LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tu thyhen dhëmbët të zgjedhurve hajdutë”/ Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën

16 Shtator 2019, 07:31, Aktualitet CNA
“Tu thyhen dhëmbët të zgjedhurve hajdutë”/

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e tij për nisjen e vitit të ri shkollor 2019-2010 ta bëjë me 10 nxënës model, me notat 10.

?Mirëmëngjes dhe me këta 10 yje që shkëlqejnë me shembullin e tyre në çdo lëndë mësimi, ju uroj të 455 mijë nxënësve nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, mësuesve e prindërve të tyre në të gjithë Shqipërinë, një Vit të Ri Shkollor sa më të mbarë?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi të kreut të qeverisë, qytetarët kanë shpërthyer në akuza dhe kritika të forta.

?Mëngjesi Zotri , mbase u plotesojmë kushtet qe te rrinë në Shqipëri?! Se ne i përgatisim dhe Gjermania i merr gati?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se në komunën Gjocaj, Peqin, edhe pse sot fillon dita e parë e shkollës, ende nuk u janë shpërndarë librat.

?Zoti kryeminister te lutem na ki ne merak dhe ne ktej nga fshatrat se shkolla sot fillon dhe ne na kane dhen vetem gjysmat. Terhiqja pak veshin Fred Pezes te na i sjelli te gjith librat ktej nga komuna Gocaj Peqin. Se dhe ne meritojmë pak barazi me te tjeret.?-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan ?Vazhdon mentaliteti komunizmit, keta te 10-es beji ministra si keta ministrat “yje” qe po n’a ndrisin, ata te 5-es çoji ne Spaç.?.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Shqiperia ka shume yje eshte e vertet por te votuarit nga populli i kane lane ata ne hije ose djerr duke menduar vetem per pasurit e tyre dhe barkun e tyre. Uroj qe keta 455 mije nxenes te mos enderrojne per te lene shqiperin ne rastin e pare qe tu jepet per shkake te keq- qeverisjes po te behen pjese e kembenguljes se te drejtave te tyre dhe te ju thyejne dhembet te zgjedhurve medioker e hajdute te tmerrshem.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga