Connect with Us

A ndodhet Italia para një krize të re qeveritare?

Blog

A ndodhet Italia para një krize të re qeveritare?

Publikuar

-

Nga Bernd Riegert/DW

– Socialdemokratët u ndanë. Çfarë do të thotë kjo për “koalicionin anti-Salvini” në Romë? Pas katër javësh ai duhet të paraqesë një buxhet të pranueshëm nga BE për Italinë.

Qeveria e re italiane ka vetëm një javë që ka filluar nga puna, kur njëra nga tre partitë e koalicionit u përça. Senatori socialdemokrat Matteo Renzi njoftoi në intervista në gazeta se do të braktisë “Partinë Demokratike (PD)” të tij dhe do të themelojë një lëvizje të re. Rreth 20 deputetë nga Dhoma e parë e parlamentit dhe rreth 10 senatorë nga Dhoma e dytë do ta ndjekin pas.

A e kërcënon tani Italinë një krizë e re qeveritare? Vetë Matteo Renzi thotë jo. Ai i pati telefonuar kryeministrit Giuseppe Conte të hënën dhe e pati siguruar se deputetët renegatë në koalicionin e brishtë të përbërë prej populistëve (5 yje), Socialdemokratëve dhe partisë së vogël Majtiste (Leu) do ta mbështesë edhe më tej qeverinë. Së bashku ata patën parandaluar që të ketë zgjedhje të reja dhe që kreu radikal i djathtë i partisë Lega dhe ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini të marrë drejtimin e qeverisë, shkroi Matteo Renzi në faqen e tij në “Facebook”. “Ne kemi arritur një fitore në Parlament dhe kundër Salvinit për të shpëtuar Italinë, por kjo nuk është e mjaftueshme.” Renzi njoftoi se ai dëshironte të ndërtonte një “shtëpi të re me të tjerët për të bërë një politikë ndryshe”.

Renzi dëshiron ta provojë përsëri

Matteo Renzi ka të ngjarë që nuk e ka gëlltitur rrethanën që ju desh të japë dorëheqjen në dhjetor 2016 pas një referendumi të humbur si kryeministër dhe më vonë gjithashtu iu desh të hiqte dorë nga kryesimi i Partisë Socialdemokrate. Politikani 44-vjeçar i përkiste krahut më të djathtë të Socialdemokratëve dhe është konfrontuar vazhdimisht me liderin aktual të partisë, Nicola Zingaretti, i cili përfaqëson krahun e majtë. Shumë analistë italianë thonë se Renzi dëshiron të jetë përsëri me çdo kusht kryeministër, në mënyrë që të vazhdojë reformat e nisura prej tij në vitin 2014.

Populistët e Lëvizjes 5 yje nën udhëheqjen e Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio, Renzit nuk i hyjnë shumë në punë. Megjithatë, ai dëshiron të vazhdojë të votojë me koalicionin në parlament. “Di Maio nuk më bind”, i tha Renzi gazetës “La Repubblica”. “Nuk mund ta mbarosh të gjithë punën politike përmes votimit në internet, për mua politika është diçka e ndryshme nga një algoritëm që duhet ndjekur.” Renzi e ka fjalën këtu me sa duket për kërkesën që anëtarët e Lëvizjes Pesë Yje të votonin në një platformë private në internet të quajtur “Rosseau” në lidhje me koalicionin dhe shumë ligje të tjera.

Renzi njoftoi se tani dëshiron të zhvillojë me ndjekësit e tij në parlament një vizion për të ardhmen dhe më pas të themelojë një parti të re. Se si do të quhet ajo, këtë kryengritësi socialdemokrat nuk e zbuloi. Ai përfytyron me sa duket diçka si lëvizja “En marche” e Presidentit Francez Emmanuel Macron, shkruajnë gazetat italiane.

 Shumica në Senat po lëkundet

Se sa shpejt do të pasqyrohet ndarja e socialdemokratëve në punën konkrete të qeverisë, është e paqartë. Në dhomën e parë, Dhoma e Deputetëve, koalicioni qeverisës e ruan shumicën e tij edhe pa trupën e Renzit. Në Senat, në dhomën e dytë dhe po aq të rëndësishme, megjithatë, puna është më e vështirë. Atje, koalicioni, i cili përfshin edhe partinë e vogël të krahut të majtë “Liberi e Uguali”, ka të ngjarë të ketë vetëm një shumicë të vogël mandatesh.

Detyra më e rëndësishme, sipas kryeministrit Conte, i cili nuk i përket ndonjë partie, është miratimi i një buxheti për vitin 2020, i cili të mund të miratohet nga Komisioni Evropian. Italia ka shumë borxhe dhe ka nevojë urgjente për të nxitur ekonominë e saj dhe për të ulur shpenzimet e qeverisë.

Vetëm disa ditë më parë, Ministri i ri Italian i Financave, Roberto Gualtieri (PD) u premtoi homologëve të tij në BE në një takim joformal në Helsinki një “qeveri të qëndrueshme” që dëshiron të imponojë një buxhet në përputhje me kërkesat e BE-në, po të kishte pak më shumë kohë për ta bërë këtë.

Salvini është i lumtur

Drejtuesi radikal i djathtë i partisë “Lega”, ish-ministri i brendshëm, Matteo Salvini ndërkohë triumfon në “Twitter”: “Së pari, ai (Renzi) mbledh postet, pastaj ai gjen një parti të re. E trishtueshme, çfarë po bën ai për të shpëtuar karrigen e tij. Koha ka mëshirë. Italianët do t’i ndëshkojnë këta shitës. ” Salvini këmbëngul që pas një krize të mundshme të qeverisë, së shpejti do të mbahen zgjedhje të reja. Sipas sondazheve, të cilave nuk mund t’u besosh shumë në Itali, në këtë moment ai do t’i fitonte ato.

 

    

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Fillim i trishtuar/ Berlinalja hapet me një minutë heshtje

Publikuar

-

Nga

Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-të i Berlinales së sivjetshme. Kosova përfaqësohet me “Ekzil” i Visar Morinës.

Rreth 340 filma do të shfaqen gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, 18 syresh do të jenë në garë për Ariun e Artë. Kosova merr pjesë me një bashkëprodhim gjermano-belg të Visar Morinës në sektorin Panorama.

Fillim i trishtuar

Dyshja e re drejtuese, Carlo Chatrian dhe Mariette Rissenbeek, mbajtën një minutë heshtje për nderim të viktimave të gjakderdhjes në Hanau, e cila sipas të gjitha gjasave ka qenë me motive raciste. “Berlinalja është vërtet kundër dhunës, kundër racizmit”, tha drejtorja e festivalit dhe shtoi se Berlinalja është “për liri, tolerancë, respekt, hapje dhe mikpritje.”

Një minutë heshtje për viktimat në Hanau

Është hera e parë që festivali i njohur në të gjithë botën zhvillohet pa Dieter Kosslick, fytyrën që për vite me radhë mishëronte si më së miri frymën e Berlinales e falë të cilit Berlini çdo shkurt gëlonte nga yjet e kinematografisë  botërore.

Priten yje 

Krahas Kanës dhe Venecias, Berlinalja është një nga festivalet kryesore të filmit në botë.Dita e parë u hap me filmin jashtë konkurrimit “My Salinger Year”, i regjisorit kanadez, Philippe Falardeau. Filmi solli të enjten disa nga yjet e ekranit, si për shembull, aktoren amerikane Sigourney Weaver

Krahas Weawer në Berlin pritet të vijnë edhe shumë të tjerë personalitete të kinematografisë dhe aktorë nga më të preferuarit e publikut si Johnny Depp, Javier Bardem, dhe Willem Dafoe dhe Jeromy Irons, që kryeson jurinë e festivalit. Publiku shqiptar mund t’i gëzohet të hënën premierës evropiane të filmit të filmit të Visar Morinës, Exil, i cili merr pjesë në seksionin Panorama. Prodhimi është gjermano-belg, por edhe Kosova ka marrë pjesë.

                                     Visar Morina

Zgjim Terziqi në Berlinale Talents 

Berlinalja, është një ngjarje e madhe që shoqërohet gjithmonë nga aktivitete të shumta, si panairi i filmit, European Filmmarket, ku prezantohen, si zakonisht bashkë, dy Qendrat Kombëtare të Kinematografisö, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërsa tek edicioni i kësaj radhe të seksionit Berlinale Talents që merret me talentet e reja, merr pjesë regjisori nga Kosova, Zgjim Terziqi, skripti i të cilit, „2000-një odise paslufte“, është përzgjedhur për t’u diskutuar në forumet e këtij seksioni.

Ka edhe një prezantim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë  së Kosovës me titullin „Kosova – Bukuria e Virgjër“ që synon promovimin e Kosovës si vend xhirimesh./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi/ Pse njerëzit mbajnë realisht maska ​në fytyrë?

Publikuar

-

Nga

Nga Christos Lynteris “The New York Times”

* Epidemia e fundit e koronavirusit, i ka nxitur njerëzit të përdorin si kurrë më pare maskat e fytyrës. “Bota po përballet me një kaos në tregun e pajisjeve mbrojtëse personale”- paralajmëroi së fundmi Tedros Gebrejesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Kërkesa për to është deri në 100 herë më e lartë se normalja, dhe çmimet janë deri në 20 herë më të larta”- theksoi ai. Dhe kjo ndodh ndonëse maskat e fytyrës, nuk janë një profilaktik i testuar kundër infeksionit nga koronavirusi i ri (larja e duarve është më e rëndësishme, thonë shumica e ekspertëve).

E megjithatë, ne s’duhet ta shikojmë këtë prirje si një shenjë të panikut irracional nga epidemia. Vendoseni pak mbajtjen e maskave në kontekstin historik dhe kulturor, dhe do të shihni që për shembull në Kinë, maska shërben shumë më tepër sesa thjesht si një mjet për të mbrojtur veten nga infeksioni.

Maska është ndërkohë një shenjë e modernitetit mjekësor, si dhe një sinjal i sigurisë së ndërsjellë, që e lejon një shoqëri të vazhdojë të funksionojë edhe gjatë një epidemie. Maska anti-epidemike, u shpik pikërisht në Kinë më shumë se një shekull më parë, gjatë përpjekjes së parë të shtetit kinez për të frenuar një epidemi me mjete biomjekësore.

Kur Murtaja pneumonike, goditi krahinat verilindore të Perandorisë Kineze (një rajon i njohur asokohe si Mançuria) në vjeshtën e vitit 1910, autoritetet kineze hoqën dorë nga kundërshtimi i tyre i vjetër ndaj mjekësisë perëndimore: Ata emëruan Vu Lien, një mjek i ri i shkolluar në Kembrixh nga Malaja Britanike, për të mbikëqyrur përpjekjet e frenimit të epidemisë.

Sapo mbërriti në terren, Vu tha se sëmundja nuk po përhapej nga minjtë, siç ishte supozuar, por përmes ajrit. Edhe pse u quajt një herezi, ajo deklaratë rezultoi të ishte e saktë. Vu e vërtetoi hipotezën e tij, duke përshtatur maskat ekzistuese të kirurgëve në pajisjet mbrojtëse që do të përdoreshin nga mjekët, infermierët dhe stafi sanitar kinez.

Ai urdhëroi që maskat të ishin mbaheshin edhe nga pacientët. Kolegët e tij japonezë dhe evropianë, ishin skeptikë deri në vdekjen e një mjeku të shquar francez, që nuk mbante maskë edhe kur kuronte pacientë. Nga ai moment maskat prej garze, nisën të përdoren gjerësisht.

Murtaja, që shkaktonte pneumoni, i vriste të gjithë të infektuarit, ndonjëherë brenda 24 orëve nga fillimi i simptomave. Kur u zhduk në prillin e vitit 1911, kishin vdekur rreth 60.000 njerëz.

Por maskat e Vu, mendohej se kishin parandaluar një katastrofë edhe më të madhe. Maska nuk ishte thjesht një mjet i efektshëm parandalimi: ajo ishte ndërkohë një mjet i shkëlqyeshëm i PR për të promovuar pozicionin e Kinës si një komb modern, shkencor. Dhe Vu e dinte këtë.

Ai u sigurua që veprimet e tij kundër murtajës, të fotografoheshin me përpikmëri, duke e shndërruan maskën e tij në një emblemë të fashme të Kinës. Fotot shkaktuan një sensacion ndërkombëtar: Midis janarit dhe marsit 1911, gazetat në të gjithë botën shfaqën shumë imazhe të maskës së Vu, që ishte pak a shumë si versioni që njohim sot.

Kur Gripi Spanjoll preku miliona njerëz në vitin 1918, maskat e fytyrës u miratuan me shumë lehtësi. Në Perëndim, përdorimi i maskave nuk zgjati shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por në Kinë, maskat mbetën shenja të modernitetit mjekësor, dhe vazhduan të përdoren gjatë krizave të shëndetit publik.

Ata u përdorën gjatë Luftës Koreane, kur Mao Ce Duni pretendoi se Shtetet e Bashkuara e kishin bombarduar me armë biologjike vendin e ri komunist. Ndërkohë, ishte epidemia e Sarsit e viteve 2002-2003, ajos që çoi në përdorimin masiv të maskave të fytyrës si një mbrojtje personale anti-virale në Kinë dhe gjetkë në Azinë Lindore.

Më shumë se 90 për qind e banorëve të Hong Kongut, raportuan se i përdorën ato gjatë epidemisë së Sarsit. Në Perëndim, imazhi i aziatikëve me maska, përdoret ​​nganjëherë, qëllimisht ose jo, si një shenjë diskriminuese. Por në Azinë Lindore, akti i të vënies së maskës në fytyrë, është një gjest që tregon solidaritet gjatë një epidemie midis të shëndetshmit dhe të sëmurit.

Studime të ndryshme mbi epideminë e Sarsit, treguan se përdorimi i maskës krijonte intimitet dhe besim përballë rrezikut. Ajo që vë në dukje sociologu Peter Baehr për Sars, vlen edhe sot: “Kultura e maskës”, nxit ndjenjën e një fati të përbashkët, të një detyrimi të ndërsjellë dhe të një misioni qytetar.

Ajo bën bashkë njerëzit që përballen me një kërcënim të përbashkët, dhe ndihmon në zbutjen e njërit prej rreziqeve dytësore që vijnë nga një epidemi:anomia, ose prishja e normave shoqërore.

Të kuptuarit e epidemive jo thjesht si ngjarje biologjike, por edhe si procese sociale, është thelbësore për kontrollin e suksesshëm të tyre. Anëtarët e një komuniteti veshin maska, ​​jo vetëm për të shmangur sëmundjen, por edhe ​​për të treguar se duan të rrinë aty, dhe ta përballojnë bashkë sëmundjen, edhe nën rrezikun e infektimit./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rivalitetet e mëdha në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trumpi

Publikuar

-

Nga

Nga James Downing “Free beacon”

* Që kur presidenti Donald Trumpi mori detyrën, mediat kanë shkruar me qindra araportime mbi konfliktet që ndodhin brenda Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa viti i tij i parë, u shoqërua me ndarje të dukshme ideologjike midis stafit dhe një qarkullim të lartë të drejtuesve të lartë, një konflikt i tillë nuk është i ri, siç tregohet edhe në librin e fundit të Tevi Troj “Shtëpia e sherrit:Rivalitetet në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trump”.

Libri përshkruan përplasjet brenda stafeve presidenciale në kohën moderne. Stafi modern, nisi që me paraardhësin e Trumanit, Frenklin Ruzvelt, kur qeveria federale u zgjerua shumë nën politikat e tij të New Deal (Marrëveshjes së Re). Akti i Riorganizimit i vitit 1939, krijoi Zyrën Ekzekutive të Presidentit, e cila që nga ajo kohë është zgjeruar me më shumë se 1.600 punonjës, duke gjeneruar shumë karriera të spikatura.

As Shtëpia e Bardhë e presidencës Ruzvelt, nuk ishte e imunizuar nga konfliktet e brendshme. Agjensitë e reja dhe autoritetet qeveritare, përplaseshin vazhdimisht me njëra-tjetrën, dhe vetë presidenti “hartoi teorinë e tij të menaxhimit të konfliktit”, nën këshillimin e ndihmësit të tij Stefën Hes.

Ndërkohë presidentët Truman dhe Duajt Ajzenhaur, zhvilluan më shumë operacione të kontrolluara dhe morën shumicën e këshillave nga anëtarët e kabinetit, gjë që minimizoi rivalitetin e brendshëm. Gjithsesi edhe Shtëpia e Bardhë në kohën e Trumanit, pati shumë konflikte.

Shembulli kryesor vinte nga vendimi për të njohur shtetin e ri të Izraelit. Sekretari i Shtetit Xhorxh Marshall, ishte i vendosur kundër njohjes së këtij shteti, duke argumentuar se ky akt do të zemëronte arabët, që do ta shkatërronin me luftë shtetin e ri.

Por këshilltari special Klark Kliford, paraqiti kundër-argumentet e tij:Ai shqetësohej për votën e hebrenjve në Neë Jork, dhe për Luftën e Ftohtë që po zhvillohej ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe në të cilin Izraeli mund të bëhej aleat i Moskës. Pikëpamjet e Kliford triumfuan.

Por në një takim të zyrtarëve më të lartë pak para se të shpallej njohja, Marshall shkoi aq larg sa të kërcënonte se do të votonte kundër Trumanit në zgjedhjet e ardhshme prsidenciale. Roli i stafit të Shtëpisë së Bardhë, u “çimentua” në vitet 1960 nën presidentët Xhon Kenedi dhe Lindon Xhonson, të cilët e shndërruan politikëbërjen në një prerogativë të Shtëpisë së Bardhë.

Beteja më e famshme e brendshme ishte ajo midis vëllait të Xhon Kenedit, Prokurorit të Përgjithshëm Robert Kenedit, dhe zv/presidentit Lindon Xhonson. Xhonson nuk kishte marrëdhënie të mira me Robert Kenedin.

Të dy u konfliktuan në zonën ku u mbivendosën kompetencat e tyre, veçanërisht tek të drejtat civile. Troj thotë se ishte ndryshimi i dinamikës së pushtetit midis dy burrave, arsyeja kryesore e konfliktit. Në fillim të marrëdhënies së tyre, Robert Kenedi ishte një senator i dobët, ndërsa Xhonson drejtonte vendin.

Në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhënia e ngushtë me të vëllain president i dha avantazh Robert Kenedit, por vrasja e vëllait të tij e zhvendosi dinamikën në favor të Xhonsonit. Ndërkohë nën presidentin Riçard Nikson, politika e jashtme u dominua nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Henri Kisinger, që e mposhti Sekretarin e Shtetit Uilliam Roxhers.

Gjithsesi, Rogers kishte disa avantazhe, siç ishte miqësia e gjatë me Niksonin që në kohën e administratës Ajzenhauer. Por Kisinger ishte shumë i zgjuar dhe ambicioz. Ai e përdori afërsinë e tij me presidentin, për të fituar besimin e këtij të fundit. Kisinger e pozicionoi veten si lojtari kyç në politikën e jashtme të Niksonit, aq sa Roxhers u mënjanua nga njëra prej lëvizjev më të mëdha të politikës së jashtme të Niksonit:rilidhja e marrëdhënieve me Kinën komuniste.

Për shembull, Kisinger u hoq si i sëmurë ndërsa ndodhej për një vizitë në Pakistan, për të shkuar fshehurazi në Kinë, dhe diskutuar me Pekinin mundësinë e lidhjes së raporteve diplomatike. Kur ndodhi ajo ngjarje historike, Roxhers u la jashtë takimit kryesor midis Maos dhe Niksonit, në të cilin morri pjesë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë.

Debatet mbi politikën e jashtme, dominuan gjatë administratës në të cilën vetë Troj shërbeu si ndihmës, atë të Xhorxh W.Bush. Ndarja e madhe në atë kohë ishte midis zv/presidentit Dik Çeni dhe Sekretarit të Mbrojtjes Donald Ramsfeld nga njëra anë, dhe Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell nga ana tjetër.

Pauell ishte shumë më i kujdesshëm lidhur me një luftë të mundshme kundër Irakut, sesa Çeni dhe Ramsfeld. Konflikti nuk u zhvillua direkt, por më tepër përmes një serie rrjedhjesh mediatike nga Pauell, dhe kujtimeve të shkruara nga vetë Ramsfeld.

Megjithatë, disa nga pjesët më argëtuese të librit, kanë pak lidhje me mosmarrëveshjet e mëdha mbi politikat, dhe më shumë me natyrën personale të përplasjeve. Në Shtëpinë e Bardhë të Xhorxh Ë.Bush, zv/prokurori i Përgjithshëm Xhejms Komej u cilësua në mënyrë të çuditshme si “Shën Xhimi” nga kundërshtarët.

Shefi i parë i shtabit i presidentit Barak Obama, Rahm Emanuel, e quante këshilltarin e politikës së jashtme Ben Rhodes “Hamas”, për shkak të qëndrimit të këtij të fundit mbi konfliktin Izrael-Palestinë. Tek e fundit, një nivel konflikti mund të jetë diçka pozitive për një president. Konflikti mund të ndihmojë në suksesin e politikave të caktuara, po aq sa mund të ndihmojë në fundosjen e një administrate të dobët./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE