Connect with Us

Nuk përmbahet Neritan Ceka/ Ultimatum OSBE-së

Politikë

Nuk përmbahet Neritan Ceka/ Ultimatum OSBE-së

Publikuar

-

Ish kryetari i partisë Aleancës Demokratike, ish deputeti, ambasadori dhe historiani Neritan Ceka, ka akuzuar me tone të ashpra prezencën e OSBE-së në Shqipëri për paaftësinë e treguar lidhur me mbajten e zgjedhjeve, proceset e të cilave edhe sot pas tre dekadash në pluralizëm vijojnë të jenë të manipuluara. “Turp i them OSBE-së, turp për zyrat tuaja, makinat dhe rrogat tuaja…Turp që rrini akoma në Tiranë. Edhe pas tridhjetë vitesh, vijojnë që votat e shqiptarëve ti numërojnë partiakët”, ka thenë Neritan Ceka./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jo” për negociatat/ Ballkan-BE, më larg se para fillimit të Procesit të Berlinit

Publikuar

-

Nga

Lajm i keq, gabim i Francës, goditje ndaj aspiratave të rajonit për të hyrë në BE, pasoja tek qytetarët dhe zhvillimet e brendshme në dy vendet. Analistë të pavarur të Tiranës bashkohen në këto cilësime për vendimin e Këshillit Europian, të premten,(18.10.2019) që nuk mori vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Pasojat do të ndjehen më shumë në aspektin social, psikologjik dhe në politikën e brendshme. Në aspektin social do të jetë e vështirë të ketë zgjerim të biznesit vendas apo investitorë të huaj, në aspektin psikologjik do të rritet përqindja e skeptikëve ndaj projektit europian si bashkësi vlerash dhe parimesh, në aspektin e politikës së brendshme bien shanset për një reformim të sistemit politik, për më shumë llogaridhënie dhe në emër të stabilitetit do të vijojë tendenca e personalizimit të pushtetit” thotë për DW . Prof.Dr. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike.

Afrim Krasniqi

Edlira Gjoni, analiste e pavarur, drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik, në Tiranë, e sheh mosmarrjen e vendimit si një lajm të keq, në rradhë të parë për qytetarët. “Është një fshikullim për qytetarët e thjeshtë, një lëvizje e pamerituar për ta dhe dy vendet. Është një qëndrim që duket si  mbështetje për të gjitha forcat e errëta që duan ta lënë pas Shqipërinë si korrupsioni dhe krimi i organizuar, duket se këtyre forcave u jep oksigjen, u shton aftësitë vepruese” thotë për DW, Edlira Gjoni. Sipas saj “Franca ka gabuar jo vetëm me pengimin për marrjen e vendimit por edhe me idenë e nevojës së BE për të riformatuar strategjinë e zgjerimit pasi kjo do të thotë se duhen shumë vite për të kuptuar dhe vendosur ҫ’duhet bërë”.

Franca gjithmonë hezituese

Aleksandër Çipa, analist i pavarur mendon se “Franca në raport me vendet e vonuara te Ballkanit Perëndimor, që tani janë në pikën më të lartë të aspiratës së tyre për të qenë anëtare të BE-se, ka qenë prej kohësh në një pozicion konservator dhe refraktar, veçanërisht ndaj Shqipërisë”. Kjo situatë po gjeneron zemërim tek qytetarët që “për herë të parë, përdorin gjuhën e mosbesimit, frustrimit, lodhjes”, sipas Edlira Gjonit.

E kjo po ndodh kur Shqipëria dhe BP si rajon janë në stanjacion ekonomik, social e krizë të rëndë besimi institucional. Qëndrimi i BE-së në vend ta shuante, i hodhi benzinë kësaj krize besimi dhe e çoi nga institucionet vendase, tek ato të BE-së. Sondazhet tregojnë se shqiptarët besojnë më shumë në NATO dhe BE sesa në fe, qeveri, gjyqësor, media, shëndetësi apo parti politike” mendon Edlira Gjoni.

Aleksandër Çipa

Përtej Shqipërisë dhe MV pasojat në gjithë rajonin e BP

Prof. Dr. Krasniqi dhe Edlira Gjoni bashkohen në opinionin e tyre, se pasojat e mosmarrrjes së vendimit për hapjen e negociatave do të shtrihen në gjithë rajonin. “Pasojat e vendimit të Këshillit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të kenë impakt rajonal. Ato janë një goditje ndaj aspiratës së vendeve të rajonit për progresin që sjell procesi i integrimit dhe mbështetja europiane ndaj politikanëve të rrymave politike liberale pro perëndimore. Mosmarrja e vendimit dëmton procesin politik midis Prishtinës e Beogradit pasi nuk ka më asnjë garanci se marrëveshjet e rëndësishme politike do të llogariten si investime drejt integrimit, si ndodhi në rastin e emrit me Maqedoninë e Greqinë”, thekson Afrim Krasniqi.

Edhe për Edlira Gjonin pasojat në nivel rajonal pritet  të jenë të rënda. “Sot BE dhe Ballkani janë më larg njëra-tjetrës sesa 5 vite më parë,kur filloi procesi i Berlinit, për t’i dhënë impulse të reja procesit të integrimit europian në BP. Të gjashta vendet e kanë parë procesin e anëtarësimit si busull, si motorin e përpjekjeve për të shkuar përpara. Nëse kjo busull rresht së funksionuari, nëse shtyhet, riformatohet a çfarëdo që t’ia vënë emrin diplomatik, pasojat mund të jenë të rënda dhe tragjike. Paqja dhe stabiliteti mund të qëndrojnë, por të rinjtë jo. Do të ikin, do boshatisin Ballkanin me ritme të larta e ky shpopullim mund të jetë tragjedia e vërtetë. Është pasojë e reagim proteste edhe ndaj këtij izolimi, këtij trajtimi të padenjë që marrin tani edhe nga BE, ku kanë mbajtur shpresa të mëdha dhe që po ua shuan vetë BE, ” thekson Edlira Gjoni.

Edlira Gjoni

Negociatat – a do të rëndojnë krizën politike në Shqipëri?

“Mos marrrja e vendimit për të hapur negociata, në Shqipëri nuk do të shkaktojë krizë politike pasi e gjithë klasa politike ka qënë në  thelb e investuar pro një vendimi negativ, për shkak të frikës së saj ndaj një procesi të thellë monitorimi, llogaridhënie dhe standardesh më të larta demokratike. Në periudhë afatgjatë nëse vijohet e njëjta vendimmarrje, pasojat do të mund të llogarisin forcimin e linjave politike nacionaliste dhe ndofta edhe fetare, si dhe dobësim të partive pro perëndimore dhe lidhjeve tradicionale me disa vende të BE” mendon Afrim Krasniqi.

Partia Demokratike, që drejton opozitën jashtë parlamentare, kërkoi ndërkohë të premten në mbrëmje dorëheqjen e kryeministrit Rama. “Kërkesa e opozitës shqiptare për dorëheqjen e Kryeministrit Rama është një  argument shtesë, një pretekst shtesë pasi Shqipëria prej kaq kohësh karakterizohet nga një realitet politik anormal, që po shtresezon disa pasoja dhe efekte negative në jetën administrative, institucionale, ekonomike dhe shoqërore. Kemi devijim standartesh të cilat kanë sjellë dhe do të shtojnë pasojat” thotë për DW , Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë./ DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Socialistët nuk heqin dorë nga shkarkimi i Metës/ Ulsi Manja shpjegon planin që do të ndiqet

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që Komisioni i Venecias e ka dhënë opinionin e saj zyrtar lidhur me ligjshmërinë e dekretit të Presidentit për ç’dekretimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, socialistët siduket nuk heqin dorë nga vendim për shkarkimin e Metës.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja është shprehur per ABC News se mazhoranca do të japë një votë politike për shkarkimin e Ilir Metës, ndërsa vlerësimin kushtetues do ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese kur të jetë funksionale.

“Brenda afatit të ri që morëm nga Kuvendi, komisioni hetimor do ta përfundojë punën e vetë. Do të zbatojmë planin përfundimtar të hetimit të miratuar nga Komisioni.

Do të administrohen provat shkresore, dhe këtu e kam fjalën për opinionin paraprak dhe final të Komisionit të Venecias, do të administrohet dhe shkresa e ardhur nga Presidenti i Republikës lidhur me arsyet që e shtynë të anulojë 30 qershorin, duke respektuar tërësisht klauzolat ligjore për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”, është shprehur Manja. Komisionit i përfundon mandati hetimor në 8 Dhjetor.

“Komisioni është i detyruar të mbyllë punë që i ka ngarkuar Kuvendi me vendimin nr 84 të vitit 2019. Është një komision që i kërkohet një vlerësim në aspektin ligjor nëse Presidenti e ka shkelur ose jo Kushtetutën, dhe raporti i këtij komisioni hetimor i tillë do të jetë.

Më pas seanca plenare vendos politikisht për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj votën time e as qëndrimin tim. Unë qëndrimin tim do ta shpreh në komisionin hetimor që unë drejtoj dhe votën time do ta shpreh në seancë plenare së bashku me gjithë kolegët e mi të mazhorancës.

Votimi në parlament është votim politik, ndërsa Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm kushtetues që do të japë një vlerësim në aspektin kushtetues dhe ligjor për këtë procedurë shkarkimi”, tha Manja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raportet e Shqipërisë me BE-në dhe me vendet e rajonit/ Reagon Shoqëria Civile

Publikuar

-

Nga

Një grup veprimtarësh të shoqërisë civile intelektualësh shqiptarë u mblodhën sot në një takim nën moton “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”.

Ata shprehën shqetësim për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në për anëtarësim të plotë dhe nga ana tjetër për njoftimin mbi një miniShengen ballkanik dalë nga takimi në Novi Sad midis përfaqësuesve shtetërorë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

“Na u tha se do të bëhej një mini-Shengen për lëvizjen e lirë, por në atë tryezë nuk ishte shteti i Kosovës. Atje u fol edhe për heqjen e barrierave doganore, por nga ana tjetër kemi edhe taksën 100 për qind e mbiquajtur “taksa Haradinaj”, e cila është në fuqi midis shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Takimi u duk si një presion që kryeministri Rama po i bënte Bashkimit Europian, ku shqiptarët aspirojnë të bëhen pjesë. Ne kemi thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, e cila ka mbetur diku në horizont, por dje na u tha edhe një “Jo” për hapjen e negociatave, dhe na duket se ajo ditë është më e largët” – tha veprimtari Aulon Kalaja.

Folës të tjerë theksuan se takimi nuk ka krahasim me marrëveshje si ai i Shengenit apo i Vishegradit.

“Marrëveshja e Vishegradit ishte i monitoruar nga Brukseli, ndërsa marrëveshja e Novi Sadit ne nuk shohim as nga Brukseli as nga Uashingtoni asnjeri aty. Janë vetëm tre zyrtarë dy kryeministra dhe një president, të cilët bajnë një marrëveshje, të cilën ne në Shqipëri nuk e dimë se çfarë përmban në detaje. Mendoj se ajo i shkon ndesh aspiratave pro-perëndimore të popullit shqiptar, është një marrëveshje anti-integruese dhe anti-europiane për Shqipërinë” – tha veprimtari Ilir Aliaj.

Pjesëmarrësit theksuan se aleatët strategjik të Shqipërisë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

“Formula e SHBA-ve, garantuesit kryesor të rendit në Ballkan, është që Ballkani të jetë në Bashkimin Europian. Këta kanë nxjerrë një formulë tjetër; jo më Ballkani në BE dhe i mbështetur nga SHBA-të, por kanë shpikur një formulë të re: Shqipëria dhe Kosova të orientohen drejt Danubit, dhe jo më nga Mesdheu. Tani dihet se kush e ka sferën e interesave në Mesdhe dhe kush e ka sferën e interesave në Danub, ndaj duhet denoncuar fuqishëm” – tha veprimtari Indrit Vokshi.

Në takim morën pjesë veprimtarë të grupimeve të ndryshme, diplomatë, historianë, artistë, pedagogë e studentë.

“Ideja e heqjes së barrierave doganore është një krim, pjesë e një kolonizimi të Shqipërisë. Këtu nuk është punë shovinizmi, nuk është punë nacionalizmi, por është punë atdhedashurie” – tha profesor Edmond Tupe.

Disa ditë më parë drejtuesit e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore Rama e Zaev si dhe presidenti i Serbisë Vuçiç zhvilluan një takim, ku u diskutua për një lehtësim më të madh të qarkullimit në rajon të njerëzve, prodhimeve dhe kapitaleve.

Veprimtarët u mblodhën me shqetësimin se mbi këtë takim nuk ka transparencë më të madhe dhe ka paqartësi mbi orientimin perëndimor të shqiptarëve./ VOA

LEXO TE PLOTE