LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Altin Goxhaj/ Zëri i Amerikës përfshihet në fushatën e Soros për mbrojtjen e imazhit të tij

17 Shtator 2019, 13:05, Opinione CNA

Zëri i Amerikës përfshihet në fushatën e Soros për mbrojtjes së imazhit të tij  në kuadër të Fushates të Fondacionit Soros të nisur ne Shtator për shpëtimin e imazhit të rrënuar të Soros!

Nuk është puna se VOA – Zëri i Amerikës vazhdon të fshehë në mënyrë rigoroze dhe antiprofesionale prej 5 vjetesh ekzistencën e Levizja AntiSoros Për Shqipërinë (një lëvizja pro-amerikane e orientuar si ProTrumpiste që prej fushatës presidenciale amerikane të vitit 2016) e cila ka qenë dhe burimi kryesor i hedhjes dritë mbi errësirën e Axhendes Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë sipas përcaktimeve te Memorandumit te Vaso Cubrillovic për Dëbimin e Shqiptareve nga Ballkani (i prezantuar para Akademisë së Shkencave të Serbisë në 1937)!

Thelbi i këtij reagimi lidhet me skandalin se ky emision është pjese dhe jo koincidence e fillimit në Shtator të Fushatës milionere të Fondacionit Soros për shpëtimin e imazhit të rrënuar të Soros nga degjenerimi i plote në opinionin publik shqiptar i cili është madje më i fortë edhe se opinioni publik antisoros në Hungari!

Ky material jo profesional filmik gazetaresk është sponsorizim i fshehtë i Fondacionit Soros në kundërshtim me rregullat e Departamentit të Shtetit dhe vete VOA (mos përfshirja në Axhendat Partizane të Soros) dhe është pjesë e një skandali të ri në VOA – Zëri i Amerikës ku disa gazetarë të të cilit janë dhe anëtarë apo familjarë të Bordeve të Soros apo rrogëtarë të tij dhe projekteve të tij dhe kjo ndikon hapur në punën e tyre raportuese për Shqipërinë!

Fondacioni Soros ka përgatitur dhe do shfaqet këto dite në Top Channel nje film mockumentar per shpëtimin e ç’ka mund të shpëtohet nga reputacioni i zi i Soros nga urrejtja e opinionit publik shqiptar që është krijuar edhe si pasojë e punës së pamohueshme të Levizja AntiSoros Për Shqipërinë!

Kujtojmë (siç kemi demonstruar me fakte dhe prova fotografike https://web.facebook.com/LevizjaAntiSoros/posts/2290565534387786) se prej 12 ditësh, pjesë e fillimit të kësaj fushate të Soros ishte dhe bllokimi 100% i audiences se Faqes së Levizja AntiSoros Për Shqipërinë në Facebook (është bllokuar shfaqja e cdo postimi në News Feed dhe ky është një subjekt i një reagimi tone drejtuar direkt vetë @Mark Zuckerber) në kundërshtim me rregullat e Facebook për shkak se Fondacioni Soros ka ngritur zyra në Tirane për mbikëqyrjen e rrjeteve sociale si Facebook!

Në ketë kronike të sponsorizuar nga Soros fshihen mbi 1 miliardë dollarë pasuri të vena me korrupsion qeveritar dhe ndërkombëtar në kurriz të Shqipërisë dhe taksapaguesve shqiptarë, por dhe amerikanë dhe europianë!

Fshihet Programi udhëheqëses ekonomik dhe social i Qeverise Shqiptare që financohet (me të paktën 4 milionë dollarë) nga Soros me anë të Institutit Center for International Development at Harvard University (të themeluar nga Sokrates Kokkalis (ish spiun i KGB dhe STASSI në kohën e Luftës së Ftohtë) dhe Elaine Papoulias) që sot drejtohet nga Ricardo Hausmann që është dhe ideatori i paguar dhe mbikëqyrësi kryesor i skemës baze të rrënimit dhe falimentimit ekonomik të Shqipërisë me PPP, Zonat e Lira, Investimet e Huaja Strategjike, Rilindjen Urbane, reformën e arsimit të larte, energjinë, ujin, pensionet, etj, etj.

Interesante është se pavarësisht se në emision Drejtori i Soros Andi Dobrushi deklaron i papyetur se Lulzim Basha ka marrë bursë nga Soros (e justifikon me absurdin se Soros nuk ka ditur gjë!!!) e vërteta është se Lulzim Basha ka marre familjarisht disa bursa dhe se e gjithë karriera e tij është mbështetur dhe sponsorizuar ne çdo hap te tij (ashtu si Edi Rama, Erion Veliaj, Linda Rama, dhe dhjetëra anëtarët ish-askushër të Bandës Soros që sundojnë sot Shqipërinë) që nga Holanda në Kosove, nga Kosova ne KOP, nga KOPi ne Qeveri dhe me pas në marrjen e Bashkisë dhe me pas marrjen e PD sipas marrëveshjes së Berishës me Soros ne 2005 (per ta caktuar Bashen si pasardhës të tij – si rruga e vetme në atë kohë që PD të vinte në pushtet i shantazhuar nga Soros me krijimin e një force politike që do të pengonte arritjen e numrave të nevojshëm në krijimin e një Qeverie nga PD).

Komenti i ish Kryeministrit Berisha në emision se ai nuk e ka ditur për bursën e Bashës nga Soros dhe nëse është e vërtete Basha duhet të kthejë mbrapsht paratë e Soros, është e vonuar dhe krejt pa vlerë sot kur gjithë Shqipërinë e kontrollon Oligarkia Soros edhe për shkakun se Soros prodhoi një Opozitë Kuislinge në shërbim të bandës kriminale antishqiptare sorosiane të Rilindjes!

Kronika e gjysme të vërtetave të VOA për Soros synon mashtrimin e publikut neper mjet disa “aktivisteve” te OJFve që paguhen nga Soros sikur problemi i Soros është maksimumi njëanshmëria e tij politike (kjo është teza kryesore e Fushatës që ka nisur Soros në Shtator pra pse Soros i ka dhënë më shumë mbështetje të Majtës dhe jo sa duhet PD) duke fshehur argumentin e pretenduar me fakte nga Levizja AntiSoros dhe gjerësisht e pranuar nga një pjese e madhe e opinionit publik se Soros me mercenarët dhe jeniçerët e tij shqiptarë po zbaton Axhendën për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Në asnjë moment në kronikën sorosiane të VOAs nuk tregohet denoncimi i Presidentit Meta për kapjen e Shqipërisë dhe rrënimin e demokracisë dhe drejtësisë nga Soros! Pesha e fjalës dhe akuzës së Kreut të Shtetit (e përcjellë edhe nga Fox News në SHBA) nuk mund të injorohej në një kronikë ekskluzive si kjo!

Asnjë fjale për dokumentin e publikuar zyrtar por sekret (Strategjia e Fondacionit Soros Shqipëri 2014-2017) të nxjerre nga Wikileaks (@DCLeaks) se Reforma në Drejtësi u ideua, konceptua dhe u lobua nga Soros dhe më pas u përfshinë në ketë “kauzë” po me ndërhyrjen e Soros si Ambasada Amerikane dhe BE dhe se sot pikat kyçe të Drejtësisë i kanë zënë në konflikt të hapur interesi jeniçerët e dalë nga Foleja e Qyqes Soros!

Asnjë fjalë që një pjese e pasurive kombëtare në naftë dhe gaz në Shqipëri janë kontrolluar dhe kontrollohen (si pasuri të dhuruara nga të gjitha qeveritë shqiptare) nga Soros!

Asnjë fjalë për bizneset me peshë të Soros në Shqipëri në financa, shëndetësi, teknologji informacioni që po pine gjakun e shqiptareve me ndërhyrjen e Shtetit me dhurata si PPP-të, kredi të apo ndihma nga BE, BB, OKB, etj duke grabitur paratë e taksapaguesve shqiptare neper mjet ndërhyrjeve favorizuese të Qeverive Nano dhe Berisha dhe të kthyer në grabitjen e Shekullit nga Soros me ndihmën e Qeverise Rama!

Asnjë fjalë për denoncimin e ardhur nga Shqipëria për rolin e Soros në skenarin serb të copëtimit të Kosovës!

Gënjeshtra pa fund për gjoja ndërtime dhe rikonstruksione të 200 shkollave të ndihmuara nga Soros apo 137 milionë dollarë të Soros ndërkohë që Faqja e Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine www.osfa.al është faqja e vetme e një Fondacioni publik në botë që ka fshirë çdo të dhënë raportimi se kë dhe kur, sa dhe si ka ndihmuar, cila shkolla apo organizata ka krijuar apo ndihmuar! Askund nuk ka errësirë më të madhe se sa transparenca e parave të Fondacionit Soros në Shqipëri! Nuk kanë qenë kurrë 137 milionë dollarë ndihma por të paktën mbi 1 miliardë euro që i janë grabitur shqiptarëve paratë e tyre dhe ndihma ndërkombëtare nga një gropë thithëse e Soros siç ka vetë logon ky Fondacion! Nuk ka asnjë dokument referencial dhe asnjë burim që verifikon ketë shifër përderisa nuk ka asnjë raport vjetor zyrtar te Fondacionit te publikuar në mënyre transparente dhe të aksesueshëm diku! Dhe mungesa totale dhe unike e transparencës së parave dhe përfituesve kjo ka mbi 7 vjet që është zhdukur gjithçka!!!

Kjo mungesë totale dhe unike transparence nuk mund të neglizhohej në asnjë kronikë gazetareske nga asnjë media në SHBA por e bën sot Zëri i Amerikës për shkak se sot ai po shërben si një OJF në shërbim të Soros dhe jo një media prestigjioze që rrëzoi komunizmin në Shqipëri dhe na mësoi që nga 1990 çfarë do të thotë media dhe fjalë e lirë, gazetari, raportim, e vërteta dhe demokracia!

Asnjë fjalë nuk u tha për Censurën dhe Represionin që ushtron Rrjeti Soros në Shqipëri ndaj çdo kujt që guxon dhe denoncon Soros!

Veç unë psh, kam në kurriz 18 gjyqe dhe kallëzime penale dhe një represion unik prej 16 vjetësh që kur dhashë dorëheqje publike nga një Bord i Fondacionit Soros duke e denoncuar që në 2003 për Axhendën e tij Politike për Shkretimin e Shoqërisë Civile (siç dhe ndodhi por edhe siç u paralajmërova për pasojat e veprimit tim direkt nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit në atë Çapajev Gjokutaj)! Që prej Shtatorit 2014, kur filloi Soros të lëvizte gurët për të shpikur Reformën Sorosiane në Drejtësi, mua më është bërë e ndaluar që të shfaqem në çdo kanal televiziv dhe sa herë dikush ka guxuar t’a shkelë këtë vendim ka pasur pasoja për gazetarët apo edhe emisione madje dhe televizione! Veç me hapjen e Fax News në Shqipëri unë kam mundësi të shpreh pikëpamjet e Lëvizjes AntiSoros me audiencë të madhe publike për arsyen e vetme se Fax News është i vetmi TV në Tiranë jashtë kontrollit të Oligarkisë Sorosiane në Pushtet dhe Opozitë! Dhe këtë mund t’a konfirmojë çdo gazetar në çdo media!

Por të mos harrojmë që të gjithë aktivistët antisoros sot përballen me një represion total dhe gjithëpërfshirës duke mos u lejuar as të punojnë në fushat e tyre profesionale, duke u represuar me lloj lloj formash të shantazhit të mafies së jakave të bardha të Soros (si Armir ShkurtiZirkon DishaLorisa W. YlliKastriot Çipi, etj etj)! Ata janë të gjithë në Listen e Zezë të Soros dhe Rilindjes sps duhen bërë shembull për këdo (njësoj si praktikat e Mafies) se çfarë pasojash ka nëse guxon dhe denoncon Don Sorosin! E njëjta gjë ka ndodhur me shantazhet dhe pushime nga puna të intelektualit dhe një prej mendjeve më të ndritura të Shqipërisë (dhe me reputacion ndërkombëtar) studiuesit Aurel Plasari që e shkarkuan pa asnjë motiv nga Drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe ndaj të cilit janë derdhur në anglisht dhe shqip, dhe gjuhë të tjera shpifje pa fund nga drejtuesit më të lartë të programeve të Soros në Shqipëri dhe botë sepse është edhe i pari shqiptar që i është kundërvënë axhendës Soros në Shqipëri (që në 1993). Madje rezistenca e tij për të mos lejuar kapjen e Fakultetit të Filologjisë nga metastazat e Soros në 1993 u bë dhe shkak i dëbimit nga Shqipëria të themeluesit të Soros Tiranë (të denoncuar nga shërbimet sekrete shqiptare si spiun i UDBsë) Fron Nahzi.

Asnjë fjalë në kronikën sorosiane të VOA për Soros, se po të denoncosh Soros në Shqipëri ke vetëm një alternative nëse do të kesh një jetë normale dhe familjare: të marrësh valixhet dhe të largohesh nga Shqipëria sa më parë!

Keqorientimi dhe mashtrimi sikur debati me Soros është pse i dhe më shumë para dhe mbështetje socialistëve dhe më pak demokrateve është FAKE NEWS! Debati nuk është pse krimineli dhe armiku parapëlqen të korruptojë dhe përdorë për axhendën e tij të majtët por sepse ai është një entitet i huaj privat i cili për qëllimet e veta të përfitimeve financiare dhe gjeopolitike ka kapur Shqipërinë duke e dëmtuar, shkretuar, falimentuar dhe shpopulluar në favor të axhendave antishqiptare rajonale dhe më gjerë! Se sa para i dha njërit apo tjetrit është politikë teknike e brendshme e departamentit të rekrutimit të burimeve njerëzore të Soros dhe jo e thelbit që është Axhenda Soros per Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!!!

Nëse autorët e Kronikës Sorosiane për Soros në VOA mund të pretendojnë se nuk kanë fakte dhe prova për parashtrimet e mësipërme (dhe këtu kthehemi te paragrafi i parë i ketij teksti për fshirjen e ekzistencës se Lëvizja ProAmerikane ProTrumpiste AntiSoros) bujrum ja ku na kanë pasur prej vitesh me gjithë dosjet përkatëse! Pse nuk na i kërkuan kurrë provat?!

Ndaj dhe Kronika për Soros e lobuar nga Soros në VOA do të mbetet një ndër njollat turpëruese të këtij kanali prestigjioz sepse ky amalgam minutash të qepura me arna të prera keq nga rrobaqepësit e Soros vetëm me gjysme të vërteta nuk është gjë tjetër veçse një shembull më shumë i të vërtetës së thënë nga një prej Eterve më të mëdhenj Themelues të Kombit Amerikan, Benjamin Franklin:
“HALF A TRUTH IS OFTEN A GREAT LIE!”
(“Gjysëm të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha”)

P.s. Gjths Levizja AntiSoros Për Shqipërinë Për Shqipërinë ka përgatitur një Film AntiMockumentar si kundërpërgjigje ndaj Fushatës milionere të Shpëtimit të Imazhit të Soros të nisur nga Soros në Shtator!
Filmi ynë AntiMockumentar quhet “FOLEJA E QYQEVE TË SOROS” dhe është kundërpërgjigje demontuese e gënjeshtrave që prodhon Filmi Mockumentar për Soros që ka përgatitur me paratë e Soros Top Channel që drejtohet nga ish Drejtori i Qendrës së Medias Soros Ben Blushi!

Lajmet e fundit nga