Connect with Us

Raporti me arsyet për ta shkarkuar Metën

Opinione

Raporti me arsyet për ta shkarkuar Metën

Publikuar

-

rama dergon meten ne kushtetuese

Nga Mero BAZE

Komisioni i Venecias, i cili po shqyrton kërkesën e Parlamentit të Shqipërisë për shkarkimin e Ilir Metës, ka marrë një raport prej 55 faqesh nga Ilir Meta, i cili e përshkruan situatën para 30 qershorit, jo vetëm në mënyrë tërësisht të njëanshme, por duke censuruar ngjarjet kryesore politike dhe qëndrimet ndërkombëtare, që bënë të mundur të realizohej 30 qershori.

Dhe kur një president gënjen zyrtarisht në një raport të publikuar në faqen e vet zyrtare, atëhere nuk ke çfarë kërkon më tej në arsyet për ta shkarkuar atë.

Së pari, Ilir Meta nuk ka përfshirë në raportin e tij zyrtar, faktin që ai ishte palë me opozitën për mos pjesmarrje në zgjedhje. Ai jo vetëm që nuk ishte mbi palët, por ishte frymëzuesi i mos pjesmarrjes në zgjedhje.

Përpara se të fillonte fushata zgjedhore, ai ishte angazhuar në beteja personale kundër qeverisë, në lojëra politike antikushtetuese për mos dekretim ministrash dhe mos dekretim të shkarkimit të ministrit të Jashtëm, në përpjekje për ta përdorur postin e Presidentit, si mjet për luftë politike dhe diversion kundër shumicës.

Këtë nuk e ka në raport.

Së dyti, Ilir Meta e paraqet vendimin e tij për shtyrje të zgjedhjeve, si një përpjekje për të shmangur dhunën, ndërkohë që ishte e kundërta. Dekreti për shtryrjen e zgjedhjeve u përdor si krye-arsye për dhunën e opozitës dhe vetëm pas 8 qershorit, kur Ilir Meta bëri dekretin e anulimit të 30 qershorit, opozita me dekretin e tij në dorë, ju sul KZAZ-ve, dogji shkolla dhe sulmoi materialet zgjedhore, duke e konsideruar dhunën legjitime. Pra Ilir Meta nuk shmangu dhunën, por frymëzoi dhe legjitimoi dhunën politike me dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve. Dhe këtë nuk e ka në raport.

Së treti, Ilir Meta nuk përshkruan në raport mbështetjen ndërkombëtare për 30 qershorin. Ai i referohet vetëm një lobisti të PD, që është kryetar i grupit parlamentar të CDU, që paska thënë se shtyrja e zgjedhjeve nga Ilir Meta mund të krijojë hapësirë të re, por ai ka censuruar në raport qëndrimin zyrtar të SHBA, qëndrimin zyrtar të Bashkimit Europian, përfshi dhe kancelares Merkel, dhe qëndrimin zyrtar të OSBE, që kërkonin që zgjedhjet të bëheshin më 30 qershor.

Ai po ashtu ka harruar të pasqyrojë faktin që ka sulmuar hapur SHBA, Bashkimin Europian dhe OSBE, si president i Shqipërisë, dhe banda të tij kanë terrorizuar dhe ambasadorin e OSBE në Tiranë, duke i shkuar tek shtëpia.

LEXO EDHE:  “Shekulli” i përgjigjet Mero Bazes: Pse u divorcua me Berishen?

Kjo tregon shumë për betejën e tij personale dhe politike kundër 30 qershorit dhe keqpërdrimin e postit të Presidentit, duke shpallur aleatët strategjikë të Shqipërisë, si armiq të saj.

Falë këtij qëndrimi perëndimor të SHBA, BE e OSBE, Ilir Meta u trajtua si Maduro dhe u injorua, duke shpëtuar Shqipëria. Kjo mungon në raport.

Së katërti, Ilir Meta ka harruar të pasqyrojë në raport faktin që të gjitha arsyet që ai thotë pse nuk mund të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor, vlenin dhe për të mos u bërë më 13 tetor, pasi edhe ato do të ishin zgjedhje të njëanshme, vetëm nga njëra palë dhe ishte një datë e vendosur pa marrë konsesusin e palëve.

Kjo tregon se Presidenti nuk po kujdesej për konsensusin, por për t’i vënë flakën Shqipërisë, me shpresë se pas kësaj do të mbaronte makthi i tij për gjërat që po shkonin jashtë kontrollit të tij dhe Sali Berishës.

Së pesti, çka është dhe më e rëndësishme, në të njëjtën ditë që Ilir Meta bën publike gënjeshtrat e veta për 30 qershorin si president “konsensual”, në të njëjtën ditë publikon në faqen e tij zyrtare thirrje për përmbysje politike në Shqipëri nën moton “O sot, o kurrë”, që pasqyron më shumë gjendjen e tij depresive dhe makthin politik, se sa pozicionin e Presidentit të Republikës.

Ndaj mendoj se raporti që ai ka bërë publik është një arsye më shumë për ta shkarkuar, pasi reflekton edhe përpjekjen për të gënjyer zyrtarisht, duke fshehur të vërtetën që është ende e freskët.

Dhe i bën nder ta shkarkosh si president që i ka shpallur luftë shtetit. Se realisht, nëse e shikon si është katandisur, atë mund ta shkarkosh edhe si president që turpëron shtetin.

Do të mjaftonte videoja e tij me qenin nga Bosnja, videon me macet nga Lalzi, videot me brekë me Çim Pekën nëpër male, apo paralajmërimin për tërmetin apokaliptik, dhe çdo gjë që dëshmon lajthitjet e tij psiqike, për ta shkarkuar si President që na turpëron.

Por kjo do ta rëndonte më shumë shtetin shqiptar. Më mirë të iki si njeri që tentoi të vrasë shtetin, se sa siç është realisht, një njeri që nuk e përballoi dot qënien në krye të shtetit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bledi Mane/ E dashur Majlinda Bregu…

Publikuar

-

Nga

Në dhjetor të vitit 1990 mbusha 6 vjeçe e teksa po festoja datëlindjen te Kopshti i Fëmijëve në Rrugën Budi, jo vetëm unë por edhe fëmijët e tjerë, edhe edukatoret u trembën:
-E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!
Thirrjet e uraganta po zvarriteshin poshtë rrugëve të Qytetit Studenti bashkë me studentët. Atmosfera vullkan, komunizmi po tronditej, Tirana ishte e nxehtë atë dimër…
Vit pas viti unë vazhdova të rritesha mes mizerjes dhe aspiratave për një jetë më të mirë e pavarësisht sakrificave të prindërve, shikoja se tryeza e bukës nuk ishte më aq e varfër sa më parë.
Shkollë, libra, lëpirëse, çimçakiza, banane, çokollata Hilal, lodra të çuditshme deri sa erdhi 1997 kur një nga çunat më gangsterë të lagjes më rrëmbeu nga Gjimnazi dhe nëpërmjet Vlorës më degdisi drejt Italisë. Familja ime më tepër kishte merakun e lekëve që po humbiste te Fajdet e Fehbi Alimuçës sesa të gjente se kush ishte dashnori im që kisha njohur te Disco Krokodili.
Në Itali u kurvërova rreth 7 vjet dhe veç kurvërimit dashnori im vrau edhe një milanez, klient i bezdisur.
Më pas shkuam në Francë ku dashnori/tutori im nuk përtoi të më përdorte edhe për vjedhje pasanikësh derisa përfunduam në Hollandë ku kapëm më shumë lekë me tregëtinë e drogës në Roterdam.
Kur u kthyem në Tiranë kishim mbi supe 1 milionë e 700 mijë euro, 2 vrasje, 11 grabitje dhe investimet tona më detyruan të martohesha nga frika me burrin që kam tani.
Bëra marrëveshje me burrin se nuk po tregohej korrekt e nëse do më braktiste do e kallëzoja penalisht edhe në prokurori por edhe te Ambasadat e Italisë, Holandës dhe atë të Francës.
Koha fashitej shpejt si kokaina te pjata e burrit derisa një ditë na qeshi fati edhe ne. Burri shfrytëzoi njohjet me kryetarin dhe kryeministrin e mu angazhua politikisht dhe nuk e kurseu lekun derisa e kandiduan për deputet. Zgjedhjet i fitoi dhe ka 2 mandate që i shërben popullit në Parlamentin e Shqipërisë. Është super aktiv dhe super korrekt, ngre zërin për korrupsionin, trafiqet, krimin dhe padrejtësitë. Tanimë e kanë zgjedhur kryetar të Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Por sot, sot e vura re që ishte nervoz, madje pak më vonë do dali në konference shtypi urgjente dhe do sulmojë Bashkimin. Jo Bashkim Finon por do sulmojë Bashkimin Evropian pse tregohet kaq i ngurtë ndaj Shqipërisë.
E do si më thotë burri çdo natë?
-Ne si familje dhe ne si Shqipëri i kemi plotësuar kushtet por Evropa nuk na i hap negociatat se është xheloze për sukseset tona!
2./
E dashur Majlinda, të shkruajta ty dhe nëse ke muhabet me Evropën thuaji që këta mysybetërit tanë po marrin më qafë jo veten, por një popull të tërë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Jep dorëheqjen për dyshimet në korrupsion/ Spartak Ngjela paralajmëron Ramën

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur mbi çështjen e hapjes së negociatave.

Ngjela shkruan se Reforma në Drejtësi nuk është kryer dhe prandaj kundërshton Franca me Holandën.

Sipas tij, që të hapen negociatat Rama duhet të japë dorëheqjen bashkë me opozitën parlamentare.

Postimi i plotë

E shihni se cilin keni kryeministër? Parlamenti gjermane dhe politika gjermane po i thonë Ramës: nuk e ke kryer Reformën se ajo të penalizon si të inkriminuar në korrupsion. Rama iu përgjigjet si një injorant i trembur.
Të njëjtën gjë po i kërkon edhe politika holandeze. Kurse Rama bën sikur nuk kupton.

Zoti Rama: politika europiane të thotë: “je i korruptuar, duhet të largohesh e të shkosh në hetim”. Pse flet përçart kur e di se çfarë po të kërkohet?

LEXO EDHE:  Koha që PD t’i rimarrë votat e shkuara te LSI

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues

Zoti Rama! A dëshiron vërtet ti që Shqipëria të hapë negociatat me Bashkimin Europian menjëherë këto ditë? Ka vetëm një rrugë: jep dorëheqjen si kryeministër duke theksuar: “Jap dorëheqjen, se po pres hetimin tim për dyshimet në korrupsion”.

Po e bëre këtë: menjëherë hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Do shohësh, që, sapo të largohesh ti, fillon menjëherë ngritja e SPAK-ut dhe e të gjitha institucioneve të tjera nga kjo mazhorancë, bashkë me opozitën parlamentare.

E pra, zoti Rama, a e dëshiron ti vërtet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian? Jep dorëheqjen!
Ty dhe opozitën aktuale jashtëparlamentare, politika perëndimore nuk iu pranon. Kjo është e vërteta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mos e quani kurvë!

Publikuar

-

Nga

Nga Dorjana Bezat

Këtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe nga një seri postimesh kuptova se dje paskësh qënë dita botërore e vajzave. E gëzofshim!
Nuk e dija që ekzistonte një ditë e tillë. E nga ta dija?! A mund të ketë festë vajzash në vendin ku jetoj?!
Dy ditët e fundit i kam kaluar në Kavajë. Qytet i vogël, i lidhur fort pas fesë dhe paragjykimeve. Një qytet që në atë që unë pashë m’u duk se kishte 2 jetë. Atë që prezantohej si konservator dhe me atë jetën tjetër të pashfaqur që pëshpëritej nën zë brënda dyerve të mbyllura.

Dhe ndodh një ngjarje si ajo e 10 tetorit që jeta e fshehtë të dalë në shesh e të plasin fjalët: Ua sa turp! Një burrë mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë së një gruaje e një tjetër burrë ishte brenda I plagosur. Një grua e martuar, me 3 fëmijë, me bashkëshortin në burg, kalonte natën me disa burra në shtëpi mes birrash e plumbash. Në turmë kësaj gruaje iu derdhën në fyt: KURVA!

Dhe jo vetëm kavajsit. Të gjithë. Të njohur e të panjohur.
Unë e takova atë grua. Është shumë e lehtë ta gjykosh e paragjykosh për veprimet e saj e për jetën që bënte. Unë s’e bëj dot ketë. S’e bëra dot kur e pashë me rrathë të zinj në sy. Të denatyruar deri në deje. M’u duk se frymonte një qënie që nuk ishte njeri, as femër, as nënë.

Nuk di çfarë ta quaj, por ngjyra e lëkurës së saj, mënyra e jetesës, atë që ajo mendonte më lanë të kuptoja se ngjarja e së enjtes ishte drama e fundit e jetës së saj. Para se t’i thërrisni kurvë, mendojeni që e kanë martuar që 14 vjeç. Kur ajo ishte ende fëmijë u bë nënë. Teksa e pyesja për jetën e saj mes rreshtash kuptova se ajo shihte si vlerë tek partnerët e saj sa njerëz kishin vrarë.

LEXO EDHE:  Grabitja e Rinasit/ Meta jep alarmin: U cënua Siguria Kombëtare

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës: A do shkarkohet Presidenti i Republikës?

Kjo besoj tregon shumë për formimin e saj…
Po ç’mund të them për vajzën e saj 9 vjeç?! A mund të ketë ajo festë?! E pashë teksa kthehej nga shkolla me gjyshen përdore. Gjithë qyteti gumëzhinte për nënën e saj. Më kaloi para këmbëve e heshtur. Në shpinë mbante çantën e shkollës ngjyrë rozë me princesha. Sa larg jeta e saj nga përrallat…

Po vajzat e burrave që nxorën armët në këtë ngjarje?! Njëra është 14 e tjetra 6 vjeç? Uroj që ato kurrë të mos e mësojnë ç’kanë bërë baballarët e tyre.
Nuk mundem të harroj as nënën e Dritan Haxhollit. “Përse të rroj unë tani që s’e kam djalin”, më tha. Një grua e veshur kokë e këmbë me të zeza, në vaj pranonte se djali i saj nuk ishte ai që duhej, por ajo sërish e donte.

Më vonë mësova se ajo grua ishte dhunuar e rrahur nga i biri shumë herë, por ajo vazhdonte të jetonte në një çati me të, duke pritur me ankth çdo natë që ai të kthehej në shtëpi pa bërë ndonjë të pabërë me armën që mbante me vete.
E pra, ta gëzojmë festën! Por, para se të bërtasim e shtrembërojmë fytyrën duke thënë “shih kjo kurva”, le t’i hedhim pak sytë vërdallë tek familja jonë, fqinjët, lagjja, shoqëria etj., të bëjë secili pjesën e tij që të rrisim vajza dhe jo kurva.

LEXO TE PLOTE