LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Befason Albin Kurti/ Premton heqjen e taksës në Rrugën e Kombit

17 Shtator 2019, 19:53, Kosova & Bota CNA
Befason Albin Kurti/ Premton heqjen e taksës në Rrugën e Kombit

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është i pakënaqur edhe me marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës. Në një intervistë për emisionin “Përballë? në RTSH, Z. Kurti foli edhe për pengesat fizike mes dy vendeve, duke përmendur taksën në Rrugën e Kombit.

?Taksa në Rrugën e Kombit është gabim. Ne pa e hequr ende këtë kufij, e vumë edhe një tjetër, për të cilin duhet ta fusim dorën në xhep. Ky lloj dyfishimi plus me pagesë është indinjues, përveçse dëmtues. Mbase si qeveri e re duhet të fillojmë bisedimet me qeverinë e Shqipërisë që kjo të mos vazhdoj kështu, aq më tepër kur dihet se nuk është duke përfituar shteti, se sa është duke përfituar një privat?, u shpreh Albin Kurti.

Kryetari i ?Vetvendosjes? foli edhe për degën e kësaj partie në Tiranë, duke lënë të nënkuptohet se Shqipëria duhet të kishte bërë më shumë për komunitetin e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të saj.

?Ata kanë për synim që ta emancipojnë shtetin shqiptar për shqiptarët jashtë Shqipërisë. Shqipëria ka obligim ndaj këtyre shqiparëve që I ka rrotull dhe unë besoj se ka shumë më tepër mundësi dhe obligim se sa realizim?, tha Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Kosovës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga