Connect with Us

Veliaj ironizon Metën/ I kujton si u “pushtua” busti i Vojo Kushit

Politikë

Veliaj ironizon Metën/ I kujton si u “pushtua” busti i Vojo Kushit

Publikuar

-

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, presidenti Ilir Meta por edhe eksponentë të tjerë të politikës ishin të pranishëm sot në ceremoninë në nder të 77-vjetorit të Konferencës së Pezës.

Ndërkohë në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj ka ironizuar Metën, ndërsa theksoi se ka deputetë të cilët përkundër deklaratave që glorifikojnë luftën antifashiste, kanë pushtuar bustin e një prej heronjve të luftës sikurse është ai i “Vojo Kushit” me ndërtime pa leje për t’i shfrytëzuar si bingo.

Ndërsa riktheu në vëmendje përpjekjet që disa deputetë bënë për të penguar Bashkinë e Tiranës për të çliruar bustin e Vojo Kushit nga këto bingo e loto, Veliaj theksoi se është hipokrizi që të tjera fliten dhe të tjera gjëra bëhen në realitet.-shkruan shqiptarja.com.

LEXO EDHE:  Drejtimi i Ministrisë së Jashtme/ Rama sfidon Metën

“Ju e patë se si u përfshi gjithë parlamenti shqiptar kur Bashkia vajti të çlironte bustin e Vojo Kushit sepse kishim deputetë që ishin pronarë të bingove e basteve aty. Tani, o do jetojmë këto që flasim sot ose do jemi hipokritë; të tjera gjëra themi këtu e të tjera gjëra bëjmë atje”, theksoi Veliaj.

Në  media është përfolur që një prej bingove që kishte zënë gjithë bustin e “Vojo Kushit” pranë zonës së Selvisë, i përket pikërisht deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, ndërtim i cili tashmë është prishur nga Bashkia duke rehabilituar gjithë këtë zonë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ironizon Ristani: Rama si Nastradini

Publikuar

-

Nga

Nga studio e “Real Story”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe njëkohësisht ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani, teksa fliste për Reformën Zgjedhore, ka theksuar rëndësinë e saj duke u shprehur se ajo është e rëndësishme jo vetëm për demokracinë në vend, por po ashtu sepse ndikon edhe në reforma të tjera sikurse ajo në Drejtësi, e cila sipas tij tashmë është deformuar.

Sipas ish-kreut të KQZ-së, Rama iu ka bërë thirrje ndaj policëve që të votojnë partinë në pushtet, duke vënë kështu partinë mbi Shqipërinë.

“Deri tani ka vullnet të keq për të bërë me dashje gjëra të këqija. Sot e tutje duhen bërë gjëra të mira me vullnet të mirë. Më 2009 kam pasur fatin që të jem në krye të KQZ, duke marrë vlerësim maksimal nga ana e organizatave ndërkombëtare. Nastradinin e pyetën në një fshat pse nuk ranë kambana në fshatin e tyre. Nastradini tha se kambanat në fshat nuk ranë në radhë të parë se nuk ka kambana.

LEXO EDHE:  Idrizi tradhëton Bashën/ Voton pro Veliajt

LEXO EDHE:  Manjani i kundërvihet Metës/ S’ka pse të fshihet pas Gjykatës Kushtetuese

Dhe në këtë rast është si historia e kambanës. Po nuk pati vullnet politik, është e kotë të flasim për të tjerat. Na duhet që të kemi edhe sistem që na jep qeverisje stabël, por edhe të kemi demokraci të brendshme.

Ne nuk flasim vetëm për reformën zgjedhore, por për një sërë reformash. Dalim deri te reforma në drejtësi, që ka problemet  e saj. Në rast se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka institucione gjyqësore, atëherë pse po flasim. Del kryeministri dhe thotë se policët duhet të votojnë për PS pas punës. Del se partia na qenka mbi partinë dhe derisa është ky realitet kot flasim për të tjerat.”, ka thënë ndër të tjera Ristani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon ultimatumin amerikan që tmerroi Presidentin serb

Publikuar

-

Nga

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, duke folur për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare ka vlerësuar fitoren e mazhorancës së re, ndërkohë që ka zbuluar ultimatumin e amerikanëve për Vuçiçin.

“ Çfarë sjell si risi ardhja e Kurtit dhe Osmanit? Antikorrupsionin. Nuk e dimë se çfarë do sjellin si risi në politikën shqiptare, por dimë që janë me një politikë shumë të thekshmë patriotike. Sidomos Kurti. Pse vajti ky atje? Richard Grenell u shkoi në Novisad dhe e kërcënoi. Ka kërcënuar Vucicin pasi e ka takuar 10 minuta kokë më kokë. Rrethi i tij i administratës thotë që asnjë nuk ishte brenda, por kur hynë atje panë Vuçiçin e tmerruar. Dhe i ka thënë dua njohjen e Kosovës se e kanë njohur 110 shtete”, ka thënë ndër të tjera Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmon ashpër Presidentin/ Spiropali paralajmëron shkarkimin e Metës

Publikuar

-

Nga

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Parlamentin, e ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ duke folur për raportin e Komisionit të Venecias dhe qëndrimin e socialistëve ndaj Presidentit, ka paralajmëruar se mazhoranca në Kuvend do ta votojë konkluzionet që do të sjellë Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Spiropali vlerëson se raporti përfundimtar shprehet qartë kur thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me anullimin e datës së zgjedhjeve.

“E kam lexuar nga fillimi në fund raportin, nuk ka asgjë të re nga raporti paraprak. Nuk ka aty as tentativë për vrasje, as në variantin e parë as të dytë, as nuk ka. Komisioni i Venecias është trupë profesioniste, nuk ka lidhje me emocionet dhe shigjetat politike. Por ka dalë me disa konkluzione për zhdekretimin e zgjedhjeve. Edhe ky term shihet me habi duke vendosur në habi seriozitetin e këtij procesi. Komisioni thotë se duke qenë rast i rrallë është e vështirë për të nxjerrë modele për vende të tjera.

Duke mos pasur asnjë kompetencë vendosi të zhdekretojë zgjedhjet. Venecia thotë atë që ne kemi thënë; zgjedhjet duhet të mbaheshin për të ruajtur seriozitetin e shtetit për të mos i dhënë mundësi asnjë opozite që të hedhë në emër shtetin. Venecia thotë në fund, që i gjithë hetimi është sa ligjor aq dhe politik. I takon komisionit hetimor dhe më vonë kuvendit me votë dhe më pas Kushtetueses të vendosë

LEXO EDHE:  Veliaj: Shpenzimet e prishjes së ndërtimeve pa leje do t’i paguajnë vetë shkelësit

LEXO EDHE:  “Nuk ke parë gjë akoma”/ Paralajmërimi i fortë i aktorit për Veliajn

Shumë e thjeshtë, në rast se presidenti do të ishte i bindur mbi kushtetutshmërinë, atëherë do i bënte ai një kërkesë Venecias. Por jo, atë e bëri Kuvendi, që komisioni hetimor të kishte një raport. Tani komisioni do të peshojë argumentet dhe ta sjellë në Kuvend, ne do të votojmë vendimet e komisionit hetimor. Ne do ta gjykojmë, vlerësojmë dhe gjykojmë. Komisioni hetimor do të dalë me disa konkluzione dhe do ta sjellë në Kuvend dhe ne do ta votojmë.

Presidenti nuk ka asnjë gajle për unitetin kombëtar ka dalë hapur në luftë me një pjesë të politikës, shumicën dhe mbështet opozitën. Fyen shumicën. Atëherë edhe vetë Meta do të lëvizë nga ai pozicion. Unë kam firmosur personalisht për shkarkimin, por ne i besojmë një komisioni që është ngritur. Ne e kemi bërë publik qëndrimin. Ne shpëtuam demokracinë duke zhvilluar ato zgjedhje”, ka thënë ndër të tjera Spiropali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE