LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas zërave për pazarin e radhës/ Basha e konfirmon, kriza do të zgjidhet nga brenda dhe shpejt

17 Shtator 2019, 13:03, Aktualitet CNA
Pas zërave për pazarin e radhës/ Basha e konfirmon, kriza do

Pas disa zërave të artikuluar në media së fundi se palët kishin arritur në një consensus dhe se po gjendej rruga që PD të rikthehej drejt institucioneve dhe me një axhendë më të qetë politike, e cila u mohua nga vetë Basha, por edhe nga krahu i tij i djathtë Gazment Bardhi, së fundi kreu i Republikës së re e ka sqaruar gjithçka nga Shkodra.

Ashtu sikundër thanë zërat, se marrëveshja ishte arritur, sinjalin e jep vetë Lulzim Basha me frazat e tij. Ai than ë Shkodër, se ka prioritet zgjidhjen e krizës, ndërkohë që është personi që krijoi krizën.

Nga ana tjetër Lulzim Basha kërkon ta shesë zgjidhjen e kësaj krize si një situatë që do të zgjidhet nga brenda dhe jo me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Gjithashtu ai, në një qëndrim të tij sot nga Shkodra, ka thënë se ndërkombëtarët i kemi miq dhe se zgjidhja nuk do të vijë nga jashtë, por nga brenda.

Këto janë dy frazat e Lulzim Bashës, të cilat flasin shumë dhe tregojnë të vërtetat e tij. Tregojnë se ato çka flitet në media nuk janë thjeshtë thashetheme, por duket se ka një marrëveshje dhe një pazar të bërë në hije, në heshtje të plotë, e cila fillon nga Reforma Zgjedhore dhe shkon deri tek zgjedhjet paralamentare.

Më pas, Luli kërkon të tregojë se është një person i cili mund t?i japë zgjidhje krizës nga brenda dhe se ai është personi që e ka ndërtuar këtë, duke ofruar zgjidhjen e saj. Pazari duket mjaft i qartë. Gjithçka duket sërish se është bërë ?kokë më kokë? midis të dyve, por me ?korrierë? këtë herë. Nuk kanë qëndruar nga afër, por ?koka? e tyre ka komunikuar nëpërmjet një ?korrieri?.

Tani presim të shohim vetëm shpalljen e mbylljes së pazarit, hapat që do të hedhë mazhoranca për të zgjidhur këtë situatë dhe sesi do ta interpretojnë për opinionin publik, Rama dhe Basha këtë marrëveshje të radhës, pas një situate të gjatë krize politike në vend./ CNA.al

Lajmet e fundit nga