Connect with Us

Rilindja “blen” prokurorin e dosjes 184

Kronika

Rilindja “blen” prokurorin e dosjes 184

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot me tetë vota pro, caktimin e përkohshem të prokurorit Rifat Kojku në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Por, kush është Rifat Kojku?

Rifat Kojku është një nga prokurorët që do të hetojë dosjen 184, e cila ka si objekt hetimi, manipulimin e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër.

Në korrik të këtij viti, dosja në fjalë, nga Prokuroria për Krimet e Rënda u transferua në Prokurorinë e Dibrës dhe dy prokurorët të cilët do ta hetojnë janë pikërisht Rifat Kojku dhe Belina Zeneli.Pra, mesa duket, Rilindja po “blen” prokurorin e dosjes së bujshme, duke i dhënë post drejtues.

LEXO EDHE:  "Kjo është një seancë e turpshme"/ Çfarë tha Sokol Olldashi në 2013-ën

Kujtojmë këtu se hetimet për dosjen 184 u nisën nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova, i cili u shkarkua nga Vettingu.

Më pas dosja i kaloi prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho i cili shpalli moskopetencën. Më pas Arta Marku urdhëroi transferimin e saj në Dibër./ CNA.al

Dosja 184 drejt shkatërrimit / Hetimet në duart e prokurorëve e kunatës së Arben Keshit

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Legalizoi një banesë në kundërshtim me ligjin/ Ish-drejtori i Aluiznit vihet në hetim  

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtori i Aluiznit në Elbasan, Andon Lapa është vënë nën hetim nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik.

Report TV, raporton se sipas policisë, Andon Lapa në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.

Ai  akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-I dënuar me burgim të përjetshëm/ Ekstradohet nga Viena 43-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 43-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Viena drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “vjedhjes me pasojë vdekjen”.

Mësohet se nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Viena, Austri drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Viktor Pelivani, 43 vjeç, lindur në Fier.

Ekstradimi i tij është bërë pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Ndërpritet gara për Kryeprokuror/ Kandidati ankimon vendimin e KLP-së

LEXO EDHE:  Përgjimet/ Ja deputeti i parë i PS që del kundër Dakos

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Viena u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Viktor Pelivani.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabiten dhe dhunohen pleqte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Sot ne mbremje ne Korce, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

LEXO EDHE:  Përgjimet/ Ja deputeti i parë i PS që del kundër Dakos

LEXO EDHE:  Berisha hap dosjen e përgjimeve dhe spiunëve

Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE