Connect with Us

Makina përfundon në greminë/ Ndërron jetë një person

Kronika

Makina përfundon në greminë/ Ndërron jetë një person

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Qafshtamës në Krujë. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, i identifikuar si Qazim Basha.

Dy persona të tjerë, Besim Karaj dhe Ermir Zylfija kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital. Bëhet me dije se një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“E linte vajzën në gjumë dhe e gjente në gjumë”/ Historia e dhimbshme e Kreshnikut që u gjet i pajetë në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me Kreshnik Dashajn i cili u gjet i pajetë me një plagë në shpatull ditën e djeshme në Vlorë.
Dashaj ishte bababi i një vajze 7 vjeçe.
Sipas Abc News, ai ishte me origjinë nga fshati Lubonjë dhe ishte transferuar me banim në Vlorë 12 vjet më parë.
Dashaj punonte në një fabrikë këpucësh, por paga e ulët e detyronte që të punonte dy turne, plot 16 orë në ditë. Fqinjët tregojnë se ai ishte një person i qetë dhe pa probleme me njerëz të tjerë.

“E linte vajzën në gjumë dhe e gjente në gjumë pasi punonte dy turne”, shprehen ata.
Policia është duke punuar në disa pista për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Publikohet raporti/ Antidroga greke: 62% e marijuanës së kapur erdhi nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

“Rreth 62% e marijuanës së sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje”, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare.

Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se “Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur “Rruga Ballkanike”, e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, të cilët janë konsumatorët kryesorë të lëndëve narkotike”. “Për më tepër, thuhet në raport Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesi kryesor i marijuanës së papërpunuar në vendet e “kontinentit të vjetër”. “Ndërsa zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar”.

Raporti vlerëson se “për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës”. Sipas Raportit” Greqia ka një mori portesh dhe aeroportesh ndërkombëtare ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine”. Raporti vlerëson edhe goditjen e organizatave kriminale të transportit të kokainës.

Sipas Raportit një total prej 560 kilograme kokainë u kap në bashkëpunim me autoritetet greke dhe autoritetet ekuadoriane edhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarjen e kokainës u shkatërruan në vitin 2018. “Vlera e tregut e sasive të sekuestruara të narkotikëve në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion Euro, duke marrë çmimet për gram dhe tablet”, vlerëson raporti. Gjithashtu sipas raportit te antidrogës greke në vitin 2018, u bë sekuestrimi më i madh i tabletave capatagon (3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISIS në vatrat e luftës në Siri./VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjet i pajetë në rrugë/ Policia jep detaje për 34 vjeçarin nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me trupin e pajetë që u gjet në lagjen “Kushtrimi”.

Sipas policisë së Vlorës, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE