Connect with Us

Borxhi publik në nivele të frikshme/ Financat “dorëzohen” për 2019

Ekonomi

Borxhi publik në nivele të frikshme/ Financat “dorëzohen” për 2019

Publikuar

-

Programi buxhetor afatmesëm ka zbardhur objektivat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të çuar borxhin publik drejt shifrës 59.9 për qind në vitin 2022 ndërkohë që thuhet se deri në fund të këtij viti pritet të arrijë 68.7 për qind. Por duket se të paktën për vitin 2019 parashikimi në program është dukshëm më i lartë sesa parashikimi që qeveria bëri në buxhetin 2019 kur priste që borxhi publik të ishte jo më shumë se 64.9 për qind. Pavarësisht përpjekjeve për të ulur borxhin ulja reale ka qenë gjithmonë më modeste sesa parashikimet e bëra në fillim vit.

Borxhi publik u kthye në shqetësim viteve të fundit pas kapërcimit të pragut 70 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto me një theks të vazhdueshëm nga institucionet ndërkombëtare për ta uluar atë përmes një rregulli fiskal pasi në rast krize apo shoku në ekonomi vendi ynë nuk kishte më hapësirë për huamarrje të re.

Ndihmuar nga politika monetare e Bankës së Shqipërisë huamarrja e re në tregun e brendshëm është bërë më e lirë viteve të fundit duke siguruar kështu përveç interesave edhe një maturitet më të gjatë. Nga ana tjetër emetimi i një Eurobondi 7 vjeçar në euro me një interes që qeveria e konsideron të leverdishëm vitin e shkruar duket se ka ulur disi presionin në shifrën e borxhit publik.
Shifrat zyrtare të mesvitit tregonin se borxhi publik i Shqipërisë ishte sa 63.03 për qind e Prodhimit të Brendshëm bruto në fund të 6 mujorit të parë të këtij viti. Ministria e Financave raportoi se trajektorja rënëse e borxhit ka vijuar edhe në raport me fundin e marsit kur ky tregues ishte sa 63.6 për qind e PBB-së por borxhi rezulton më i ulët pasi llogaritet mbi bazën e PBB vjetore. Gjasat që të kemi një rritje të saj mbeten të hapura deri në fund të vitit, duke u varur drejtpërdrejt nga sjellja e qeverisë për të marrë borxh të ri.

LEXO EDHE:  Financat, u demshperblyen 4500 dosje te ish-te perndjekurve

I kthyer në vlerë borxhi në fund të 6 mujorit të parë të këtij viti ishte 1.10 trilionë. Pjesa më e madhe e tij rezulton të jetë në monedhën kombëtare me rreth 575 miliardë lekë ndërsa 529 miliardë lekë është ai në monedhë të huaj. Ajo që vihet re në raport me një vit më parë është zgjerimi i huamarrjes në monedhë kombëtare kryesisht përmes instrumenteve të tilla si letrat me vlerë. Qeveria ka siguruar nga kreditorët vendas në total në stokun e saj të borxhit 610 miliardë lekë me një rritje prej 7.1 miliardë lekë më shumë se në fund të vitit të shkuar ndërkohë që pesha e kreditorëve të huaj në stokun total ka pësuar tkurrje./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Pas 5 vitesh, përsëri në listën gri të pastrimit të parave/ Eksperti i ekonomisë liston arsyet

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është futur sërish në zonën “gri” të pastrimit të parave, listë nga e cila kishte dalur që prej vitit 2015.

Për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço, ka disa arsye pse ka ndodhur kjo, duke nisur me likuiditetin jashtë kanaleve bankare.

“Banka e Shqipëria ka bërë disa herë ndërhyrje në treg duke tërhequr euro dhe hedhur lekë. Kjo rrit pak inflacionin,  përsëri dhe pse janë hequr rreth 450 milion euro efektet kanë qenë të papërfillshme. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është rritja e likuiditetit jashtë kanaleve bankare. Një aspekt tjetër është sektori i ndërtimi, që kemi një rritje të kërkesës, kemi në anën tjetër një bum të ofertës. Si ka mundësi që shtohet kaq shumë ndërkohë që kërkesa nuk ekziston”, u shpreh Muço në emisionin “Ekopolitikë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Çfarë treguan 190 mln euro më pak në buxhet për xhepat e shqiptarëve?

Publikuar

-

Nga

Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku thekson se për të shtatin vit radhazi, rënia e konsumit vazhdon të prodhojë krizë të thellë sidomos për të varfërit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se kjo qeveri është duke kapur majat e çdo rekordi negativ në ekonomi.

Sipas Tabakut, rënia më e madhe historike e të ardhurave, konsumi më i ulët në vite, rënie e pagës reale, rritja e varfërisë në shifra rekord, rënia e besimit në ekonomi dhe bzines!

“Shqipëria ka gjashtë vjet që vazhdon të ketë rënie të mbledhjes së të ardhurave dhe rritje të taksave. Bilanci i çdo fundmuaji është një pasqyrë që ka treguar fytyrën e vërtetë të qeverisë, më shumë taksa që mbledhin më pak para, më shumë tarifa që sjellin më pak shpenzime, më pak të ardhura që kanë prodhuar më tepër koncesione.

Ky trend u pa i realizuar edhe në fillim të vitit 2020. Të ardhurat reale sipas të dhënave zyrtare janë me një rritje negative që do të thotë që janë mbledhur realisht më pak të ardhura. Më shqetësuesja është se të ardhurat nga TVSH që tregojnë konsumin kanë rënie. U bë viti i shtatë tashmë që rënia e konsumit vazhdon të prodhojë krizë të thellë sidomos për të varfërit.

Kjo rënie vjen si pasojë e dy faktorëve kyç; rënia e të ardhurave si pasojë e rritjes së taksave dhe tarifave dhe kriza e tregut. Këto dy faktorë ndikojnë më së shumti në familjet e varfëra dhe të shtresës së mesme. Të dy këto fasha mbajnë barrën e mbi 70% të TAP dhe që nuk kanë më të ardhura për të konsumuar si më parë. Taksohen më shumë dhe kanë më pak tê ardhura.

LEXO EDHE:  Borxhi publik/ BB i “tërheq veshin” Shqipërisë

LEXO EDHE:  71 milionë euro grant për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Kjo qeveri është duke kapur majat e çdo rekordi negativ në ekonomi. Rënia më e madhe historike e të ardhurave, konsumi më i ulët në vite, rënie e pagës reale, rritja e varfërisë në shifra rekord, rënia e besimit në ekonomi dhe bzines!

Taksat e ulëta dhe taksa e sheshtë janë incentiva kryesore për të mundësuar një rritje të konsumit. Më shumë para për xhepin e çdo qytetari është një mundësi për të shpenzuar. Shqipëria sot është në krizë të thellë, këtë e dëshmon dhe buxheti i shtetit. Shqiptarët sot mund t’i nxjerrë nga balta një qeverisje me taksa të ulëta dhe mundësi të barabarta. Parime që janë të huaja për këtë qeveri, por janë angazhim për Partinë Demokratike dhe opozitën.”-shkruan Tabaku.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Zbardhen angazhimet e sakta për tërmetin/ Sa janë donacione dhe sa hua

Publikuar

-

Nga

Komisioni Europian ka dhënë informacion lidhur me ndarjen e angazhimit prej 1.15 miliardë euro, që Shqipëria përfitoi si mbështetje për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Sipas Komisionit, nga kjo shumë totale, donacione janë reth 296 milionë euro, ndërsa huatë totale arrijnë në 853 milionë euro. 3 .4 milionë euro të tjera janë të ashtuquajtura in-kind (ndihma që jepen direkt në mallra-shtëpi ose shërbime).

Shuma e marrë hua përbën 74% të angazhimit total të përfituar; 25.6% është donacion dhe 0.4% është angazhimi në produkte konkrete.

Huaja

Shtetet anëtare të BE-së, Komisioni Europian dhe Banka Europiane e Investimeve kanë dhënë gjithsej 246 milionë euro, nga të cilat 60 milionë euro është dhënë nga Franca, 86 milionë euro nga Italia dhe 100 milionë euro nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Europës.

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë dhënë:

BERZH- 18 mln euro

LEXO EDHE:  Shqipëria, ndër vendet me borxhin publik më të lartë në Europë/ E para në rajon

LEXO EDHE:  Borxhi publik/ BB i “tërheq veshin” Shqipërisë

Banka Europiane e Investimeve-              100 mln euro

Grupi i bankës Botërore                106 mld euro

383 milionë euro janë dhënë nga banka Islamike për Zhvillim.

Donacionet

Komisioni Europian është donatori më i madh (115 mln euro), i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (70 mln euro), Turqia (44.7), Gjermania (11), Zvicra (9), Suedia (5.7), Italia (5).

Japonia ka preferuar ta japë ndihmën në formën in-kind, në shumën prej 1.9 milionë eurosh.

Bosnja jep njësoj sa Algjeria

Fqinjët janë tregues dorështrënguar.  Me përjashtim të Serbisë (2 mln euro), dhe kroacisë (1 mln euro), Maqedonia ka dhënë 100 mijë euro, Bosnja 50 mijë, Mali i Zi 500 mijë euro.

Shtete të tjera të largëta janë treguar më dorëlëshuar. Algjeria ka dhënë 50 mijë euro, Omani 922 mijë euro, Azerbaxhani ka dhënë 500 mijë euro. Brunei ka dhënë 33 mijë euro./ Monitor

LEXO TE PLOTE