Connect with Us

Trafik droge dhe armësh/ Arrestohen dy të rinj në Shkodër

Kronika

Trafik droge dhe armësh/ Arrestohen dy të rinj në Shkodër

Publikuar

-

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Greça” duke arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim. Në pranga u vunë shtetasit: Rrenest Peçi, 23 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe dhe Markeljan Peçi, 21 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.

Për këta dy shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Më datë 10.03.2018, dy shtetas nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, në vendin e quajtur Shkalla e Selcës, kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike (cannabis sativa), armë dhe municione, por pasi janë hasur nga shërbimet policore, duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin malor janë larguar duke i braktisur ato.

LEXO EDHE:  Korrupsioni në Universitetin e Shkodrës/ Pezullohen dy pedagogë, priten arrestime të tjera

Nga Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në bazë të informacioneve policore mbi personat e dyshuar, për një periudhë 18-mujore ka vazhduar hetimi për mbledhjen dhe sigurimin e provave ligjore për autorësinë e këtij rasti dhe nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore u arrit që të dokumentohet ky rast trafikimi.

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar 74 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri dhe fishekë luftarakë.

Materialet u referuan në Prokurorinë për Krime të Rënda për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë!”/ Shokon avokati i Marsidës

Publikuar

-

Nga

Edmond Petraj, avokati i Marsida Qatjas ka mohuar që ngjarja e Kavajës të ketë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas tij, 41-vjeçari Dritan Haxholli ka qenë aq problematik sa dhe policia kishte frikë ta arrestonte.

“Ai person lëvizte prej kohësh me armë, kishte frikë ta arrestonte policia. Ka qenë kaq problematik. Po të shikoni dhe skedën e tij, ka qenë një person plot me probleme. Nuk është vetëm rasti i kësaj, i ngeci në derë. Ka raste të tjera që ka ngacmuar femra”, tha avokati.

LEXO EDHE:  Të shtënat në Elbasan/ Policia në ndjekje të autorit

LEXO EDHE:  Lëvizte me armë pa leje/ Arrestohet 35 vjeçari

Por ndërsa hodhi poshtë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, u përball me penalistët për sasinë e kokainës së gjetur në banesë.

“Po çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë kokainë, nuk ishin tonelata”, u shpreh avokati Petraj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Haxhollin e futën në kurth”/ Klodiana Lala zbardh faktet tronditëse

Publikuar

-

Nga

“Dritan Haxhollin ata e kanë futur në kurth. E kanë thirrur brenda dhe për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, situata ka dalë jasht kontrollit”.

Kështu u shpreh Klodiana Lala duke iu referuar ngjarjes së Kavajës.

Sipas saj Bledar Toçi ka shkuar në spital duke e ngarë vetë makinën ndërsa hodhi dyshime se mund të jetë vetëplagosur.

LEXO EDHE:  Korrupsioni në Universitetin e Shkodrës/ Pezullohen dy pedagogë, priten arrestime të tjera

LEXO EDHE:  Tjetër goditje kundër trafikut të drogës/ Në pranga pesë persona

“Krimi në vetmbrojtje ndodh kur unë hyj në shptëpi dhe gjuaj direkt. Krimi është raportuar 15 minuta më vonë. Pra kanë qëndruar bashkë.

Në dosjen e Pkurorisë  thuhet se Toçi ka shkuar në spital duke ndarë makinën. Sa vetë vetplagosur përtë kamufluar ngjarjen.” Theksoi Lala në  emisionin “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditëse/ Hidhet nga pallati një person, gjen vdekjen e menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se një 47-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasi Y. K, i cili dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Informacion Paraprak
Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE