Connect with Us

Në shtator bota mblidhet në Nju Jork

Bota

Në shtator bota mblidhet në Nju Jork

Publikuar

-

Çdo vit në muajin shtator liderët e botës mblidhen për dy javë në selinë e OKB në Nju Jork, ku diskutojnë çështjet më të zjarrta të kohës dhe përpilojnë axhendën për vitin në vijim.

Sot fillon në Nju Jork sesioni i 74 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, president i të cilës është Tijjani Muhammad Bande. Sesioni hapet me mbledhjen e parë plenare, një minutë heshtje apo lutje dhe fjalimin e Presidentit Muhammad Bande.

Muhammad Bande pason në post Maria Espinozën, e cila „bëri dorëzimet” një ditë më parë. Në një konferencë shtypi Esponiza bëri bilancin e punës në postin njëvjeçar, drejtuese e sesionit të 73. Ajo largohet e kënaqur me punën e saj dhe të ekipit bërë lidhur me prioritetet që pati vendosur një vit më parë. „Dua të nxjerr në pah fushatën globale kundër plastikës, takimin e nivelit të lartë për forcimin e gruas dhe punën për avancimin e axhendës multilalaterale”, tha Espinoza para gazetarëve. Pjesë e bilancit edhe bashkëpunimi me gazetarët. Ajo ka dhënë gjatë këtij viti në detyrë 250 intervista dhe 15 konferenca shtypi.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres vlerësoi punën e saj për multilateralizmin dhe afrimin e OKB me çdo njeri.

Në sesionin e 73-të që mbyllet të martën (17.09) në mesditë, Asambleja e Përgjithshme adoptoi 347 rezoluta. Rezoluta e fundit u adoptua të hënën më 16 shtator dhe kishte të bënte me „multilateralizmin si vlerë themelore e OKB”. Asambleja është marrë sesionin që sapo u mbyll me 178 çështje, është mbledhur në 108 mbledhje plenare dhe 52 mbledhje jozyrtare.

Në Nju Jork mblidhen këtë muaj gjithë liderët e botës, të cilës sipas Sekretarit të Përgjithshëm do të merren me „çështje serioze dhe kritike”.

Neuer Präsident der UN-Vollversammlung Muhammad-Bande aus Nigerien (picture-alliance/Xinhua News Agency/Xinhua/Li Muzi)Tijjani Muhammad-Bande, president i sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme

Më 24 shtator fillon Debati i Përgjithshëm. Kryetarët e shteteve të 193 vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme do mbajnë një fjalim 15 minutësh. Sipas zakonit Brazili është vendi i parë që flet, pasuar nga SHBA dhe vendet e tjera me radhë.

Përveç fjalimeve, do të zhvillohen edhe pesë samite të nivelit të lartë për klimën, sigurimin shëndetësor universal, zhvillimin e qëndrueshëm, financimin e zhvillimit dhe samiti për zhvillimin e shteteve të vogla ishuj./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Nobel-i” në ekonomi/ Fitues kontributorët kundër varfërisë globale

Publikuar

-

Nga

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi të hënën se çmimi i Nobelit në ekonomi iu dha amerikanit me origjinë indiane Abhijit Banerjee, francezo-amerikanes Esther Duflo dhe amerikanit Michael Kremer.

Esther Duflo bëhet gruaja e dytë që fiton Nobelin për këtë fushë, transmeton VOA.

Sipas akademisë tre ekonomistët kanë ofruar një qasje të re për të luftuar varfërinë, duke u përqëndruar në çështje si përmirësimi i shëndetit të fëmijëve apo arsimi.

LEXO EDHE:  Arratia me sytë e fëmijëve

LEXO EDHE:  Samiti në Tiranë/ Vetëvendosje proteston, Vuçiç dhe Dodik 'non grata'

“Si rezultat i drejtpërdrejtë i një prej studimeve të tyre, më shumë se pesë milionë fëmijë indianë kanë përfituar nga programet efektive të mësimdhënies. Një shembull tjetër janë subvencionet e mëdha për kujdesin shëndetësor parandaluestë cilat janë prezantuar në shumë vende”, thanë anëtarët e akademisë.

Vlera e çmimit llogaritet në rreth 915.00 dollarë.

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara po tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore, pasi Presidenti Donald Trump tha të dielën se ishte një veprim “shumë i zgjuar … ndryshe nga e kaluara” për të mos u përfshirë në luftimet e nisura nga sulmi i Turqisë kundër aleatëve për një kohë të gjatë të Amerikës, luftëtarëve kurdë.

Presidenti Trump tha se ishte duke punuar me drejtuesit e Kongresit, përfshirë demokratët e opozitës, për të vendosur sanksione ekonomike “të fuqishme” kundër Turqisë për sulmet e saj ndërkufitare, edhe pse Ankaraja ka shprehur paraprakisht kundërshtime. Ai tha në Twitter se ka “konsensus të madh” për të vepruar kundër Turqisë, një anëtar i NATO-s përkrah Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha për kanalin Fox News të dielën se presidenti Trump urdhëroi të shtunën në mbrëmje “tërheqjen e qëllimshme” të 1000 trupave të mbetura amerikane nga veriu i Sirisë. Zoti Esper tha se zyrtarët amerikanë. kishin frikë se trupat amerikane do të goditeshin në përparimin e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë, të cilët Turqia i sheh si terroristë, por që shumica e Perëndimit i shikon si partnerë kryesorë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Televizioni shtetëror sirian tha se forcat qeveritare kanë lëvizur në veri drejt kufirit për të “përballur agresionin turk”, por nuk dhanë hollësi të tjera.

Një zëdhënës i administratës së drejtuar nga kurdët në qytetin sirian të Kobanit tha se Forcat Demokratike Siriane kishin arritur një marrëveshje që trupat siriane të vendoseshin në tre pika në ose pranë qytetit.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i bënë thirrje Turqisë që të përfundojë inkursionin e saj. “Ne nuk mund ta pranojmë më këtë situatë kundër kurdëve”, thanë të dy udhëheqësit.

Sekretari Esper hodhi poshtë polemikën nga kritikët në Kongres, përfshirë kolegët republikanë të Trump-it, se Shtetet e Bashkuara kanë braktisur kurdët.

“Ne e kundërshtuam Turqinë të mos e bënte këtë operacion,” tha zoti Esper. Por ai tha se Turqia ishte “plotësisht e angazhuar për ta bërë këtë pa marrë parasysh se çfarë do të bënim ne.”

Megjithatë, shtoi sekretari Esper, “Ne po bëjmë gjithçka mundemi për ta bërë Turqinë të ndalë këtë sjellje skandaloze”.

Ai pranoi se luftëtarët kurdë dhe civilët po vriten në sulmet turke.

“Është e tmerrshme,” tha ai. “Situata përkeqësohet për çdo orë.”

“Kjo është pjesë e situatës së tmerrshme ku na ka futur Turqia”, tha shefi i Pentagonit. Por ai tha se Shtetet e Bashkuara “nuk janë gati për të luftuar Turqinë, një aleat i vjetër, në emër të kurdëve”. Ai tha se konflikti turko-kurd “është 200 vjeçar”.

LEXO EDHE:  Si i duket Bota një fëmije??!

LEXO EDHE:  Dje dhe sot/ Si ka ndryshuar bota në 30 vite!

Megjithatë, sekretari Esper dënoi inkursionin e Turqisë dhe vendimet e tjera, përfshirë blerjen e një sistemi mbrojtës raketor rus kundër dëshirave të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.

“Sjellja e tyre gjatë viteve të fundit ka qenë e tmerrshme,” tha sekretari Esper, duke shtuar se Turqia “po dilte nga orbita jonë”.

Një kritik i presidentit Trump, senatori demokrat Chris Van Hollen, tha në të njëjtin emision të Fox News: “Njerëzit po vriten tani”. Ai tha se administrata Trump ” tani duket qesharake. Ata nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po flasin”.

Por presidenti Trump tha se kritikët që kanë kundërshtuar tërheqjen e trupave të tij nga Siria veriore po nxisin “luftëra të pafundme” për Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme.

“Ata që gabimisht na futën në Luftërat e Lindjes së Mesme ende po bëjnë presion për të luftuar”, tha presidenti Trump në Tweeter. “Ata nuk e kanë idenë se çfarë vendimi të keq kanë marrë. Pse nuk kërkojnë një Deklaratë të Luftës?

Ai tha se vende të tjera “mund të duan të hyjnë e të luftojnë për njërën palë ose tjetrën. Le t’i lemë!

Zyrtarët kurdë sirianë ndërkohë thonë se qindra mbështetës të dyshuar të Shtetit Islamik dhe familjarë kanë shpëtuar nga një kamp në veri të Sirisë, ndërsa Turqia vazhdon operacionin e saj ushtarak në zonë.

Jelal Ayaf, zyrtar i kampit Ayn Issa, vlerësoi se 850 të huaj të lidhur me ISIS-in shpëtuan dhe kishin ndihmë nga celulat e fjetura që depërtuan në një pjesë të kampit. Pjesëtarët dhe përkrahësit e familjeve të shpëtuara të ISIS-it mendohet se janë nga Britania, Irlanda, Rusia, Pakistani, Bangladeshi dhe Indonezia.

Turqia nisi operacionin e saj të planifikuar ushtarak të mërkurën e kaluar që synon të largojë forcat kurde në veri të Sirisë që i sheh si terroristë, por që shumica e Perëndimit i shikon si partnerë kryesorë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Operacioni ushtarak filloi disa ditë pas një njoftimi të befasishëm dhe që u kritikua gjerësisht se forcat amerikane do të tërhiqeshin nga rajoni./ VOA

LEXO TE PLOTE

Blog

Kujdes! Pilafi ose makaronat e ruajtura prej ditësh në frigofer, mund t’ju marrin jetën

Publikuar

-

Nga

Nëse mishi i gatuar ruhet prej ditësh në pjesën e poshtme të frigoriferit, të gjithë e dimë se duhet ta flakim në koshin e mbeturinave. Po për orizin ose makaronat e gatuara? Edhe pse në pamje të pare, ruajtja e tyre për disa ditë mund të duket e padëmshme, me siguri që do ta mendoni 2 herë këtë, pasi të dëgjoni mbi bakterin Bacillus cereus.

Ai nuk duket se është një bakter tepër i rrallë. Bacillus cereus, ndodhet kudo ku mundet, përtokë, në ushqimet apo zorrët tona. “Habitatet natyrore më të njohura të B.cereus përfshijnë tokën, kafshët, insektet, pluhurin dhe bimët”- thotë Anukriti Matur, studiuese e bioteknologjisë në Universitetin Kombëtar Australian.

“Baktere të tilla riprodhohen duke përdorur ushqyesit nga produktet ushqimore, përfshirë orizin, produktet e qumështit, erëzat, ushqimet e thata dhe perimet”- thotë ajo. Disa shtame të këtij bakteri, janë të dobishme për probiotikët. Por të tjerat mund të shkaktojnë helmim të rëndë ushqimor, nëse u garantohet mundësia për t’u rritur dhe përhapur.

Dhe ky është rasti, kur ushqimi ruhet në kushte të gabuara.Madje rastet më të rënda, mund të shkaktojnë humbjen e jetës. Në vitin 2005, një rast i tillë u përmend në Gazetën e Mikrobiologjisë Klinike. Pesë fëmijë të një familje u sëmurën nga ngrënia e sallatës me makarona, që kishte 4 ditë që ruhej e përgatitur në frigorifer.

Sipas studimit të rastit, sallata me makarona ishte përgatitur të premten. Ajo ishte marrë më vete në një piknik të shtunën. Pasi familja i kthye nga pikniku e ruajti në frigorifer pjesën e mbetur, deri të hënën në mbrëmje, kur fëmijët u ushqyen për darkë. Atë natë fëmijët filluan të vjellin, dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Mjerisht, fëmija më i vogël i familjes vdiq; një tjetër pësoi një dëmtim të rëndë të mëlçisë, por mbijetoi. Të tjerët pësuan një helmim më pak të rëndë ushqimor, dhe mund të mjekoheshin me lëngje. B.cereus, është një shkaktar i njohur i helmimeve ushqimore, por infeksioni me këtë organizëm zakonisht nuk raportohet, për shkak të simptomave të tij që janë zakonisht të buta, thonë studiuesit.

Ndërsa vdekjet të tilla janë tepër të rralla, ato janë regjistruar më shumë se një herë. Një tjetër rast i botuar në vitin 2011, tregon historinë e një studenti 20-vjeçar në Belgjikë, që përgatiste ushqimet e tij për një javë. Në rastin konkret ai kishte gatuar spageti me salcë domateje.

Ai i kishte gatuar makaronat 5 ditë më parë, dhe i ngrohu bashkë me salcën. Atë ditë, ai e la aksidentalisht ushqimin e tij në stolin e kuzhinës për një kohë të papërcaktuar. Pas diarresë, dhimbjes së barkut dhe të vjellave të dendura, ai vdiq pak orë më vonë.

LEXO EDHE:  Ruçi takim me zyrtaren e lartë të OKB

LEXO EDHE:  Libia në OKB: Të hiqet embargo për të luftuar ISIS

Artikulli studimor, përmend edhe dy raste të të rinjve, që pësuan nxjerrje jashtë funksionit të mëlçisë dhe vdekje nga bakteri B. cereus. Një 11-vjeçar që vdiq pasi hëngri makarona kineze, dhe një 17-vjeçar që vdiq pasi konsumoi një pjatë spageti të gatuar 4 ditë më parë.

Tani, para se të betoheni se nuk do të hani më kurrë makarona, duhet të dini se shumica e njerëzve që sëmuren me B.cereus, nuk përfundojnë me mëlçi të shkatërruar. Zakonisht, është një rast mjaft i butë i helmimit nga ushqimi.

“Është e rëndësishme të theksohet, që B.cereus mund të shkaktojë një gjendje të rëndë shëndetësore, deri edhe vdekjeprurëse tek njerëzit me defiçenca në sistemin imunitar, foshnjat, të moshuarit dhe gratë shtatzëna”- thotë Matur. Sipas saj, individët më të prekur përmirësohen me kalimin e kohës, pa pasur nevojë të kurohen në spital.

Por si mund të shkaktojë një helmim kaq të rëndë ushqimor ky bakter, dhe çfarë mund të bëjmë për t’u mbrojtur? B. cereus ka zakonin e keq të sekretimit të toksinave të rrezikshme në ushqim. Disa nga këto toksina, janë realisht të vështira për t’u eleminuar në nxehtësinë që ka një furrë normale me mikrovalë.

Për shembull, një nga toksinat që shkakton të vjella tek njerëzit (e quajtur toksina emetike), mund të durojë temperaturën 121 gradë Celcius për 90 minuta. Dhe ajo nuk është toksina e vetme që mund të gjendet tek ky bakter. “Sistemi ynë imunitar njeh një toksinë (hemolizina BL) e sekretuar nga B.cereus, që shkakton të çara në qelizat tona, duke shkaktuar vdekjen e tyre”- thekson Matur.

Ekipi studimor, identifkoi dy mënyra se si mund ta ndihmojmë trupin të neutralizojë efektin e hemolizinës BL, duke parandaluar kësisoj vdekjet nga B.cereus. Metodat përfshijnë ose bllokimin e aktivitetit të toksinës, ose zvogëlimin e inflamacionit të shkaktuar prej saj.

Por më e rëndësishmja është këshilla që njerëzit të mbajnë në frigorifer ushqimin tuaj, teksa duhet të keni një higjenë të mirë të kuzhinës. “Është e rëndësishme që njerëzit të lajnë duart si duhet, dhe të përgatisin ushqimin sipas udhëzimeve të sigurisë. Pastaj ngrohja e mjaftueshme e ushqimit të mbetur, do të shkatërrojë shumicën e baktereve dhe toksinave të tyre”- theksojnë studiuesit./ https:/Sciencealert.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE