Connect with Us

Ekskluzive flet Arben Imami/ Kriza lineare, qeveria Rama, është më e zeza që vendi ka pasur

Politikë

Ekskluzive flet Arben Imami/ Kriza lineare, qeveria Rama, është më e zeza që vendi ka pasur

Publikuar

-

Në një intervistë ekskluzive për CNA.al ish-ministri dhe themeluesi i PD, Arben Imami, ka analizuar krizën politike në vend dhe qeverisjen e Ramës këto 6 vite, që nga krizat politike, aleancat politike, ardhja e Rilindjes si dhe pazaret me Republikën e Re.

Imami nuk kursehet aspak kur thekson se kemi kriza lineare dhe jo ciklike.

I pyetur nga CNA.al se a po kalon Shqipëria një tjetër stinë përplasjesh politike në prag të të vendimi nga BE për vendin, Imami shprehet se, mendoj se kriza nuk është ciklike, ajo është lineare. Ndërprerjet e përkohëshme janë për shkaqe fizike si vapa e gushtit etj. Kriza politike shkaktohet nga mospërfaqësimi dhe degjenerimi i institucioneve. Kriza aktuale qëndron mbi bazën e një qeverisjeje të ngritur në mënyrë manipulative dhe matanë kulisave në 2013 dhe 2017.

Nuk duhet harruar se PS në 2013 mori po aq deputetë sa në zgjedhjet e mëparëshme, nuk pati shuplaka por zhvendosje të forcave politike për të krijuar një maxhorancë të re me përkrahjen më të shumtë nga internacionalizmi i majtë në të gjitha partitë politike. Kriza e mbas 2017 ishte e pashmangshme, zgjedhjet u dhanë në tryezë, popullit iu la të votojë vetëm një opcion: qeveria PS-PD ose më drejt Rilindje + Republikë e Re. Zgjedhësit e së djathtës e bojkotuan këtë moszgjidhje dhe abstenuan (240 000 vota më pak për PD)”, thekson më tej Imami.

Duke folur për përgjegjësinë e kësaj situate, ish themeluesi i PD, tha se “më falni për citimin e vetvetes, por kam thënë se përgjegjësia për atë pazar antidemokratik është e të dy palëve si për atë që i shiti dhe për atë që i bleu zgjedhjet sepse së bashku shkallmuan parimin themelor të përfaqësimit. Një vend që ka një qeveri mospërfaqësuese është i dënuar me krizë e destabilitet. Kriza nuk do të përfundojë deri sa të eliminohen pasojat e marrëveshjes së 17 majit d.m.th. deri sa të ketë zgjedhje. Elementi i dytë, ai i degjenerimit të institucioneve vjen mirëfilli nga qeveria por edhe siguria që ajo ka pasur në dobësinë e opozitë”.

LEXO EDHE:  Qytetarët "gozhdojnë" Ramën/ “Në Vlorë plas kallashi”

Qeveria Rama në 6-të vite me pak fjalë si do e përshkruanit?

Qeveria Rama, po e përsëris, është qeverisja më e zezë që vendi ka pasur.

Imami analizon me detaje, “policia u bë pjesë e krimit të organizuar; nuk ka korrupsion por një grabitje të pamëshirshme të të parasë publike (edhe ato pesë kilometra rrugë që u shtruan janë me kosto të çmendura), shkurt në gjashtë vjet investimet publike kanë qenë rreth 3 miliard dollarë por nëse heton nuk gjen dot as 10% të kësaj shume të investuar; borxhi publik po shkon në 80% të PPB ndërsa të ashtuquajturat koncesione po e gërryejnë edhe më zi; një qeverisje e pashpirt: 38 000 shqiptarë kanë hyrë në dyert e burgimit dhe paraburgimit në një vit të vetëm (edhe për 2 000 lekë energji të papaguar!) ndërkohë që bosët e krimit dhe bashkëpunëtorët e tyre në qeveri janë jashtë; bujqësia u shkatërrua, vendi u kthye në monokulturë (kanabis); emigracion masiv, nuk ka punë por mbi të gjitha nuk ka shpresë; vjedhje e organizuar e votave siç provon dosja e Dibrës dhe Durrësit; administrata më e paaftë (sepse nuk bëhen dot dy punë njëherësh) pas rënies së komunizmit me ministra të marrë nga rruga a bankat e shkollës; politika e jashtme në shërbim të personit (kryeministrit); mbrojtja me aeroporte dhe det të hapur për krimin.

E vetmja veprimtari që lulëzon është propaganda, shitja e një realiteti fals – nga një kryetar bashkie me kazmë e lopatë që mbjell një pemë çdo ditë (madje edhe kur nuk është këtu) deri te një kryeministër për politikën e jashtme të të cilit raportohen vetëm atletet, një gaztor i tavolinës së të mbiquajturit për lehtësi pune Ballkani Perëndimor” komenton Arben Imami.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ironizon Ristani: Rama si Nastradini

Publikuar

-

Nga

Nga studio e “Real Story”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe njëkohësisht ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani, teksa fliste për Reformën Zgjedhore, ka theksuar rëndësinë e saj duke u shprehur se ajo është e rëndësishme jo vetëm për demokracinë në vend, por po ashtu sepse ndikon edhe në reforma të tjera sikurse ajo në Drejtësi, e cila sipas tij tashmë është deformuar.

Sipas ish-kreut të KQZ-së, Rama iu ka bërë thirrje ndaj policëve që të votojnë partinë në pushtet, duke vënë kështu partinë mbi Shqipërinë.

“Deri tani ka vullnet të keq për të bërë me dashje gjëra të këqija. Sot e tutje duhen bërë gjëra të mira me vullnet të mirë. Më 2009 kam pasur fatin që të jem në krye të KQZ, duke marrë vlerësim maksimal nga ana e organizatave ndërkombëtare. Nastradinin e pyetën në një fshat pse nuk ranë kambana në fshatin e tyre. Nastradini tha se kambanat në fshat nuk ranë në radhë të parë se nuk ka kambana.

LEXO EDHE:  Rama shkarkon dy zyrtarë të lartë/ Ja arsyeja

LEXO EDHE:  Larg duart nga Kisha, shoku kryeministër/ Behu shërbëtor, jo shkatërrimtar

Dhe në këtë rast është si historia e kambanës. Po nuk pati vullnet politik, është e kotë të flasim për të tjerat. Na duhet që të kemi edhe sistem që na jep qeverisje stabël, por edhe të kemi demokraci të brendshme.

Ne nuk flasim vetëm për reformën zgjedhore, por për një sërë reformash. Dalim deri te reforma në drejtësi, që ka problemet  e saj. Në rast se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka institucione gjyqësore, atëherë pse po flasim. Del kryeministri dhe thotë se policët duhet të votojnë për PS pas punës. Del se partia na qenka mbi partinë dhe derisa është ky realitet kot flasim për të tjerat.”, ka thënë ndër të tjera Ristani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon ultimatumin amerikan që tmerroi Presidentin serb

Publikuar

-

Nga

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, duke folur për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare ka vlerësuar fitoren e mazhorancës së re, ndërkohë që ka zbuluar ultimatumin e amerikanëve për Vuçiçin.

“ Çfarë sjell si risi ardhja e Kurtit dhe Osmanit? Antikorrupsionin. Nuk e dimë se çfarë do sjellin si risi në politikën shqiptare, por dimë që janë me një politikë shumë të thekshmë patriotike. Sidomos Kurti. Pse vajti ky atje? Richard Grenell u shkoi në Novisad dhe e kërcënoi. Ka kërcënuar Vucicin pasi e ka takuar 10 minuta kokë më kokë. Rrethi i tij i administratës thotë që asnjë nuk ishte brenda, por kur hynë atje panë Vuçiçin e tmerruar. Dhe i ka thënë dua njohjen e Kosovës se e kanë njohur 110 shtete”, ka thënë ndër të tjera Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmon ashpër Presidentin/ Spiropali paralajmëron shkarkimin e Metës

Publikuar

-

Nga

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Parlamentin, e ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ duke folur për raportin e Komisionit të Venecias dhe qëndrimin e socialistëve ndaj Presidentit, ka paralajmëruar se mazhoranca në Kuvend do ta votojë konkluzionet që do të sjellë Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Spiropali vlerëson se raporti përfundimtar shprehet qartë kur thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me anullimin e datës së zgjedhjeve.

“E kam lexuar nga fillimi në fund raportin, nuk ka asgjë të re nga raporti paraprak. Nuk ka aty as tentativë për vrasje, as në variantin e parë as të dytë, as nuk ka. Komisioni i Venecias është trupë profesioniste, nuk ka lidhje me emocionet dhe shigjetat politike. Por ka dalë me disa konkluzione për zhdekretimin e zgjedhjeve. Edhe ky term shihet me habi duke vendosur në habi seriozitetin e këtij procesi. Komisioni thotë se duke qenë rast i rrallë është e vështirë për të nxjerrë modele për vende të tjera.

Duke mos pasur asnjë kompetencë vendosi të zhdekretojë zgjedhjet. Venecia thotë atë që ne kemi thënë; zgjedhjet duhet të mbaheshin për të ruajtur seriozitetin e shtetit për të mos i dhënë mundësi asnjë opozite që të hedhë në emër shtetin. Venecia thotë në fund, që i gjithë hetimi është sa ligjor aq dhe politik. I takon komisionit hetimor dhe më vonë kuvendit me votë dhe më pas Kushtetueses të vendosë

LEXO EDHE:  Basha “kryqëzon” Ramën/ “Mashtrues, arrogant, i paaftë”

LEXO EDHE:  Prokurori i "listës së zezë"/ Si e mbrojti Llalla nga Rama, të arsimuarin e plepave

Shumë e thjeshtë, në rast se presidenti do të ishte i bindur mbi kushtetutshmërinë, atëherë do i bënte ai një kërkesë Venecias. Por jo, atë e bëri Kuvendi, që komisioni hetimor të kishte një raport. Tani komisioni do të peshojë argumentet dhe ta sjellë në Kuvend, ne do të votojmë vendimet e komisionit hetimor. Ne do ta gjykojmë, vlerësojmë dhe gjykojmë. Komisioni hetimor do të dalë me disa konkluzione dhe do ta sjellë në Kuvend dhe ne do ta votojmë.

Presidenti nuk ka asnjë gajle për unitetin kombëtar ka dalë hapur në luftë me një pjesë të politikës, shumicën dhe mbështet opozitën. Fyen shumicën. Atëherë edhe vetë Meta do të lëvizë nga ai pozicion. Unë kam firmosur personalisht për shkarkimin, por ne i besojmë një komisioni që është ngritur. Ne e kemi bërë publik qëndrimin. Ne shpëtuam demokracinë duke zhvilluar ato zgjedhje”, ka thënë ndër të tjera Spiropali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE