LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Bashës/ Shkodra nën “sundimin” e krimit

17 Shtator 2019, 11:09, Politikë CNA
Deklarata e fortë e Bashës/ Shkodra nën “sundimin” e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat nga qyteti i Shkodrës, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Lulzim Bashës çdo kryetar bashkie në qarkun e Shkodrës ka lidhje me krimin ose rekorde kriminale.

?Çdo kryetar bashkie në qarkun e Shkodrës ka lidhje me krimin ose rekorde kriminale. Këtë e di Shkodra, e dinë të gjithë malësorët. Dhe Shkodra nuk është përjashtim, kjo është një situatë që dominon në të gjithë vendin. Dhjetëra kandidatë të 30 qershorit janë me rekorde kriminale?-tha Basha.

Më tej, ai theksoi se përgjegjësi e PD-së është të nxjerrë vendin nga kjo situatë.

Sipas tij, Rama s?ka asnjë përgjigje për situatën ku ndodhet vendi, dhe është detyrë e opozitës të nxjerrë vendin nga ky udhëkryq.

?Ne si opozitë kemi përgjegjësinë për ti dhënë shqiptarëve zgjidhjen që meritojnë, për ta nxjerrë vendin një orë e më parë nga kjo krizë e cila ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të politikës me krimin?-u shpreh Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga