Connect with Us

Qytetarët iu bëjnë “gjëmen” dy korçarëve/ Ja çfarë iu gjet në makinë

Kronika

Qytetarët iu bëjnë “gjëmen” dy korçarëve/ Ja çfarë iu gjet në makinë

Publikuar

-

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pas një denoncimi nga qytetarët.

Mësohet se specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, mbi bazën e informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin, se një shtetas ishte duke transportuar një sasi të dyshuar narkotike me mjetin e tij në drejtim të qytetit të Korçës, organizuan shërbimet dhe falë vlerësimit në kohë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: I.Dh, 36 vjeç dhe F.A, 35 vjeç, (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Korçë.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Sekuestrohen 50 kg drogë, shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në fshatin Bregas, Maliq, ndaj automjetit tip “Audi A3” me drejtues shtetasin I.Dh., dhe pasagjer shtetasin F.A, gjetën të fshehur në pjesën e prapakolpit të tij një sasi prej 1,2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare, lekë, euro dhe paund britanik,të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë!”/ Shokon avokati i Marsidës

Publikuar

-

Nga

Edmond Petraj, avokati i Marsida Qatjas ka mohuar që ngjarja e Kavajës të ketë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas tij, 41-vjeçari Dritan Haxholli ka qenë aq problematik sa dhe policia kishte frikë ta arrestonte.

“Ai person lëvizte prej kohësh me armë, kishte frikë ta arrestonte policia. Ka qenë kaq problematik. Po të shikoni dhe skedën e tij, ka qenë një person plot me probleme. Nuk është vetëm rasti i kësaj, i ngeci në derë. Ka raste të tjera që ka ngacmuar femra”, tha avokati.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Sekuestrohen 50 kg drogë, shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave

LEXO EDHE:  Tre rastësitë e çuditshme të Lulit, me Teatrin

Por ndërsa hodhi poshtë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, u përball me penalistët për sasinë e kokainës së gjetur në banesë.

“Po çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë kokainë, nuk ishin tonelata”, u shpreh avokati Petraj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Haxhollin e futën në kurth”/ Klodiana Lala zbardh faktet tronditëse

Publikuar

-

Nga

“Dritan Haxhollin ata e kanë futur në kurth. E kanë thirrur brenda dhe për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, situata ka dalë jasht kontrollit”.

Kështu u shpreh Klodiana Lala duke iu referuar ngjarjes së Kavajës.

Sipas saj Bledar Toçi ka shkuar në spital duke e ngarë vetë makinën ndërsa hodhi dyshime se mund të jetë vetëplagosur.

LEXO EDHE:  Kriminaliteti në vend/ Pse Vlora është qytet problematik

LEXO EDHE:  Rama në takim me bluzat e bardha: Raporti i mjekëve me publikun, mbetet i vështirë

“Krimi në vetmbrojtje ndodh kur unë hyj në shptëpi dhe gjuaj direkt. Krimi është raportuar 15 minuta më vonë. Pra kanë qëndruar bashkë.

Në dosjen e Pkurorisë  thuhet se Toçi ka shkuar në spital duke ndarë makinën. Sa vetë vetplagosur përtë kamufluar ngjarjen.” Theksoi Lala në  emisionin “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditëse/ Hidhet nga pallati një person, gjen vdekjen e menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se një 47-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasi Y. K, i cili dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Informacion Paraprak
Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE