga gjërat që ne gjithmonë duhet të mbajmë mirë në konsideratë është energjia e partnerëve strategjikë të cilët janë lodhur për të ndërtuar këtë sistem në Shqipëri dhe kërkojnë sistem me rregulla loje. Ndërkombëtarët pas raportit të OSBE-ODIHR na kanë dhënë dhe një shans tjetër për ti pasur në mbështetje absolute për të ndërtuar disa rregulla loje.Padyshim i kemi vendosur në vështirësi duke i bërë të kuptojnë një kontradiktë, të dalësh nga sistemi për të ndërtuar një sistem”, ka vlerësuar Duma./CNA.al

Lajmet e fundit nga