LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk mund të më bëjnë mua Saimir”/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës "kërcënon" Gazment Bardhin

16 Shtator 2019, 14:49, Politikë CNA
“Nuk mund të më bëjnë mua Saimir”/ Kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës i është përgjigjur akuzave të PD-së se ka qenë i ndaluar dhe arrestuar më herët në Itali për vjedhje makinash.

Duke folur para mediave Babani u shpreh se akuzat e Gazmend Bardhit janë të sajuara dhe se do e padisë këtë të fundit për prishje të imazhit.

?Unë po pres thirrjen e Prokurorisë dhe jam i gatshëm të jap të gjitha deklarimet e mija. Ata po sajojnë për të ulur imazhin tim. Nëse kanë fakte të shkojnë në Prokurori. Unë në jetën time s’kam qenë asnjëherë i arrestuar dhe ndaluar. Unë kam autorizuar avokatët e mi dhe do i bëjë denoncim penal zotit Gazmend Bardhi për shpifjen që ka bërë. Kjo është pjesë e turpit të tyre që bëjnën akuza të tilla por ne do i indifikojmë të gjitha qëllimet e kësaj zhurme.

Unë jam Mark Ndoc Babani dhe nuk kanë shans të më bëjnë Saimir. Unë nuk kam ndryshuar asnjëherë emër. Mbiemrin e kam ndryshuar në momentin që e kemi bërë si familje nga Babaj në Babani. Kam deklaruar edhe ditëlindjen tjetër edhe mbiemrin tjetër. Të jesh 24 orë në burg në zonën tonë e merr vesh gjithë dynjaja”, theksoi Babani./CNA.al

Lajmet e fundit nga