Connect with Us

Nikoll Lesi dhe Ilir Meta në krah të Erion Veliajt, kundër PD

Lajm i Rekomanduar

Nikoll Lesi dhe Ilir Meta në krah të Erion Veliajt, kundër PD

Publikuar

-

Nikoll Lesi, gazetari me një eksperiencë të madhe, i hedhur në shumë “qypa politike” dhe shpesh vasal i pagatorit më të parë, sot është parë sërish në lojën e tij pro presidentit Ilir Meta dhe në një intrigë të thurur për t’ju hedhur një helm shqiptarëve, se ky i fundit po mbështetet nga Veliaj, Basha e gjithë të tjerët.

Pra, ai dhe mediat e tij të vëna në dispozicion prej shumë kohësh, duan të na thonë se Ilir Meta është shpëtimi për shqiptarët dhe se ai admirohet nga shumë politikanë dhe qytetarë.

Në fakt, i vetmi që i ka ngelur Ilir Metës është Nikolla dhe disa media periferike, sepse askush më nuk do jo vetëm ta shohë me sy, por duan ta shohin pas prangave. Mjafton të shikojmë të gjitha sondazhet që zhvillohen në mediat sociale dhe qëndrimet që mbajnë njerëzit me komentet e tyre.

Por, Nikolla ka një tjetër hall. Ashtu siç të gjithë e njohin, halli i tij nuk është Ilir Meta, por xhepi i tij, që mesa duket Ilir Meta këto kohë e zgjidh më mirë se kushdo tjetër.

Nëpërmjet një opinion, ai rreket të na thotë se Veliaj e ka mbështetur Ilir Metën dje në Pezë e shpesh flitet për intriga, se ka një bashkëpunim mes Metës e Lali Erit.

Por, në fakt e vërteta është krejt e kundërta. Jo për të bërë avokatinë e Veliajt, por fakti është se është Ilir Meta ai që ëndërron për një aleancë me Erion Veliajn për të rrëzuar Edi Ramën dhe duke parë ambiciet e kryebashkiakut të Tiranës, i cili nuk është ndalur asnjë ditë në betejën e tij për t’u bërë trashëgimtar i “fronit” të kreut të PS-së.

Këtë e ushqen së tepërmi Meta dhe mediat rreth tij, duke dashur që në një moment të caktuar ta kenë aleat për të rrëzuar Ramën dhe për të marrë pushtetin, apo për të hequr Ramën dhe për t’i dhënë pushtetin Veliajt.

Por, çfarë do të ishte kjo në fakt?

Kjo do të ishte një katastrofë për demokratët, për Partinë Demokratike. Mjafton të lexosh komentin e Nikoll Lesit për të kuptuar sesi qëndron e vërteta, i cili në shumë rreshta, pas sulmon kryeministrin në të drejtën e tij, bën avokatinë dhe shtron lëvdata pa fund ndaj Erion Veliajt.

“Megjithatë Erion Veliaj zhvilloi një super aktivitet në Pezë, bile e kishte filluar që një ditë më parë. Për të qenë realist Erion Veliaj është kryebashkiaku i duhur për Tiranën, ndonëse fitoi me një palë votime partiake me 30 qershor, por prapë mendimin e kam të palëkundur se edhe përballë një kandidati të PD-së, përsëri Veliaj do të mund të fitonte.”-shkruan ndër të tjera Nikoll Lesi. Por, pse?

Pse i duhet Nikollës kjo? Pse i duhet Ilir Metës? Ndoshta edhe Lulzim Bashës?!

Erion Veliaj ka në dorë lejet e zhvillimit të kryeqytetit. Ka në dorë lejet pallateve, ku shumë shpejt mund të përfitosh. Ilir Meta ka interesa. Biznesmenët e tij kanë ndërtesa. Bulevardi i ri do të ndërtohet. Jo më kot u shfaq në emisionin e parë “Real Story” të Sokol Ballës, Erion Veliaj, në Neës 24. Jo më kot, Nikoll Lesi përpiqet t’i thurë lavde. Jo më kot Ilir Meta nuk e sulmon kurrë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, por përkundrazi e quan atë si të ardhmen e partisë Socialiste, ashtu si edhe Monika Kryemadhi, përtej ndonjë akuze politike, gjoja për të treguar se ndodhen në skanione të ndryshme.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj gruas/ Rama "i varuar" nga deputetja demokrate

Në fakt Erion Veliaj, përtej intrigës që kërkon të na tregojë Nikolla apo Meta, nuk është asgjë tjetër. Është ish-kreu i Mjaft, një nga ata “këlyshët” e vegjël të Rilindjes, dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Është po aq i korruptuar, po aq PPP dhe po aq përgjegjës për keqqeverisjen e Shqipërisë, qoftë dy vjet, por edhe në katër vite kryebashkiak i Tiranës. Është i akuzuar që nga vrasja e Ardit Gjoklajt, të paktën për “vrasjen” e dytë të tij e deri në dhjetëra tendera e afera të tjera që zhvillohen në Bashkinë e Tiranës, ku përfshihet Sheshi Skëndërbej, teatri Kombëtar, e ndërtimet e kullave pa fund në kryeqytet.

Prandaj, loja e Veliajt është më vrastare se çdo gjë tjetër. Është më vrastare për demokratët.

Por, Ilir Metës nuk i intereson shumë. As Nikollës dhe as atyre që janë në krah të Bashës. Kanë interesa të tjera, leje pallatesh. Me Lali Erin e kanë mirë. Nuk iu prish asnjë punë, le të qëndrojë atje. Ajo që bëjnë mediat, është një intrigë, e cila në fakt pasojat i ka tek demokratët.

Një lojë e pisët me Veliajn që nesër mund të sillte mjaft pasoja në rast se Rama do të largohej apo do të bënte ciklin e tij, Veliaj do të merrte menjëherë drejtimin e socialistëve dhe pushtetin e tyre.

Ç’ka tregon se nuk do të iknin socialistët nga pushteti dhe PD bashkë me aleatët e saj do të ktheheshin në qeveri dhe mentaliteti i qeverisjes së vendit do të ndryshonte. Jo, në asnjë mënyrë. Do të ikte Edi Rama dhe në krye të qeverisë do të vinte Erion Veliaj, i cili nga pas do të kishte Ilir Metën dhe shpurën e tij të hajdutëve. Dhe ky është halli që ka në të vërtetë Nikolla.

Ai do që shpura e hajdutëve të Ilir Metës, bashkë me këtë të fundit, dhe Nikolla brenda në thes, të shkojnë drejt socialistëve, të shkojnë drejt karrigeve, të shkojnë drejt pushtetit. Nuk ka rëndësi me kë.

Edi Rama nuk i do dhe po i mban larg. Prandaj kanë gjetur si zgjidhje Erion Veliajn.

Pra, Nikolla, Meta, LSI-ja dhe gjithçka ndodh në oborrin e PD-së ende nuk është vonë, për ti larguar një herë e mirë, për të dalë me një vision dhe me një qasje të re politike. Për sa kohë do të vazhdojë PD-ja të presë nga tepsia e Monikës, ka për të marrë Ilirin, Nikollën dhe kusuret e Lali Erit./ CNA.al

Nga Nikoll Lesi/ Pse Erion Veliaj paradite në Pezë e lavdëroi, kurse në darkë e sulmoi Ilir Metën?

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Shënim/ Lironi gazetarët, fajtori është në Presidencë

Publikuar

-

Nga

Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sipas të cilit një tërmet i fortë pritej të godiste Shqipërinë.

Lajmi u publikua nga portal Syri.net i Çim Pekës, por ajo që ishte e çuditshme pas këtij lajmi të rremë ishte pikërisht reagimi i vetë medias që e publikoi.

Pasi lajmi në fjalë përhapi panik tek qytetarët e Tiranës të cilët mësynë rrugët, lajmi u fshi dhe për më tepër për tu justifikuar dolën edhe me një qëndrim publik, duke përdorur një intervistë të një sizmologu grek, të dhënë për TCH. Ndër të tjera bëhej apel edhe të mos dëgjohen portalet, kur në fakt lajmi ishte prodhuar nga Syri, sepse sizmologu grek nuk kishte thënë asgjë të tilë.

Intervista e dhënë nga sizmologu grek në Top Channel nuk fliste për asnjë tërmet që pritej për ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, pati një reagim edhe nga uniformat blu, të cilët shoqëruan në komisariat gazetarin e Syri.net Aurel Rakipllarin dhe gazetaren e Shekullit, Daniela Grica.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj gruas/ Rama “i varuar” nga deputetja demokrate

LEXO EDHE:  “Lufta” në ujë/ Meta sfidon Ramën

Por, këtu ka edhe një tjetër detaj, që nuk duhet anashkaluar.

Në të gjitha faktet dhe detajet, dukej se ajo ishte një sulm i stimuluar për të ngjallur panik në kryeqytet dhe gazetarët duhet të lirohen, sepse përgjegjësit e vërtetë të atij kaosi i gjeni tek Presidenca dhe jo më larg se ky institucion.

Përgjegjësit e këtij paniku i gjeni tek Ilir Meta dhe shokët e tij, dhe jo tek gazetarët që punojnë për bukën e gojës , qoftë edhe tek portal i Cimit.

Shkoni në Presidencë, është ai që bënte paralajmëronte për tërmetin, por që sot e mohon atë.

Njëlloj si Çimi që bënte thirrje për të dalë në rrugë dhe pastaj mohonte daljen në rrugë, edhe Meta sot bën thirrje për “tju rikthyer jetës së përditshme”./ CNA.al

Meta qetëson qytetarët/ T’i kthehemi jetës së përditshme

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Horoskopi i ditës, 22 shtator 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI21. mars – 20. prill

Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do i harroni problemet qe keni pasur me herët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm qe ata te mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat te keq nuk do ja arrini dot.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mërziteni. Beqaret do bëjnë mire te rikthehen ne realitet dhe te mos ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet te paguani fatura te majme ne këtë sektor.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Juve qe jeni ne një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për te përjetuar sa me shume emocione. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjate gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Sot do përballeni me surpriza te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita me e favorshme për ta. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Edhe pse presioni nga jashtë do jete shume i madh gjate kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak te tjerët dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Partneri do jete me i çiltër dhe do dije edhe t’iu surprizoje. Beqaret nuk do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik qe ai t’iu ike nga duart. Ne planin financiar fati do jete me shumice dhe gjendja do vije shume shpejt duke u normalizuar.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Yjet janë premtuese për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret pas kaq kohesh pritjeje me ne fund do e gjejnë personin e duhur me te cilin do fillojnë një lidhje emocionuese. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do ju dale asnjë e papritur. Vazhdoni ne këtë rruge sepse nuk do pendoheni.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

LEXO EDHE:  “Lufta” në ujë/ Meta sfidon Ramën

LEXO EDHE:  Kreu i PD "zbret" në Këshillin Bashkiak/ Rama vë Bashën përballë Veliajt

Mbajeni gjate gjithë kohës nen kujdes jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse ne te kundërt dikush tjetër do përfitojë dhe mund t’ua rrëmbejë atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te tregohen te duruar sepse sot nuk do iu jepen mundësi aq te mira sa për te filluar një lidhje. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa ju te jeni te logjikshëm dhe te mos bëni çmenduri.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ju te dashuruarit do i përkushtoheni edhe partnerit edhe familjareve gjate kësaj dite. Do dini si ta ndani mire kohen qe asnjeri te mos mërzitet. Beqaret do përballen me një surprize gjigante qe do iu pëlqejë tej mase. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Financat do jene goxha te mira. Duke iu menaxhuar si duhet ky sektor do ketë veçse përmirësime dhe asnjë lloj problemi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite aspak e favorshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do grindeni me partnerin edhe për gjerat me elementare dhe nuk do pranoni te hapni rruge asnjë çast. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin, por e rëndësishme është qe do ndihen mjaft mire. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi. Kujdes me investimet qe te mos keni tronditje se shpejti.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite tej mase e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Disa persona te trete do kenë ndikim te jashtëzakonshëm tek ju dhe do ju nxitin te debatoni. Beqaret ka mundësi te fiksohen pas personave te martuar dhe shume me te mëdhenj ne moshe se ata. Nëse ne planin financiar i dëgjoni me kujdes te gjitha këshillat qe do iu japin specialistet gjendja ka për te qene e mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, sot mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Nëse kjo lidhje ka ende probleme, mos hidhni asnjë hap sepse mund te gaboni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe pasi personat qe do takojnë nuk do ju pëlqejnë sa duhet. Buxheti ne tërësi ka për te qene i kënaqshëm. Do i kryeni pa asnjë problem shpenzimet e planifikuara.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume ëndërrimtare sot ju te dashuruarit dhe realiteti ka për t’iu dukur me zhgënjyes se asnjëherë tjetër. Po nuk u rikthyet me këmbë ne toke do vuani. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga disa persona, por nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa pa i njohur mire ata. Për menaxhimin e buxhetit me mire merrni këshilla dhe sugjerime nga specialistet pasi vete nuk do ja dilni dot mbanë.

 

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

LEXO EDHE:  Basha: Katolikët, krenaria e kombit shqiptar

LEXO EDHE:  Arrestimi i katër zyrtarëve të PD-së/ Basha: Vendim burracakësh, opozita nuk trembet

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: