LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi thumbon Bashën/ Femrat janë më sfiduese se meshkujt

17 Shtator 2019, 14:45, Politikë CNA
Kryemadhi thumbon Bashën/ Femrat janë më sfiduese se meshkujt

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë petendimet se do të ketë negociata të fshehta për zgjidhjen e krizës politike.

E ftuar në A2 CNN Kryemadhi theksoi se opozita vazhdon të jetë e bashkuar, ndërsa qëndrimin e saj të ndryshëm nga Lulzim Basha për t?u përballur në zgjedhje me Edi Ramën, ajo e argumentoi se me faktin se femrat janë më sfiduese se meshkujt.

?Unë gjithmonë e kam thënë që politika duhet të përballet me sfidat e saj. Basha ka shumë të drejtë sepse në çfarë zgjedhjeje do të hysh me një kryeministër që akuzohet për bashkëpunim me krimin për vjedhjen dhe blerjen e votës?

Qoftë SHBA dhe BE nuk negociojnë me kriminelët, vetëm negociata të fshehta bëjnë. 

Politika shqiptare ka negociuar fshehtas këto 30 vjet dhe prandaj nuk e kemi kaluar tranzicionin. 

Portalet pranë Ramës trumpetojnë se do të ketë negociata të fshehta, por absolutisht nuk ka. Jemi në unison. 

Ne nuk kemi problem dialogun, e ka problem Edi Rama. 

Por, dialogu duhet të jetë institucional, ne nuk bëjmë dialog sa herë ka Rama problem. Një nga kushtet për hapjen e negociatave është dialogu. 

Dialog për gjithçka. Unë them që femrat janë më sfiduese se meshkujt. Pranojnë të përballen?, teksoi Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga