LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rusët po i kthejnë shpinën Vladimir Putinit

16 Shtator 2019, 07:35, Blog CNA
Rusët po i kthejnë shpinën Vladimir Putinit

Nga Joseph Dresen ?The Hill?

* Megjithë përpjekjet e mëdha të Krelminit, pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit rajonale në Rusi, dhe sidomos në Moskë, ishte e ulët. Rezultati ishte ende larg një disfate elektorale për Putinin dhe njerëzit e tij. Gjithsesi, rezultati kryesor i zgjedhjeve është ky:Rusët kanë filluar t?i kthejnë shpinën Vladimir Putinit.

Gjenialiteti i ?demokracisë së menaxhuar? të Putinit, ishte të përditësonte për epokën moderne moton e Stalinit për zgjedhjet:?Rëndësi nuk ka kush voton, por ai që numëron votat!?. Gjatë çdo procesi zgjedhor në Rusi, kanë ndodhur dhe po ndodhin shumë manipulime, kryesisht përmes mbushjes së kutive të votimit.

Por Putini, ose të paktën shpura e njerëzve rreth tij, e kuptuan që në krye të herës se ?fitoret?  në masën 98 për qind të epokës sovjetike, i bënin këta liderë qesharakë brenda dhe jashtë vendit. Për këtë arsye, sistemi Putin është i predispozuar të kontrollojë kandidatët që lejohen të garojnë në zgjedhje, për të siguruar pjesëmarrjen në votime të një ?opozite sistemike? (siç Partia Komuniste dhe disa parti të tjera të vogla), për të marrë atë pjesë që ?votës së protestës?.

Natyrisht, sapo ?kandidatët sistemikë? të opozitës marrin mandatin e tyre, i bashkohen partisë në pushtet. Partia aktuale qeverisëse, Rusia e Bashkuar, është sot një hije e vetvetes. Të gjithë kandidatët e kësaj force politike, zgjodhën të garonin si të pavarur, sesa me siglën ?Rusia e Bashkuar?.

Por as kjo strategji nuk u solli shumë përfitime:Rusia e Bashkuar, do të kontrollojë vetëm 25 nga 50 vendet në këshillin bashkiak të Moskës, nga 38 që kontrollonte deri më sot. Vendet e tjera do kontrollohen nga ?opozita sistemike?, pasi kandidatët e vërtetë të opozitës nuk u lejuan të garojnë – një veprim që shkaktoi protesta të mëdha në Moskë gjatë kësaj vere, të cilat u pritën me një reagim brutal nga ana e policisë, dhe me dënime të gjata me burg për demonstruesit më të spikatur.

Por rrudhja elektorale e partisë së Putinit, nuk u kufizua vetëm në Moskë. Ajo humbi në qytetin e Kabarovskit në Lindjen e Largët. Në pamje të parë, ky duket se është një mision i përmbushur, në funksion të një demokracie të menaxhuar. Sigurisht, Rusia e Bashkuar pati probleme, por opozita sistemike i shërbeu qëllimit të saj për të rrëmbyer votat e protestës.

Pushteti nuk ka ndryshuar, dhe shteti pengoi me sukses opozitën e vërtetë nga kandidimi dhe fitimi i ndonjë vendi në këto zgjedhje. Por realiteti nuk është aq i thjeshtë. Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalni, i ndaluar prej vitesh për të garuar vetë apo për të caktuar kandidatë të tjerë në fletëvotime, përdori një taktikë të re në këto zgjedhje.

Në vend se të bënte thirrje për bojkot, ekipi i tij ndërtoi një faqe në internet të quajtur ?Smart Voice?, bashkë me një fushatë informuese që u kërkonte votuesve të zgjidhnin kandidatin në secilën prej garave, me shumë gjasa për të mposhtur një kandidat të Rusisë së Bashkuar.

Prandaj, rezultatet në Moskë nuk kanë të bëjnë më me mbështetjen e kandidatëve të Partisë Komuniste, sesa me një taktikë të zgjuar për të ndihmuar në heqjen e sa më shumë votave dhe mandateve nga partia Rusia e Bashkuar.

Çështja nuk është nëse opozita e mposhti shtetin në një palë zgjedhje, me një efekt shumë pak praktik. Akoma më serioz, është dështimi i sistemit Putin, për të provokuar një mbështetje pasionante ndaj kauzës së tij. Emblematik është rasti i reperit të njohur rus, Timati, që publikoi ??një video me këngën e tij ?Moska?, ku vlerësohet kryetari aktual i Bashkisë së Moskës, dhe kritikohen protestuesit.

Videoja shfaq pamjet e bukura moderne të Moskës. Por kjo këngë shënoi një rekord në YouTube, përsa i përket numrit të jashqëtzajkonshëm të ?dislike? (mospëlqimeve) mbi 1.48 milionë, para se të fshihej. Pra del se Putini është viktimë e suksesit të tij.

Ai dhe ekipi i tij u përpoqën të ndërtojnë një sistem, që do të konsolidonte kontrollin politik mbi gjithë vendin, dhe do të nxiste tek votuesit rusë një ndjenjë apatie ndaj mundësisë së ndryshimit, dhe një cinizëm ndaj politikës në përgjithësi. Tani, votuesit rusë janë tejet apatikë dhe cinikë.

Gjatë viteve të kaluara, kjo gjë nuk do të paraqiste ndonjë sfidë për autoritetet. Ato mund të mbështeteshin tek opozita e emëruar. Ky skenar u rrëzua këtë verë me fushatën ?Smart Voice?. Tashmjë, energjia dhe pasioni i sotëm politik në Rusi, gjendet tek opozita.

Navalni kaloi shumë kohë me zbulimin e korrupsionit të drejtuesve të Rusisë, me video shumë të zgjuara, që shfaqnin pamje me dron të rezidencave të fshehta buzë detit Mesdhe të elites ruse. Është e qartë se dronët e Navalnit, mposhtën ato të reperit pro-Putin, Timati.

Shteti rus do të vazhdojë të ushtrojë presionin e tij. Forcat e policies, janë duke bastisur zyrat e fondacionit antikorrupsion të Navalnit në mbarë vendin. Por nuk është e qartë se si (apo nëse) Putini do t?i bindë votuesit të rikthehen tek ai, pasi punoi aq shumë për t?i bindur ata të shkëputen nga politika./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga