Connect with Us

E rëndë nga FIKS FARE/ I moshuari abuzon seksualisht me të sëmurën mendore, prokuroria zbut akuzën

Denoncim

E rëndë nga FIKS FARE/ I moshuari abuzon seksualisht me të sëmurën mendore, prokuroria zbut akuzën

Publikuar

-

Prindërit zbulojnë abuzimin, mjekët ngatërrojnë emrin e vajzës

Fiks fare solli sot në mbrëmje, historinë e rëndë të abuzimit të një vajze me probleme të shëndetit mendor nga një i moshuar

Një 22 vjeçare me probleme të shëndetit mendor është abuzuar seksualisht  nga fqinji i saj 71 vjeçar. Ky i fundit kapet “mat” nga babai i vajzës  duke e abuzuar seksualisht. Gjendja shëndetësore e 22 vjeçares është e rënduar dhe për këtë ajo e ka të pamundur komunikimin, përveç   lëshimit të pasthirrmave.  Për  këtë arsye është shumë e vështirë të kuptohet nëse kjo ishte hera e parë apo vajza është abuzuar rregullisht.  71 vjeçari po hetohet i lirë, pasi sipas prokurorisë nuk ka prova konkrete edhe pse në momentin që 71 vjçari është kapur në flagrancë ka pranuar fajin.   Abuzimin seksual me 22 vjeçaren  me probleme të shëndetit mendor  e konfirmon edhe akti i ekspertizës mjeko-ligjore,  ku thuhet se vajza  paraqet deflorim të vjetër.

Fiksi ishte në shtëpinë e 22 vjeçares, e cila jeton me prindërit në një fshat të Poliçanit. Babai dhe nëna me lot në sy tregojnë që vajza e tyre ka shfaqur probleme të shëndetit mendor që në moshën 2 vjeçare. Nuk flet dhe komunikon, vetëm nëpërmjet pasthirrmave. Ajo nuk e dallon dot të mirën nga e keqja, është shumë e vështirë për të, pasi ka ndjenjur gjithmonë brenda mureve të shtëpisë. Babai tregon se e kanë ruajtur gjithmonë dhe për këtë arsye e kanë mbajtur në shtëpi.

” Por është pikërisht në këtë shtëpi që e kemi ruajtur për kaq vjet që vajza është abuzuar.” Nuk e dija, se po ta dija nuk do ta fusja kurrë fqinjin në shtëpi.” -thotë babai.

Ai çohet në këmbë dhe tregon divanin ku gjeti fqinjin e tij tek qëndronte i shtrirë mbi vajzën, mbuluar me batanije po tentonte të kryente aktin e turpshëm. Në  momentin kur babai kishte hyrë në shtëpi, vajza ish shkëputur nga i moshuari dhe ish hedhur për ndihmë në këmbët e të atit. Ndërsa fqinji i kapur mat e kish pranuar aktin e turpshëm duke  thënë “Për këtë që të bëra unë ty, më vrit”. Por atë natë të 3 Majit të vitit 2019, babai vendosi të thërriste policinë për ta hetuar ngjarjen, duke mos bërë vetgjyqësi.

LEXO EDHE:  123 nxënës nuk marrin subvencionet për librat/ Librashitësi i mban si fitime të vetat

Pas ngjarjes nisi edhe hetimi i policisë. Për shkak të moshës së thyer dhe faktit që ishte i sëmurë, u vendos që 71 vjeçari te hetohej i lirë. Sipas babait të vajzës së abuzuar, ai tani del nëpër fshat edhe pretendon se nuk ka bërë asgjë, duke acaruar edhe më shumë situatën, madje ai ka arritur deri aty  sa ka menduar vetgjyqësinë.

Akti i ekpertizës, e nxjerrë vajzën të defloruar të vjetër, ç’ka do të thotë që vajza kish kohë që abuzohej.  Mjeku ligjor e  kish marrë aq seriozisht  aktin e ekspertizës së vajzës,  sa i kishte ngatërruar emrin  me dikë tjetër, duke vonuar kështu edhe dërgimin e aktit pranë prokurorisë.

Prokurori i çështjes Tasim Puçi, gjatë takimeve me babain  i thotë  se  ty të është bërë një dëm moral, ne do ta çojmë çëshjen në gjykatë, ku ti mund të kërkosh dëmshpërblim dhe është gjykata ajo që do të vendosë. Kur babai i thotë se po zvarritet ai i thotë që këto gjëra bëhen avash avash. “Gjëja ruhet sa mos të ndodhi, se po ndodhi, këto punë ke, deri sa të mbarojnë gjyqet” shprehet prokurori.

Çështja aktualisht i është kaluar gjykatës e cila ka bërë vetëm seancë paraprake dhe nuk ka vendosur akoma datën për nisjen e gjykimit të çështjes.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi në “Stop”–Kamëz/ Bashkia kthen pyllin në zallishte e jep leje për stallë e thertore!

Publikuar

-

Nga

Më 13 shkurt të 2019-ës emisioni Stop transmetoi ankesën e banorëve të Laknasit, në zonën e quajtur “Plepat e Brukes”, të cilët jetojnë këtu prej 300 vjetësh.Rastësisht mësuan, se bashkia ia dha pyllin me qira një shoqërie, që do ta shndërronte në stallë bagëtish.Për të arritur këtë qëllim, pylli është regjistruar si zallishte. Pas 8 muajsh, banorët shprehen, se në momentin që erdhi Stopi, cdo gjë ishte në rregull, por ditët e fundit pronari Bledar Daci, ka ardhur me polici, që të rrethojë pyllin.Sipas tyre, Daci do ta bëjë thertore dhe stallë derrash, edhe pse është vetëm 1 km larg lumit dhe 2 km larg shtëpive të tyre.Në bashki drejtojnë gishtin nga ish-kryetari, por nuk i japin zgjidhje problemit.Kryebashkiaku aktual Rakip Suli, thotë, se është vënë në dijeni këto 45 ditë, që është në detyrë dhe ka biseduar me subjektin, që t’i pezullojë punimet për disa ditë, sa të shprehet Prokuroria.Unë si kryetar, vijon Suli, nuk kam fuqi ligjore të anulloj lejen e dhënë nga paraardhësi im. Nga ana tjetër, avokati i banorëve, Sinan Tafaj shprehet, se vetë Këshilli Bashkiak, mund ta shfuqizojë atë vendim, nëse ka dëshirën e mirë për t’i ndihmuar këta banorë.

LEXO EDHE:  Skandali “Xhafaj”/ Zbulohen bizneset e mëdha të familjes mafioze

LEXO EDHE:  Skandali “Xhafaj”/ Zbulohen bizneset e mëdha të familjes mafioze

Për më shumë ndiq videon e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Raporti i TI-as/ Shqipëria, ndër vendet ku pastrohen paratë e kompanive ‘fantazmë’

Publikuar

-

Nga

Në mesin e vendeve të përfshira në raportin e Transparency International rezulton të jetë edhe Shqipëria.

Në analizën e vlerësimeve të bëra nga Rregullatori botëror kundër pastrimit të parave ‘Forca për Veprimtaritë Financiare’ (FATF) tregon se edhe Shqipëria ka shtigje nëpërmjet të cilave bëhet i mundur pastrimi i parave.

Raporti, i sjellë nga radioja “Zëri i Amerikës”, thotë se dështimi është i lidhur fort me mbështetjen në të dhënat e mbajtura nga bankat.

“Nuk ka kërkesë që të gjithë personat juridikë të kenë një llogari bankare. Nëse një person juridik nuk ka hyrë në marrëdhënie me një entitet raportues, atëherë nuk ka dispozita të tjera ligjore për të siguruar që autoritetet përgjegjëse të kenë qasje në informacionin e saktë dhe më të ri mbi pronësisë”, thuhet në raport i cili u referohet vlerësimeve të vitit të kaluar të Këshillit të Evropës mbi masat që ka marrë Shqipëria për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e aktiviteteve terroriste.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Raporti ‘bombë’/ Kompanitë ‘fantazmë’, në qendër të korrupsionit e pastrimit të parave

Publikuar

-

Nga

Organizata Ndërkombëtare Transparency International, tha të enjten në një raport, se qeveritë po dështojnë të trajtojnë pastrimin e parave dhe mashtrimet ndërkombëtare me taksa, meqë policia nuk i ka mjetet e duhura për të gjetur pronarët e kompanive të dyshuara për veprimtari kriminale.

Sipas VOA, në një analizë e vlerësimeve të bëra nga Rregullatori botëror kundër pastrimit të parave ‘Forca për Veprimtaritë Financiare’ (FATF) tregon se ky dështim është i lidhur fort me mbështetjen në të dhënat e mbajtura nga bankat.

Transparency International thekson se FATF-ja duhet të kërkojë që vendet të krijojnë regjistra qendror të pronarëve të vërtetë të kompanive dhe ato të dhëna të jenë publike, në mënyrë që të lejojnë verifikimin më të mirë të informacionit.

Në raport, thekson radioja amerikane, thuhet se FATF-ja kërkon nga qeveritë të sigurojnë që autoritetet të jenë në gjendje të zbulojnë shpejt se kush janë pronarët e vërtetë ose “përfituesit” e kompanive të regjistruara në territorin e tyre.

Nga 83 vende të vlerësuara nga FATF-ja që nga viti 2014, vetëm një (Trinidad dhe Tobago) ka vepruar në pajtim të plotë me këtë kërkesë. Asnjë vend nuk konsiderohet të jetë “shumë efektiv” në këtë fushë.

LEXO EDHE:  Skandal- “Fëmijët po rriten analfabetë”/ Dy mësuese japin 14 lëndë mësimore

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Djali i Baton Haxhiut i punësuar në Ministrinë e Mbrojtes së Rusisë

Autorja e studimit, Maira Martini, eksperte e organizatës Transparency International tha se “fondet mund të transferohen në sekonda nëpër llogaritë e korporatave bankare ndërsa identifikimi i pronarëve të kompanive të përfshira në korrupsionin tejkufitar, mund t’u marr autoriteteve më shumë se një vit”.

Ajo thekson se, pothuajse pa përjashtim të ashtuquajturat “kompanitë shell” shfaqen ne qendër të rasteve të mëdha të korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Një kompani “shell” apo kompani “fantazmë”, nuk zotëron asgjë por figuron si biznes i ligjshëm që shfrytëzohet më shumë për të fshehur veprimtaritë e kompanive të tjera.

Në vitin 2016, skandali i shkaktuar nga rrjedhja më e madhe ndonjëherë e të dhënave rreth kompanive sekrete në të quajturat Dokumentet e Panamasë, hodhën dritë mbi përdorimin e gjerë të ‘kompanive fantazmë”. Më shumë se 140 zyrtarë publik ishin duke përdorur më shumë se 214 mijë njësi për të fshehur pronësinë.

LEXO TE PLOTE