Connect with Us

Gati të bëhen “kurban”/ Ceka dhe Hajdari paralajmërojnë grevë urie

Politikë

Gati të bëhen “kurban”/ Ceka dhe Hajdari paralajmërojnë grevë urie

Publikuar

-

Ish kryetari i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari dhe politikan-historian-diplomati Neritan Ceka kanë habitur me deklaratat e bëra nga studioja e emisionit “Repolitix”, kur kanë bërë thirrje për mbledhjen e dhjetë mijë personave në grevë urie, me qëllim ringritjen e demokracisë së mbajtur peng edhe pas tre dekadave.

Sipas tyre kjo zgjidhje është e detyruar, pasi nuk mund të vazhdohet më me shtypjen prej politikës.

I pari që ka artikuluar thirrjen ka qenë z.Hajdari.

“Unë do të mbledh 10 mijë njerëz në Shqipëri dhe do të bëjnë grevë urie për ringritjen e demokracisë. Nuk është e vështirë që të bëhet. Unë do të bëj thirrje, që ta shpëtojmë këtë vend. Unë nuk iki nga Shqipëria. Unë në këto kushte nuk rri dot. Pra do të thotë se 4-5 mijë burra idealiste për ringritjen e demokracisë, po na lanë me vdekur mirë, por besoj nuk do të na lërë njeri”, tha ai, i ndjekur nga Neritan Ceka.

“Nëse zoti Hajdari futet i pari unë jam i dyti. Të bëhet një listë me dhjetë kërkesa dhe nëse ato nuk pranohen të futemi në grevë”, ka deklaruar Neritan Ceka. / CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. Hazbi & Ceka junior

    18 Shtator, 2019 at 5:21 am

    Sa qenkan shtuar budallenjte

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pjesë e grupit “Bajri”/ Gjykata shpall të pafajshëm Armir Grimën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkodrës ka shpallur të pafajshëm Armir Grimën i cili u arrestua si pjesë grupit ‘Bajri’, ndërsa la burgun pak muaj më parë.

Prokuroria e këtij rrethi ka verifikuar se ai nuk ka kryer veprën penale të shitjeve të ndeshjeve për të cilën qëndronte me masën ‘detyrim paraqitje’ prej disa muajsh.

Kujtojmë se Grima u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtar i grupit Bajri, i dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Miëpo këto akuza nuk janë provuar dhe ish-trajneri ka fituar lirinë.

LEXO EDHE:  Basha si Enveri, iu vërsulet “armiqve”

Grima mbante postin e trajnerit të ekipit Kombëtar të Femrave, dhe u pezullua nga FSHF deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Debati për negociatat/ Donald Tusk: Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë , një gabim

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk i është rikthyer sërish çështjes së negociatave.
Sipas Tusk, mos hapja e negociatave ishte një gabim

“Liderët e BE patën një debat të vështirë mbi zgjerimin në këshillin e BE-së. Pas rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pavarësisht kësaj, unanimiteti i kërkuar nuk ishte i mundur javën që lamë pas. Sipas opinionit tim, ky ishte një gabim të cilin ua kam thënë liderëve të BE-së madje ishte pak më i drejtpërdrejtë. Tani vetëm mund të shpresoj se liderët e BE-së të nxjerrin konkluzionet e duhura dhe ta diskutojnë procesin e zgjerimit përpara samitit të Zagrebit që mbahet në Maj të vitit 2020” , u shpreh Tusk mëngjesin e kësaj të marte në parlamentin evropian në Strasburg ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta takon kryeministrin e Vietnamit/ Pritet nënshkrimi i marrëveshjes së rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka takuar kryeministrin e Vietnamit, Nguyễn Xuân Phúc, gjatë qendrimit të tij në Yokio.

Meta bën me dije se gjatë takimit, theksuan rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë, si dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke.

“Gjatë qëndrimit në Tokio, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me Kryeministrin e Vietnamit, z. Nguyễn Xuân Phúc.
Marrëdhëniet e veçanta tradicionale mes Shqipërisë dhe Vietnamit meritojnë të forcohen më tej, në kontekstin e ri të zhvillimeve të dy vendeve dhe objektivave të tyre për zhvillim të qëndrueshëm.
Theksuam rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë, si dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE