LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen të pathënat/Basha ngjala për aleatët

16 Shtator 2019, 21:45, Satire Politike CNA
Zbulohen të pathënat/Basha ngjala për aleatët

Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha, duket se ka një dashuri të madhë dhe e kopjon në detaje Ilir Metën. Nga dëshira për ta ndjekur pas, si shpresë se bashkë po fitojnë zgjedhjet Luli, ndjek hapat e Metës dhe këtë deri në detaje.

Mesa duket ngjalat e Ilir Metës me Edi Ramën i shoqëruar nga Nar Koka në 2012 ne Gjirin e Lalzit, duken si profeci dhe shans për Lulin.

Duke dashur të fitojë të njëjtin ?bekim? Luli sonte (e hënë) mblodhi aleatët afër vendit ku  Meta takoi Narin me Ramën.

Sërish me ngjala, sërish në Ishëm (komuna ku futet Gjiri Lalzit), por këtë herë është Luli me aleatët, mungon Mona, Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dulja.

Por  Agron Duka mund ta përfaqësojë Narin, ashtu si Nard Ndoka kreun e qeverisë Rama, që e ka pasur disa herë aleat, gjithsesi rëndësi ka që aleatët e Lulit, po hanë ngjala pasi kanë përvëluar karrierën e tyre politike më Bashën, tani koha për kënge e valle për fitoret e rradhës.

Pritet që Ilir Meta ti bashkohet tryezës ose të çojë Çimin si misionar.

11:11 Satire Politike

Edvin-ogllu -haber

Nga Zef ZEFI* Siç ka bā haber vetë Edvin-ogllu, ky ka flutur...

20:26 Satire Politike

Polici dhe Berberi

Një dite një polic shkon tek berberi për tu qethur.Duke bere...

Lajmet e fundit nga