LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kapën me drogë në makinë/ Arrestohen dy të rinj në Sarandë

17 Shtator 2019, 15:27, Kronika CNA
U kapën me drogë në makinë/ Arrestohen dy të rinj

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim për ?Prodhim dhe shitje narkotikësh?.

Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Xh.K., 21 vjeç, banues në Sarandë dhe S.L., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 19-vjeçari me inciale D.A., banues në Konispol.

Blutë raportojnë se seksioni për Hetimin e Krimeve Sarandë ka bërë të mundur kapjen e këtyre shtetasve në lagjen nr.4 pranë repartit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa.

Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër për ?Prodhim dhe shitje narkotikësh?.

Arrestohen shtetasit:

Xh. K., 21 vjeç, banues në Sarandë.

S. L., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Procedohet në gjendje të lirë shtetasi:

D. A., 19 vjeç, banues në Konispol.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Sarandë kanë bërë të mundur kapjen e këtyre shtetasve në lagjen nr.4 pranë repartit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga