Connect with Us

Program i ri kundër korrupsionit/ Rama merr vendimin e rëndësishëm  

Politikë

Program i ri kundër korrupsionit/ Rama merr vendimin e rëndësishëm  

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama thotë se është koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit. Rama deklaron se po punohet për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit.

“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare”, shkruan Rama në postimin e tij./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kur “demokrati” Fahri Balliu, i thurte lavde xhaxhit Enver

Publikuar

-

Nga

memet me pikante

Ish-gazetari i Zërit të Popullit, i akuzuar shpesh si spiun, Fahri Balliu, edhe pse i thurte lavde dhe i servilosej diktatorit Enver Hoxha, nuk u bë dot kurrë “komunist”. Ndoshta komunizmin e kishte në shpirt, por në parti nuk u pranua.

Edhe pse mik për kokë me Hekuran Isain, Fahri Balliu nuk mundi të bëhej pjesë e Partisë Komuniste, pavarësisht përpjekjeve të mëdha që bëri.

                 Ramiz Alia, Fahri Balliu

Fahri Balliu ishte një shërbëtor i paepur i komunizmit, por në parti nuk pranoheshin ata persona të cilët kishin spiunuar apo kishin qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Pra, komunistët kurrsesi nuk mund të ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, apo komunist nuk bëheshe dot në rast se ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në fakt, shumë e akuzojnë si spiun dhe i thonë edhe një pseudonim, dikush “këndezi” e dikush ndonjë pseudonim tjetër, por Fahri Balliu nuk e ka hapur ende dosjen e tij dhe si person publik duhet ta hapë me çdo kusht këtë dosje.

Fahri Balliu ishte mjaft i afërt dhe mik i ngushtë me Hekuran Isain, mik edhe me Ramiz Alinë, por nuk u pranua kurrë si komunist, ndërsa lavdet ndaj “xhaxhit Enver”, nuk i ka kursyer ndonjëherë.

Më poshtë sjellim një pjesë teksti të një reportazhi botuar në atë kohë në gazetën “Zëri i Popullit”, me autor Fahri Balliu”.

LEXO EDHE:  Zheji turpëron Ramën/ Bilbil gjyzar që flet për delet e veta

LEXO EDHE:  Unaza e Madhe/ Çuni i Fahriut kërcënon Ramën

“Në mirakë të Polisit takohemi me Myftar Hoxhën. Është ai xha Myftari që priste e përcillte në vitet e luftës Shtabin e Përgjithshëm dhe shokun Enver Hoxha. .

Unë kam fëmijë, nipër e mbesa sa çkanë gurë themelet e shtëpisë, na thotë ai gjithë gaz. Kjo koha e sotme, koha e Partisë, fëmijët i rri, ka një copë përditë.

Ata të raitë rraf ti baj ma të mirë se na të vjetrit.

Fëmija ka mundim në të rritmet, por sot nuk i rri vetëm nana e baba, sot ka një nanë më të madhe që ua rrit jetën edhe nanave e baballarëve, Partia or cun. Shof jeten teme une, shof jeten e cunave e gocave, të nipërve e mbesave. E pyes njenen nga ato, Lirinë, Kush të do më shumë moj Lirkë. Xhaxhi Enveri thotë ajo. E pra vetëm 5 vjeçe është…”-është një pjesë e tekstit të shkruar nga ish-gazetari i Zërit të Popullit, Fahri Balliu.

Por, edhe pse Fahri Balliu nuk u pranua kurrë në Parti, sot i biri përfaqëson opozitën, përfaqëson antikomunizmin, dhe gjithçka falë “zemërgjerësisë”, së Lulzim Bashës.

Fahriu Balliu që i thurte lavde Enverit, sot ka deleguar të birin në Republikën e re të Lulit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ironizon Ristani: Rama si Nastradini

Publikuar

-

Nga

Nga studio e “Real Story”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe njëkohësisht ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani, teksa fliste për Reformën Zgjedhore, ka theksuar rëndësinë e saj duke u shprehur se ajo është e rëndësishme jo vetëm për demokracinë në vend, por po ashtu sepse ndikon edhe në reforma të tjera sikurse ajo në Drejtësi, e cila sipas tij tashmë është deformuar.

Sipas ish-kreut të KQZ-së, Rama iu ka bërë thirrje ndaj policëve që të votojnë partinë në pushtet, duke vënë kështu partinë mbi Shqipërinë.

“Deri tani ka vullnet të keq për të bërë me dashje gjëra të këqija. Sot e tutje duhen bërë gjëra të mira me vullnet të mirë. Më 2009 kam pasur fatin që të jem në krye të KQZ, duke marrë vlerësim maksimal nga ana e organizatave ndërkombëtare. Nastradinin e pyetën në një fshat pse nuk ranë kambana në fshatin e tyre. Nastradini tha se kambanat në fshat nuk ranë në radhë të parë se nuk ka kambana.

LEXO EDHE:  Korrupsioni i deputetëve dhe gjyqtarëve/ GRECO: Shqipëria zbatoi vetëm 1 nga 10 rekomandimet

LEXO EDHE:  Rakipi flet për zotimin e Ramës/Mënyra që ka zgjedhur për t’i mbyllur punët me Metën

Dhe në këtë rast është si historia e kambanës. Po nuk pati vullnet politik, është e kotë të flasim për të tjerat. Na duhet që të kemi edhe sistem që na jep qeverisje stabël, por edhe të kemi demokraci të brendshme.

Ne nuk flasim vetëm për reformën zgjedhore, por për një sërë reformash. Dalim deri te reforma në drejtësi, që ka problemet  e saj. Në rast se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka institucione gjyqësore, atëherë pse po flasim. Del kryeministri dhe thotë se policët duhet të votojnë për PS pas punës. Del se partia na qenka mbi partinë dhe derisa është ky realitet kot flasim për të tjerat.”, ka thënë ndër të tjera Ristani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon ultimatumin amerikan që tmerroi Presidentin serb

Publikuar

-

Nga

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, duke folur për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare ka vlerësuar fitoren e mazhorancës së re, ndërkohë që ka zbuluar ultimatumin e amerikanëve për Vuçiçin.

“ Çfarë sjell si risi ardhja e Kurtit dhe Osmanit? Antikorrupsionin. Nuk e dimë se çfarë do sjellin si risi në politikën shqiptare, por dimë që janë me një politikë shumë të thekshmë patriotike. Sidomos Kurti. Pse vajti ky atje? Richard Grenell u shkoi në Novisad dhe e kërcënoi. Ka kërcënuar Vucicin pasi e ka takuar 10 minuta kokë më kokë. Rrethi i tij i administratës thotë që asnjë nuk ishte brenda, por kur hynë atje panë Vuçiçin e tmerruar. Dhe i ka thënë dua njohjen e Kosovës se e kanë njohur 110 shtete”, ka thënë ndër të tjera Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE