LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapen 500 kg kokainë në Greqi

17 Shtator 2019, 14:31, Kosova & Bota CNA
Kapen 500 kg kokainë në Greqi

Rreth 500 kg kokainë janë kapur nga policia greke. Mediat fqinje shkruajnë se droga kishte si destinacion Selanikun ku më pas do të niste dhe shpërndarja e saj.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë mbi 100 agjentë të DEA-s ndërsa është konstatuar se kokaina po transportohej në 10 kontenierë.

Mësohet ndërkohë sipas të njëjtave informacioneve se një kontenier me drogë ka përfunduar në territorin shqiptar konstatimi dhe sekuestrimi i të cilës nuk është bërë i mundur.

Droga mësohet se ishte nisur nga porti Guakacil i Ekuadorit./CNA.al

Lajmet e fundit nga