Connect with Us

Sherr mes disa personave/ Humb jetën 29-vjeçari

Kronika

Sherr mes disa personave/ Humb jetën 29-vjeçari

Publikuar

-

Një 29-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thika mes disa personave në Dibër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Sllatinë.

29-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se në lidhje me ngjarjen në fjalë janë arrestuar si autorë të dyshuar, tre persona, mes të cilëve dy vëllezër.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit,  ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos  me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.

Kapen dhe arrestohen në kohë rekord  tre shtetas, ndër to dy vëllezër,   autorë të dyshuar  të ngjarjes.

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç,  dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin  M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit,  në bashkëpunim me vëllain e tij,  ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç,  ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

LEXO EDHE:  Suharekë, policia konfiskon armë në dy vendndodhje

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera,   janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :

Q.P,  banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit  D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policise.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë!”/ Shokon avokati i Marsidës

Publikuar

-

Nga

Edmond Petraj, avokati i Marsida Qatjas ka mohuar që ngjarja e Kavajës të ketë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas tij, 41-vjeçari Dritan Haxholli ka qenë aq problematik sa dhe policia kishte frikë ta arrestonte.

“Ai person lëvizte prej kohësh me armë, kishte frikë ta arrestonte policia. Ka qenë kaq problematik. Po të shikoni dhe skedën e tij, ka qenë një person plot me probleme. Nuk është vetëm rasti i kësaj, i ngeci në derë. Ka raste të tjera që ka ngacmuar femra”, tha avokati.

LEXO EDHE:  Policia paralajmëron studentët/ Do të merren masa për shkeljet e ligjit

LEXO EDHE:  Pas Elbasanit dhe Vlorës policia mësyn Fierin/ Policia sekuestron 16 makina dhe arreston 2 persona

Por ndërsa hodhi poshtë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, u përball me penalistët për sasinë e kokainës së gjetur në banesë.

“Po çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë kokainë, nuk ishin tonelata”, u shpreh avokati Petraj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Haxhollin e futën në kurth”/ Klodiana Lala zbardh faktet tronditëse

Publikuar

-

Nga

“Dritan Haxhollin ata e kanë futur në kurth. E kanë thirrur brenda dhe për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, situata ka dalë jasht kontrollit”.

Kështu u shpreh Klodiana Lala duke iu referuar ngjarjes së Kavajës.

Sipas saj Bledar Toçi ka shkuar në spital duke e ngarë vetë makinën ndërsa hodhi dyshime se mund të jetë vetëplagosur.

LEXO EDHE:  Dhunon policin/ Në pranga 28-vjecari

LEXO EDHE:  Grabitja me armë/Policia gjen automjetin e vjedhur, por jo autorin

“Krimi në vetmbrojtje ndodh kur unë hyj në shptëpi dhe gjuaj direkt. Krimi është raportuar 15 minuta më vonë. Pra kanë qëndruar bashkë.

Në dosjen e Pkurorisë  thuhet se Toçi ka shkuar në spital duke ndarë makinën. Sa vetë vetplagosur përtë kamufluar ngjarjen.” Theksoi Lala në  emisionin “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditëse/ Hidhet nga pallati një person, gjen vdekjen e menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se një 47-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasi Y. K, i cili dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Informacion Paraprak
Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE