Connect with Us

“Ekspertë të lodhur e dështakë”/ Ish-ministri i Ramës sulmon ndërkombëtarët

Politikë

“Ekspertë të lodhur e dështakë”/ Ish-ministri i Ramës sulmon ndërkombëtarët

Publikuar

-

petrit vasili nuk permbahet ndaj rames

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria, ka sulmuar edhe ndërkombëtarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani i ka cilësuar përfaqësuesit e vendeve të huaja që vijnë në Shqipëri, si ekspertë të lodhur e dështakë.

Sipas Manjanit, shqiptarët kanë që prej vitit 1944 që presin ndërkombëtarët, por në Shqipëri vijnë “Vetëm ekspertë të lodhur e dështakë, që shpikin e sajojnë reforma,që në vendet e tyre nga vijnë, nuk do guxonin as ti mendonin.”.

Më tej, Manjani thekson se “Ndërkohë spektatori duartroket. Duartrokitjet shtohen shumë kur aktorët tanë polutikanë zgërdhihen në ndonjë foto me ndonjë udhëheqës të huaj.

Foto është paguar me lekët e spektatorëve, por punë e madhe! Për duartokitje paguhet gjithandej…

Një pjesë e spektatorëve ikin fare nga shfaqja. Ikin në emigracion. Por disa prej tyre që ikin, këtu e kanë mendjen tek shfaqja. Çfarë tha aktori kryeaktorit…. Po aleatët?!

Pa shpresë duket, me thënë të drejtën ..”.

Postimi i plotë:

Shqiptarët merren të gjithë me politikë. Edhe ata pa parti, me politikë merren.

LEXO EDHE:  Mbyllja e lojërave të fatit/ Vasili zbulon mashtrimin e Ramës

Por nuk kanë asnjë mjet politik në dorë për të marrë vendime.

Kjo gjendje i ndan ata spektatorë dhe në militantë. Këta të fundit janë dekori për të mbushur skenën, ku luajnë politikanët që ta shohin spektatorët.

Ndërkohë kjo “loja” e politikanëve është në emër dhe në kurriz të spektatorëve dhe militantëve së bashku.

Spektatorët, të velur me aktrimin e të njëjtëve aktorë, presin të zbarkojnë në skenë “aleatët”. Kanë që në vitin 1944 që presin….

Por, hiç!

Vetëm ekspertë të lodhur e dështakë, që shpikin e sajojnë reforma,që në vendet e tyre nga vijnë, nuk do guxonin as ti mendonin.

Ndërkohë spektatori duartroket. Duartrokitjet shtohen shumë kur aktorët tanë polutikanë zgërdhihen në ndonjë foto me ndonjë udhëheqës të huaj.

Foto është paguar me lekët e spektatorëve, por punë e madhe! Për duartokitje paguhet gjithandej…

Një pjesë e spektatorëve ikin fare nga shfaqja. Ikin në emigracion. Por disa prej tyre që ikin, këtu e kanë mendjen tek shfaqja. Çfarë tha aktori kryeaktorit…. Po aleatët?!

Pa shpresë duket, me thënë të drejtën …/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Nga

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Vendimi i Gjykatës së Strasburgut/ Basha: Fatura do të ngarkohet nëse Rama nuk largohet

LEXO EDHE:  Video-Rama u shkon me Forcat Speciale/ Kuksianët e poshtërojnë

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qrnë pjesë e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë.

Kryemadhi tha se ky fakt, e ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptarë do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme“, u shpreh Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Video-Rama u shkon me Forcat Speciale/ Kuksianët e poshtërojnë

LEXO EDHE:  "Përgjegjësit e dhunës të shkojnë para ligjit"/ OSBE "shuplakë" opozitës

Studimi i fëmijëve të çiftit Meta në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë shpesh shkak që mazhoranca të lëshojë akuza ndaj tyre, për shkak se stili i jetës së zonjës Kryemadhi, nuk përputhet me mënyrën se si ajo bën opozitë dhe faktin se LSI ka qenë në qeveri dy vite më parë, madje ka patur një zëvendësministër Arsimi.
Tashmë, Kryemadhi duket se është penduar tej mase për këto dështime, që kanë bërë që edhe fëmijët e saj të nisen drejt Anglisë dhe ajo ta vuajë shumë këtë fakt.

LEXO TE PLOTE