Connect with Us

Kamera e fshehtë në “Stop”/ Seks dhe dhurata për provimet e universitetit

Denoncim

Kamera e fshehtë në “Stop”/ Seks dhe dhurata për provimet e universitetit

Publikuar

-

Emisioni “Stop” solli sonte një tjetër skandal përmes kameras së fshehtë. Auditoret e Universitetit dhe mënyra se si merren provimet në to, ishin në qendër të skandalit.

“Stop” dokumentoi me zë dhe figurë se si pedagogu Denis Himçi i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve. Jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme për atë që i kërkonte profesori, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.

Gjithë situata zhvillohet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Studentja në fjalë, me pak “zell e gatishmëri”, do të merrte në pak ditë, të gjitha provimet e dy semestrave. Madje pedagogu do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.

Takimi  i parë:

Studentja 1- Hë re erdhe? 5 minuta,- tha.

Studentja 2- Më fal! Po ça kanë me mua?

Profesori- Për ty po ju them unë, por ja s’kam gjë.

Studentja 2- Po unë harrova.

Profesori- Të lutem! Në qoftë se ke nda mendjen të vish të kalosh provimet, duhet me fillu! Sot është e enjte, nesër e premte, nuk e di sa orë keni ju. Nga e hëna ti duhet të vish të bësh, jo një ditë, por asnjë orë!

Studentja 2- Hm…

Profesori- Duhet të jesh në kontakt ktu, të shohim ça do bajmë, unë e kam sinqerisht të shohim si do ta rregullojmë, që të dalim, se me kto të dyja mbarova punë unë, të dal te ty.

Studentja 2- Po ikni pastaj goca!

Profesori – Prit o, ta mbaroj! Do ikim, do çohemi të gjithë.

Studentja 2- Futuni në mësim!

Profesori- Atëherë, ti ke vetëm një avantazh, që të do Zoti shumë dhe kur të do Zoti shumë, përkthehet, që ti ke fatin, që Dajana ka mungu gati gjithë semestrin e dytë, pak a shumë njësoj si ty, kur numëron notat dhe për shkak të gjendjes shëndetësore më tha, që Dajana me vendim të departamentit, do e fusin. Dëgjon apo s’dëgjon? Pse më duket sikur dhe ty të do Zoti sot. Të njëjtën gjë do bësh edhe ti, ti nuk do thuash, që shiko bëra qejf, të thuash kshu, të mbushësh dynjanë!

Studentja 1- Kam pas probleme shëndetësore.

Profesori- Kam pas probleme shëndetësore, ika në Itali.., të gjithë rrejnë. Ika jashtë shtetit, u vizitova, dyshojshim, futja më kot dyshojshim për sëmundje të keqe, që të marrim vendim me Ardianin, dhe po s’e morri Ardiani, do ta bëj me kokën time për një vit do të fus në provime, do të shikoj si të ecin gjanat.

Profesori- Për këto, që të thashë, sa më shumë kreditet, që ke. Pastaj kto të semestrit të parë provimit, këto të semestrit të parë, se ti tani je për.., se shife ku është problemi jot! Ti jep provimet e vitit të dytë, të vitit të parë dhe vitit të dytë për semestrin e dytë, jo për semestrin e parë s’i jep dot. Domethënë gjithë provimet e semestrit të parë dhe gjithë provimet e semestrit të parë të vitit të dytë, ti nuk i jep dot tani!

Studentja- Hë, hë…

Profesori- Kështu që do i japësh në shtator! Kshu tani duhet të kapësh semestrin  dytë! (përshëndet njërin). Mirë? Qysh jeni? E kuptove?

Studentja- Hë, hë, e mora vesh, po!

Profesori- Tani dy gjëra: më ndiq një sekondë! Mu nuk do m’ shkruash gjëra domethënë, do komunikosh vetëm te WhatsAppi dhe mos më shkruaj për provimin, gjana, se s’kam për të kthyer përgjigje, se do të kthej përgjigje shumë keq. Mos më thuj mu, kshu profesor, kam nesër provim. Presor, ku je? Dua të takoj pak!

Studentja- Ok! Në rregull!

Profesori- Se un jam.., do më nxjerri kronika e zezë, pastaj.

Studentja- Ok! Në rregull! Kshu do ta bëjmë!

Studentja- Takohemi nesër!

Pasi në takimin e parë profesori i tha studentes së “e do Zoti shumë”, në takimin e dytë nuk vonoi t’i kërkonte puthje.

Takimi i Dytë:

Studentja- Se s’e marr vesh! Më kupton?

Profesori- Mendova më mirë, që të kishte rini edhe më duket, se do të çoj në një lokal peshku.

Studentja- Po më dhëmb dhe koka, jam e sëmurë.

Profesori- Ça të dhëmb? Të kanë ardhur ato?

Studentja- Hë..!

Profesori- Të kanë ardhur ato? Je keq? Të dhëmbin veshkat? Po shyqyr, që erdhën nuk thuj?!…

Studentja- Po, mirë!

Profesori- Se, kur nuk të vijnë, nuk është gjë e mirë, moj!

Studentja- Eh! Mirë e ke!

Studentja– Ore do ma shpjegosh tani muhabetin e shkollës tamam, ça duhet të bëj unë për atë provimin? Janë gjithë ato provime, se unë po mos mora ktë shk…

Studentja –Të të them, më thuaj stresi jonë!

Profesori- Po të them una, hiqe stresin komplet!

Studentja- Po si mor burrë?! Më thuaj ti mua, si mund të marr provimin, që të jem unë.., të heq stresin?

Profesori- Baj gjumin rehat! Rri afër meje!

Studentja- Hmhm.. tashi e kam seriozisht! Do ma shpjegosh tamam?

Profesori- Dhe unë seriozisht e kam!

Studentja- Hajde, të ma shpjegosh tamam tashi! Ca duhet të bëj unë tani?

Profesori- Asnjë gjë!

Studentja- Po si, po neve s’rrimë kot, ça duhet të mësoj a, duhet ça?

Profesori- Ashtu po, do të ndihmoj unë, avash- avash edhe të tjerëve. Neve do të krijojmë, do bëjmë diçka, do vemi tani bashkë, mbasi të pimë kafen ktu, do ikim lart te Universiteti, do marrim te sekretaria ça provimesh ke ti, të semestrit të parë, të vitit të parë të semestrit të dytë, se ti s’ke hy te asnjë më duket dhe do i marrim 1,2,3,5,10…Pastaj do marrim dhe provimet, që ke semestrin e dytë, se ça mund të hysh, unë do të jap për shembull, që ti të futesh në dy provime, do fitosh dy provime. Fiton tani, që kur të vish, që në 1 shtator, ti të kesh mbaru. Në shtator, ti të kesh provimet, e meqë ke marrë mungesa, të japësh provimet e  semestrit të parë të vitit të dytë! Një nga këto është letërsia, që është prapë me mu.

LEXO EDHE:  Ilir Meta drejt dorëheqjes, apo justifikime!?

Studentja- Hë, hë..!

Profesori- Dhe në shtator, ti po të ecësh me këto ritme, do kesh 3-4 provime dhe ecën në vit të tretë! Rri ok!

Studentja- Nuk është, se i kuptoj tamam.

Profesori- S’më kupton?! Mirë, do marr një laps e një letër.

Profesori- Mallku qoftë ai, që s’të do ty!

Studentja- Ça ti bëjmë tani, që s’më duan?!

Profesori- Kurse dje ma more për keq! Unë po bëja shaka.

Studentja- Po jo more se s’ta morra për keq!

Profesori- Po lëre!

Studentja- Për Zotin e madh!

Profesori- Unë thashë, ngaqë the ashtu, unë thashë të vij dhe unë thashë shtrihemi të dy, direkt ti…

Studentja- Nuk e mora për keq, po thjesht nuk kam internet në shpi jam pa te, jam dreq.

Profesori- A mund ta paguj unë internetin? Vetëm të komunikojmë dhe hajd bëj ofertën! Do ma bash, do ma bash ktë nder?!

Studentja- Jo more! Nuk e kam për ktë arsye, se nuk kam mirë telefonin!

Profesori- Ma plotëso këtë dëshirë! Vetëm flasim lirshëm, se do thush pastaj, jo po s’dëgjova, jo po s’hodha dot foto, se s’kam internet. A mund të ma plotësosh këtë dëshirë të lutem?

Profesori- Ore të bëj një pyetje una? Ça do ti nga jeta? Kjo është shumë e sinqertë. Supozojmë, se unë jam një engjëll e kam ardhë, të plotësoj dëshirat e tuja nga A te ZH-ja…

Studentja- O profesori im i dashur! Unë nga jeta ime dua, që të mbaroj një shkollë, të futem në një punë, si e thjeshtë, nuk dua shumë nga jeta ime!

Profesori- Atëherë, po sikur unë t’premtoj shumë sinqerisht, domethënë pa.., pa asnjëlloj interesi, në mënyrë, që të mos mendosh ti, që presori po e bën për lekë.

Studentja- Hë!

Profesori- Ti shkollën do ta mbarosh, se më do mu trapi! Po ta them kshu! Thjesht un kam një kshu, më ka picku bleta e për momentin, më ka picku bleta.

Profesori- Se mos thosh noi nate, hajde dalim të dy! Apo s’të lë i dashuri?

Studentja- Hë?

Profesori- Hë mendoje përgjigjen!

Studentja- Unë s’kam të dashur unë, o burrë!

Profesori- Hë, hë! Ca ke?

Studentja- S’kam të dashur.

Profesori- Po pse s’ke të dashur?

Studentja- Shiko, ku e çon muhabetin! Unë po them provimet, ai thotë të dashur, do dalim..

Profesori- Po pse mos dalim?

Profesori- (I thotë kamarierit) Më sill një laps, më sill e një letër të lutem! Një letër, letër..!

Profesori- Pastaj do vemë te sekretari, do i marrim me radhë provimet, do i shkruajmë me data, data do vish filan, data do vish filan dhe do bisedosh me Anën! Do marrësh çfarë të duash nga Ana, se ka të tre konspektime. Thuaj të lutem, m’i jep, që t’i mësoj çikë! Të mësosh 5 gjana dhe të mos hysh! Mendo, unë po të fus në provimin, do thuash dy llafe! Kosto zero. Ka nai gjë kaq të paqartë, që s’të shpjegova unë?!

Studentja- Ma jep ktë letrën këtu!

Profesori- Po prit, se do ikim të marrim datat, ajo është kot, thjesht!

Studentja- Mirë, le ta kem këtë, është i imi ky!

Profesori- Po shtrimi më sa bukur e fol, çojmë gjet masazh të fërkojmë, te “Frontera”, të cojmë në Tiranë, të marrë atë shoqen time, të bësh atë, masazh quhet, ke dëshirë kshu, apo s’të pëlqejn kto gjëra? Shkon naiherë, të çoj tek “Frontera”, e ke dhuratë prej meje. Kur të dush, mund të ikësh që tash, që sot, ose më pyt, kur do ikësh, t’i them asaj, mu te blloku e ke.

Studentja- Në bllok, ahh…!

Profesori- Në bllok’t re!

Profesori- Me të futme prapë, kishe.., ha mut ti, unë flas.., ti…

Profesori- Do ikim pra, po unë po flas.., ti… Ça më intereson kjo mu, kur s’ka feedback! Ca më intereson?!

Studentja- Shumë mirë!

Profesori- Ec, po hë..!

Studentja- E gjeta!

Profesori- Bravo! Do më japësh noi patate? Noi gjellë?

Profesori- Hë! Kur s’do ta kuptosh…

Studentja- Jo, se s’du ta kuptoj!

Profesori- Nuk do, jemi të dy ktu neve…

Studentja- Eh, jemi…

Profesori- Ça mund, meqë ti i di llafet, ça mund të bëhesh një gjë të mirë, ktu tani, në ktë moment, se po trembesh.

Studentja- Jo mo, nuk po auuuu, u trasha për kokë time!

Profesori- Një puthje, më! Një puthje, se ma nxive jetën!

Studentja- Ahhhh…

Profesori– Diçka kupton nga një puthje. Kaq më lal, kaq! Kaq! Kaq!

Studentja- S’e dijsha.

(Profesori afrohet dhe e puth studenten)

Profesori- Tani qite atë çimçakiz më! Ku e ndave atë cimçakizin ti re? Seriozisht e kishe ktë? E kishe puthje?! Bravo! Do iki të vras veten! Kjo ishte puthje?!…

Studentja- Ktë kërkove profesori im i dashur! Ca i ke kto?

Profesori- Puthje ishte kjo?!

Studentja- Po!

Profesori- Hajde tashi!

Studentja- Po afrohu!

Studentja- Jamëëëë.., nuk e di domethënë…,nuk kam ardhur e përgatitur profesor.

Profesori- Do kishe ardh e përgatitme, edhe po s’u përgatite, e lexon shpejt e shpejt.

Studentja- Eh.., e lexoj vërtet unë, profesor!

Profesori- Një puthje!

Studentja- Po tashi, shiko! Se ti ke arritur një stad në stadin e profesorit, unë s’kam arritur akoma, nuk jam aq e shkathët.

Profesori- Po ç’ke ti? Do të baj unë llafe burrash! Të jap fjalën!

(Profesori afrohet dhe e puth prapë)

Profesori- Të lutem fute çik mbrapa! (çantën)

Studentja- Ajji… hiqe mbrapa!

Profesori- Të lutem! Më puth edhe ti mua!

Profesori- Të lutem!

Studentja- Step by step!

Profesori- Po mirë! Më puth të thashë! Një puthje të kërkova!

Studentja- Step by step!

Profesori- Me vend! I kam shumë keq kto batutat. Ahhh.., puthe! Ti sa e puthe çimçakizi në klasë të parë… eh bab..!

Studentja- Mirë atere!

Profesori- Do hapet re, do hapet!

Studentja- Tashi, ça do marrim te shkolla ne?

Profesori- Hë!

Studentja- Ça do marrim te shkolla?

Profesori- Te sekretaria pastaj do takohemi prapë! Ec përpara ti te sekretaria! /tvklan

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi në “Stop”–Kamëz/ Bashkia kthen pyllin në zallishte e jep leje për stallë e thertore!

Publikuar

-

Nga

Më 13 shkurt të 2019-ës emisioni Stop transmetoi ankesën e banorëve të Laknasit, në zonën e quajtur “Plepat e Brukes”, të cilët jetojnë këtu prej 300 vjetësh.Rastësisht mësuan, se bashkia ia dha pyllin me qira një shoqërie, që do ta shndërronte në stallë bagëtish.Për të arritur këtë qëllim, pylli është regjistruar si zallishte. Pas 8 muajsh, banorët shprehen, se në momentin që erdhi Stopi, cdo gjë ishte në rregull, por ditët e fundit pronari Bledar Daci, ka ardhur me polici, që të rrethojë pyllin.Sipas tyre, Daci do ta bëjë thertore dhe stallë derrash, edhe pse është vetëm 1 km larg lumit dhe 2 km larg shtëpive të tyre.Në bashki drejtojnë gishtin nga ish-kryetari, por nuk i japin zgjidhje problemit.Kryebashkiaku aktual Rakip Suli, thotë, se është vënë në dijeni këto 45 ditë, që është në detyrë dhe ka biseduar me subjektin, që t’i pezullojë punimet për disa ditë, sa të shprehet Prokuroria.Unë si kryetar, vijon Suli, nuk kam fuqi ligjore të anulloj lejen e dhënë nga paraardhësi im. Nga ana tjetër, avokati i banorëve, Sinan Tafaj shprehet, se vetë Këshilli Bashkiak, mund ta shfuqizojë atë vendim, nëse ka dëshirën e mirë për t’i ndihmuar këta banorë.

LEXO EDHE:  Ilir Meta drejt dorëheqjes, apo justifikime!?

LEXO EDHE:  Ja kush është kryetari i Gjykatës që do të denoncohet në Stop

Për më shumë ndiq videon e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Raporti i TI-as/ Shqipëria, ndër vendet ku pastrohen paratë e kompanive ‘fantazmë’

Publikuar

-

Nga

Në mesin e vendeve të përfshira në raportin e Transparency International rezulton të jetë edhe Shqipëria.

Në analizën e vlerësimeve të bëra nga Rregullatori botëror kundër pastrimit të parave ‘Forca për Veprimtaritë Financiare’ (FATF) tregon se edhe Shqipëria ka shtigje nëpërmjet të cilave bëhet i mundur pastrimi i parave.

Raporti, i sjellë nga radioja “Zëri i Amerikës”, thotë se dështimi është i lidhur fort me mbështetjen në të dhënat e mbajtura nga bankat.

“Nuk ka kërkesë që të gjithë personat juridikë të kenë një llogari bankare. Nëse një person juridik nuk ka hyrë në marrëdhënie me një entitet raportues, atëherë nuk ka dispozita të tjera ligjore për të siguruar që autoritetet përgjegjëse të kenë qasje në informacionin e saktë dhe më të ri mbi pronësisë”, thuhet në raport i cili u referohet vlerësimeve të vitit të kaluar të Këshillit të Evropës mbi masat që ka marrë Shqipëria për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e aktiviteteve terroriste.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Raporti ‘bombë’/ Kompanitë ‘fantazmë’, në qendër të korrupsionit e pastrimit të parave

Publikuar

-

Nga

Organizata Ndërkombëtare Transparency International, tha të enjten në një raport, se qeveritë po dështojnë të trajtojnë pastrimin e parave dhe mashtrimet ndërkombëtare me taksa, meqë policia nuk i ka mjetet e duhura për të gjetur pronarët e kompanive të dyshuara për veprimtari kriminale.

Sipas VOA, në një analizë e vlerësimeve të bëra nga Rregullatori botëror kundër pastrimit të parave ‘Forca për Veprimtaritë Financiare’ (FATF) tregon se ky dështim është i lidhur fort me mbështetjen në të dhënat e mbajtura nga bankat.

Transparency International thekson se FATF-ja duhet të kërkojë që vendet të krijojnë regjistra qendror të pronarëve të vërtetë të kompanive dhe ato të dhëna të jenë publike, në mënyrë që të lejojnë verifikimin më të mirë të informacionit.

Në raport, thekson radioja amerikane, thuhet se FATF-ja kërkon nga qeveritë të sigurojnë që autoritetet të jenë në gjendje të zbulojnë shpejt se kush janë pronarët e vërtetë ose “përfituesit” e kompanive të regjistruara në territorin e tyre.

Nga 83 vende të vlerësuara nga FATF-ja që nga viti 2014, vetëm një (Trinidad dhe Tobago) ka vepruar në pajtim të plotë me këtë kërkesë. Asnjë vend nuk konsiderohet të jetë “shumë efektiv” në këtë fushë.

LEXO EDHE:  Përsëritet skandali/ Një tjetër kryebashkiak në gjurmët e Veliajt

LEXO EDHE:  Përsëritet skandali/ Një tjetër kryebashkiak në gjurmët e Veliajt

Autorja e studimit, Maira Martini, eksperte e organizatës Transparency International tha se “fondet mund të transferohen në sekonda nëpër llogaritë e korporatave bankare ndërsa identifikimi i pronarëve të kompanive të përfshira në korrupsionin tejkufitar, mund t’u marr autoriteteve më shumë se një vit”.

Ajo thekson se, pothuajse pa përjashtim të ashtuquajturat “kompanitë shell” shfaqen ne qendër të rasteve të mëdha të korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Një kompani “shell” apo kompani “fantazmë”, nuk zotëron asgjë por figuron si biznes i ligjshëm që shfrytëzohet më shumë për të fshehur veprimtaritë e kompanive të tjera.

Në vitin 2016, skandali i shkaktuar nga rrjedhja më e madhe ndonjëherë e të dhënave rreth kompanive sekrete në të quajturat Dokumentet e Panamasë, hodhën dritë mbi përdorimin e gjerë të ‘kompanive fantazmë”. Më shumë se 140 zyrtarë publik ishin duke përdorur më shumë se 214 mijë njësi për të fshehur pronësinë.

LEXO TE PLOTE